Moikom Zeqo
Dua të kumtoj se vizatimet e librit mund të klasifikohen lehtë në disa rrafshe.
Një syth i këtyre vizatimeve lidhet me armët e ftohta, shpata, ushtat, harqet dhe shigjetat.
Janë armë të kalorësisë dhe të këmbësorisë.
Kemi të bëjmë dhe me armaturën mesjetare, parzmoret, këllqet, këmishat e hekurta.
Këto kanë të bëjnë me armët para shpikjes së armëve të zjarrit. Dihet, se armët e zjarrit kanë qenë të sukseshme në mesin e dytë të shekullit XV. Vetëkuptohet që një syth i madh i librit ka të bëjë me armët e zjarrit, kryesisht me bombardat, si dhe topat e mëdhenj.
Dihet, se fortesat dhe kalatë e Skënderbeut janë sulmuar nga osmanët edhe nëpërmjet artilerisë, së përdorur prej tyre.
***
Në këtë rrafsh të dhëna të çuditshme dhe të pazëvendësusheme jep humanisti gjeial shqiptar Marin Barleti në librat e tij.
Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, Barleti flet posaçërisht për armët e zjarrit.
Ai flet për topat e mëdhenj që u instaluan përballë kështjellës së Shkodrës.
Njëri nga këta topa qe ndërtuar me të hollat e vetë gruas së sulltan Mehmet Fatihut, hidhte predha të rënda 550 librash.
Një top tjetër Barleti e quan “mortajë”, që hidhte një predhë prej guri 1200 librash.
***
Barleti shkruan: “Kjo epoka jonë mund të mburret për një shpikje të tillë, e megjithëse shekujt e kaluar mund të krenohen për sa e sa zbulime të tjera, prapëseprapë ky shekulli ynë (shekulli XV) u a kalon atyre me këtë shpikje dhe me shumë të tjera.
Dhe turqit e përdornin këtë mjet shkatërrimtar”.
Më tej Barleti vazhdon: “Me qëllim që ta dinë edhe pasardhësit se çfarë janë pushkët dhe nga ka rrjedhur ky emër, unë do të orvatem brenda mundësive të mia të bëj njëfarë përshkrimi.
Pushka është një lloj arme në përngjasim të bombardës dhe në pjesën më të madhe është prej hekuri, e mori këtë emër (SCLOPUS), nga krisma që bën kur shtie me të.
Tytën e ka të ngushtë e të gjatë dhe mbushet me një lloj predhe prej plumbi, që ka barut dhe lëndë të tjera djegëse dhe mjafton një njeri i vetëm për ta ndezur, kështu që predha del fluturimthi duke u rrotulluar dhe të vret”.
Është e pabesueshme, por Barleti e pret me neveri dhe përbuzje daljen në dritë të shpikjeve të teknologjisë së Vrasjes.
Ai shkruan në librin e tij për Skënderbeun me ironi për armët me barut, duke theksuar “të mos kish dalë deri tani ai shpikësi aq i shëmtuar i kësaj mjeshtërie, kështu të mos e kishin dhuratë shekujt tanë këtë gjë do të kishte më shumë Hektorë, më shumë Epaminondë, më shumë Skipionë… sikur këtë shpikje ta kishin provuar kohët e lashta, lavdinë e Hektorit të vrarë nuk do ta kishte Akili por ndonjë burrë i parëndësi. Tani s’ka mundësi të duket trimëria e vërtetë.
S’ka më vlerë shpata, as mburoja, të gjitha këto janë të kota e të pavlefshme.
E ku ka më mirë: tani luftojmë për së largu…”.
Habitërisht në librin e Don Kishotit në kreun XXXVIII ku është diskursi i famshën i Don Kishotit mbi armët dhe letërsinë, trajtohet pak a shumë ideja e mësipërme e Barletit: “Lum ato kohë kur mungonin veglat e mallkuara të artilerisë, shpikësi i të cilave, pas mendjes sime po paguan në skëterrë gjynahun e shpikjes së tij diabolike, me anënë e së cilës u bë shkak që krahu i një burracaku pa asnjë famë t’ia rëmbeje jetën një kalorësi trim… kështu nga gjylja e kreut prej ndonjë frikaçi përmbyset dhe humbet jetën një burrë që e meriton ta gëzojë në shekuj”.
Paralelizmi është tronditës, është më shumë se sa një analogji. Si Barleti ashtu dhe Servantesi një shekull më pas shprehen me përbuzje për shpikësin e armëve me barut, kanë të njëjtin arsyetim, sa që unë mendoj, kam një vetëdije, se kjo gjë nuk është aspak e rastësishme, se ka shumë mundësi, kjo nuk është aspak e pabesueshme, që Servantesi ta ketë lexuar librin e Barletit për Skënderbeun, ta ketë nënvizuar me përshtypje të thellë dhe vëmendje të ngulitur frazën barletiane dhe ta ketë artikuluar të njëjtën ide kaq afërsisht, gati si një lloj plagjiature të pranueshme dhe aspak të dënueshme.
