Kodra pas Bregut

anazapta

Në letrën e parë për këtë vit listova disa premtime të personazheve më të famshëm të jetës publike në Shqipëri. Shumë miq më sugjeruan të mos e vazhdoj publikimin e letrave që përmbajnë zotimet e atyre që na “qeverisin’. Por, meqenëse jam mësuar të bëj atë që mendoj (sidomos kur këshilla tingëllon si paralajmërim kërcënues) do vazhdoj t’i shkruaj dhe t’i publikojë:

 

-Sikur të fillojmë të flasim shqip më këta shqiptarët se bëjnë sikur nuk e kuptojnë anglishten këto kohët e fundit.

Philip Riker

-Dëgjon në konferencën për median Majlinda Bregun dhe mendon se shprehja kodra pas bregut është shpikur për të shpjeguar pikërisht atë – Unë

-Po ç’merresh me atë se është e vetmja grua në qeveri dhe fundja edhe 4 muaj është – Kolegia

-Herën tjetër kur të flas për lirinë e medias do e pranoj publikisht se unë jam pjesë e censurës dhe bojkotit që u bën shefi im disa gazetarëve – Majlinda Bregu

-Duhen rritur këto tarifat e avokatëve se me këtë komision që marrim nuk na dalin as lekët as për të bllokuar gazetat kundërshtare dhe sidomos ta heq atë foton nga profili i gabuar që më botojnë gjithmonë –  Zonja 3 Milion Euro

-Më mirë të kisha lënë këtë Ristanin të fliste për përgatitjen e zgjedhjeve se ai i shpjegon më mirë ligjet e Doktorit- Flamur Noka

-Ju thirra për t’ju thënë se nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje. E kemi te marrë pushtetin në 23 Qershor edhe pse garantoj zgjedhje të lira dhe të ndershme – Sali Berisha

– Meqë shpëtova gjallë nga greva po iki në Belgjikë se atje të japin azil pa të bërë rezil – Gjergj Ndreca

– Në tre vjetorin e 21 Janarit nuk do kem frikë të bëj një reportazh në familjet e viktimave, se për këtë të dytin desh më hëngri redaksia gjallë kur e hodha si ide – Gazetari

-Më mirë të marr më pak lekë dhe ti lëmë në burg këta kriminelët se do na vrasin për pak gjë dhe nuk kam pastruar ende paratë – Gjyqtari

– Të pastrohen borderotë e administratës nga cdo emër i dyshimtë dhe të dërgohen me faks të zyra e Topallit se ka bërë gati një peticion kundër atyre që po shajnë intelektualët e PD-  Zyra e Burimeve Njerëzore

– Bëjeni shqip tekstin dhe më lejoni ta formuloj me disa argumenta më të forta dhe e firmos edhe unë pastaj- Intelektuali

– 30 telefonata për të gjetur një përfaqësues të shoqërisë civile dhe përgjigjet të gjitha në unison. Mos më ngatërro mua fto dikë tjetër – Shoqëria civile

– Planin rregullues të Tiranës e kemi miratuar që përpara zgjedhjeve të 8 Majit, ndaj mos u lodhni kot ta qortoni- Kryetari i Bashkisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *