Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të mbytën kodoshët, o vendi im! Të mbytën fshatarët që bëjnë qytetarin dhe Shkëlzenët me “profesion ortaku të pushtetit”. Nuk u mjaftuan me përdhosjen e një vendi të tërë si në 97-ën, me mijëra të vrarë dhe të plagosur prej “politikës” së tyre, nuk u mjaftuan me Gërdecët dhe 21 Janarët. Tani duan “të festojnë” edhe në Presidencën e këtij vendi të sfilitur.
Gëzuar festën e shkërdhatokracisë, o vendi im. Nuk ishim të zotë t’u tregojmë burgun, vrasësve pas shpine. Na duhet t’i durojmë tek ngërdheshen me fytyrat e tyre incestuale dhe ngërdheshjet prej matrapazësh provincialë. Shqipërisë nuk i ka rënë zgjebja, as murtaja. Është më keq se kaq. Atë e kanë marrë peng kodoshët!