Kjo është një temë që meriton studim dhe hulumtim, jam i bindur që nuk është thjesht një hamendësim.
***
Por le të rikthehemi tek Libri i Skënderbeut.
Në të ka një numër të madh vizatimesh për arkebuzet, një lloj arketipi të pushkeve, sidomos për topat e mëdhenj, madje për një sistem topash të vendosur në mënyrë rrethore, dhe ajo që të mahnit lidhet me vizatimet e disa predhave fluturuese, të disa lloj raketave parake që njihen nga kinezët e lashtë, por që i ka përdorur edhe Ali Pashë Tepelena në shekullin e tij.
Gati surrealiste duket që në një nga vizatimet është dhe projekti i një lloj “tanku”, një lloj topi brenda një makinerie të mbuluar me hekur dhe me rrota lëvizëse.
***
Një syth tjetër lidhet me mekanizmat dhe mjetet e sofistikuara për shkatërrimin e ureve të kështjellave.
Ndonjë nga këto mekanizma ngjan me vizatimet e Leonard Da Vinçit, sa të krijohet përshtypja që autorësia e shpikjes mund t’i ketë takuar disa vetave, madje përpara Leonard Da Vinçit.
Befasuese është se janë dhe disa vizatime në librin e Skënderbeut të anijeve luftarake, të blinduara, me një sistem artilerie, madje ka vizatime të luftëtarëve nënujorë, të zhytësve polumbarë, për të cilët ka bërë vizatime edhe Da Vinçi.
Të shumta janë vizatimet strukturore të kështjellave, për mënyrat e mbrojtjes së tyre nga artileria, janë pikturuar luftëtarë që mbajnë në kokë përkrenare konike, për të bërë rikoshetë predhat e armëve të zjarrit. Ka mekanizma për grryerjen me anë të tryelave të mëdha lëvizëse të themeleve të kështjellave.
Mjete të tmerrshme luftarake që lidhen me transportin e kuajve dhe të buajve.
Figura e një “tanku” paraqitete në formën e një kafshe prej hekuri, një lloj dragoi, brenda të cilit rinë luftëtarët dhe qëllojnë me një top që del nga goja e “tankut” zoomorf.
Krahas topave me mbështetëse të palëvizshme tregohen dhe topat e lëvizshëm me rrota, një përpariom ky teknologjik i madh.
***
Padyshim që një syth tjetër lidhet me jetën kalorsiake dhe me ritet e saj, kemi skena karnavalesh, skena religjioze siç është ajo e një kryeengjëlli që mban në dy duar, dy kana uji duke i derdhur që simbolizon shirat qiellorë. Kemi skena pusesh dhe mullinjsh të mekanizuar, skena të punishteve të barutit, kafshësh dhe shpendësh heraldikë, skena torturash, skena princërish dhe mbretërish, madje dhe skicën e një nëndetëseje nënujore.
***
Ka dhe skena të tjera gazmore të prestigjatorëve të panaireve, që nxjerrin zjarr nga goja, skena të laboratorëve alkimikë, skena muzikantësh me kitara, lira dhe organo, vegla frymore, skena të autopsisë të kufomave nga mjekët etj. etj.
Numri i madh i vizatimeve e bën të vështirë paraqitjen e tyre adeguate por mendoj, se Libri i Skëdnerbeut, duhet botuar i plotë, sepse mbart klimën mjedisore të shekullit skënderbejan dhe më pas.
***
Dua të shtoj edhe një element gjithashtu të pazakontë kabalistik.
Në librin e Skënderbeut kemi dhe disa shënime apo dhe vizatime gjeometrike që lidhen me një formulë shumë të njohur hebraike që dokumentohet në Shqipëri, të paktën deri në shekullin XVII.ù
Është fjala për një vizatim me fjalët: SATOR – AREPO – TENET – OPERA – ROTAS.
Kjo formulë lidhet me fjalë që lexohen edhe nga fillimi edhe nga fundi, një formulë magjike, profetike për njohjen e të panjohurës, deri dhe për shërimin e sëmundjeve.
Në një relacion për Shqipërinë të shekullit XVII, një nga prelatët kishtarë na jep dëshminë e ekzistencës së një praktike në Shqipërinë e Veriut, pikërisht të formulës së mësipërme, ku fjalët magjike të shënuara në Librin e Skënderbeut shkruheshin mbi disa bukë në formë katrore të ndara në 5 pjesë horizontalisht dhe vertikalisht si:
ROTAS – SATOR
OPERA – AREPO
TENET – TENET
AREPO – OPERA
SATOR – ROTAS
A të jetë vallë e rastësishme kjo përkatësi?
