Në një kodik të vitit XV që ruhet në Londër, flitet për një muzikant venedikas i cili luan muzikë flaminge në oborrin e Kastriotit në ”Lesha”.
“Për këtë paguhet shumë mirë nga oborri arbër” thuhet në kodikun që i përket gjysmës së dytë të shekullit XV.
Lajmi erdhi në ditën e përvjetorit të ikjes së Skënderbeut, 17 janar 2016, nga studiuesi arbëresh Matteo Mandala.
Përmes një postimi në facebook Mandala informon për lajmin që ishte përcjellë nga një mik i tij, muzikologu italian, Ivano Cavallini.
“Trombetisti venecian i quajtur Xorxi (Giorgio/ Gjergj) kishte patur nderin të performonte muzikë flaminge në oborrin mbreteror të Gjergj Kastriotit në Lezhë (ne versionin anglez emri i qytetit eshte transkriptuar “Lesha”), citon Ora News.
“Duhet se koncerti pati sukses dhe muzikanti saktëson se kishte marrë nga princi shqiptar një shumë të madhe parash, të cilën nuk e kishte marrë asnjëherë deri tani.
Kësisoj, përveçse një strateg dhe organizator i jetës sociale, frymëzues i marrëdhënieve diplomatike, ishte edhe një kultivues i muzikës dhe organizonte koncerte në Lezhën e tij. Një lajm shumë i bukur në ditën përkujtimore të tij” shkruan Mandala.

Jete te gjate arbereshet! Jeni krenaria e ketij kombi te vogel e te sfilitur.
Epo atehere kemi qene Europe me te gjitha. Nga tradita, kultura, zakonet, emrat etj etj. Sot jemi nje Turqi e vogel ne Ballkan e mbushur me Zybera, Mazlluma, Mahmuta, Kasema e kompani. I shkreti Gjergj Kastrioti ta dije se si eshte katandisur vendi i tij! I vajten 25 vjet luftera kot.
E paska paguar si Sali Berisha koncertet e Ciljetes.