Gustav Rene Hocke, dijetar i klasit te pare, e ben nje spjegim mbushamendes, te tabeles se me siperme.
Leximi i fjaleve mund te behet ne dy rrjeshta.
Ne rrjeshtin vertikal dhe ne rrjeshtin horizontal.
Keshtu vertikalisht kemi APATERNOSTERO
Dhe horizontalisht APATERNOSTERO
Ne keto formula fjalesh kemi keto kuptime :Fshatari (ai qe mbjell) AREPO ( emer njeriu ) drejton me doren e tij (me pune ) plugun (ROTAS ).
Perkethimi metaforik fetar qe :ZOTI (SATOR ) zoteron (TENET ) punet e njerezve (OPERA ) dhe prodhimet e tokes (AREPO , do te thote plug ).
Fjalet mund te lexohen vertikalisht dhe horizontalisht ne kater menyra.Prej ketyre pak germave ndertoohen 13 fjali anagramatike ( ne latinisht).Me anen e bashkimit te dy fjaleve me “Tenet “ ne mes, formohet nje kryq.
Me anen e nje levizjeje shahu ( levizja e kalit ) formohen fjalet PATER NOSTER (ATI YNE) SI DHE AO,qe jane ALFA dhe OMEGA dmth FILLIMI dhe FUNDI, qe eshte monogrami i Krishtit.
Kehtu e ben analizen shpjeguese dijetari Gustav Rene Hocke.
***
Jam i prirë, që të vërtetoj njohjen e praktikave të tilla kabalistike dhe magjike nga ana e shqiptarëve, jo vetëm që në shekullin skënderbejan, por edhe më përpara.
Kemi të bëjmë me një strukturë mistike, një substancë e mendësisë së spikatur mesjetare.
Fakti që e ruan këtë element edhe Libri i Skënderbeut na bën të mendojmë, se ky Libër ka qenë shumë më tepër se një libër ushtarak, inxhinierik, apo zakonor.
***
Por libri nuk ka vetëm vizatime, por ka dhe një numër dorëshkrimesh latinisht, si dhe në gjermanishten mesjetare.
Latinishtja do t’i ketë takuar ateliesë së Napolit kurse gjermanishtja gotike atelieve të tjera.
Edhe përkthimi i këtyre teksteve është i domosdoshëm.

Eshte mesjeta pas se ciles mendja e njeriut do te shperthente, pas shkembimit te njohurive mes popujve, cka solli perhapjen e teknikave te reja ne te gjitha fushat, perfshi ate te luftimit. Te mesuar me shpaten, njeriu I asaj kohe befasohej nga predhat sepse ishin hapat e para te aplikimit te shkences po me pas mendja njerzore beri cudira. Ne ato qe ju shkruani ka dhe pak naivitet sepse njeriu perhere ka kerkuar e enderruar, psh te fluturoje, po qe kjo u be realitetit kur njeriu filloi te fitoi lirine dhe shpikjet pasuan njera tjetren per te plotsuar vargun e kerkesave te nevojshme ne ndertimin e nje objekti fluturues. Kohen e sotme nga ajo per te cilen ju flisni nuk e differencojne, enderrat as kapacitetet mendore te njeriut po ato teknike qe ai kishte prodhuar deri atehere. Edhe anagramat qe ju permendni, me format e tyre te thjeshta, beheshin me mjetet e kohes, me kongjill e gdhendje. Ato jane shume te thjeshta dhe utori I tyre mund te kishte ide me te komplikuara, per ti perkembyer ato germa disa here, po ai nuk I realizonte dot sepse nuk kishte me se ti kryente. Ato forma perkembimi kane ekzistuar qysh ne kohen e Qesarit. Ekziston nje kod, qe quhet Kodi Qesarit, I cili kodonte mesazhet qe u dergonte gjeneralve te vet, duke zevendesues cdo germe me germen e trete pas tij. Keshtu fjala Moikom kthehej ne fjalen e koduar: ORLNRO. Njeriu I sotem ka mundesi te medha, ka kompjuterin dhe realizon perkembime te pafund ne fraksione te sekondes, fale teknologjise. Eshte nje menyre e perkembimit te informacionit dixhital per mbrojtjen e tij ne transmetim apo stokim. Ai qe ju e quani kodim, pra menyra si ky perkembim realizohet, studiohet nga nje fushe e vecante e matematikes qe quhet kriptografi. Nuk eshte fushe e re, eshte qysh para kohes se Skanderbegut, eshte mbi njezet shekuj e vjeter. Pershendetje!
Alkimist i Fjales.Alkimist i historise.
Edhe sikur lenden e qarte dhe te qeruar ta kesh ne tavoline,ti do ta ngaterrosh me 100 magjistrica qe pjell mendja jote diletante.
Te mungon themeli Moikom,prandaj hidhesh dege me dege.