Kodra: Qytetari kishte rreth 2 vite që i ishin bllokuar 120 mijë €

redaktor

Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra ka zbuluar disa detaje nga skandali për ryshfetin që merr një prokuror për të pushuar një çështje.

Sipas Kodrës, qytetari kishte rreth 2 vite që i ishin bllokuar 120 mijë euro në një llogari bankare, në kuadër të një hetimi me dyshimet për “para të pista”.

Lekët ishin transferuar nga një bankë italiane drejt Shqipërisë. Sipas qytetarit, ato janë para të pastra me burime të deklaruara dhe zvarritja e hetimeve kishte bërë që t’i drejtohej prokurorit Ardian Braho.

Prokuroi në fjalë i kishte lënë takim me oficerin gjyqësor Fatos Lushi, i cili do të merrte 18 mijë euro ryshfet në mënyrë që çështja të pushohej dhe paratë të liroheshin.

Gazetari Saimir Kodra tha se në fillim është folur për 20 mijë euro ryshfet, por qytetari do të paguante vetëm 18 mijë për shkak se do t’i jepte të gjithë lekët njëherësh.

Share This Article
1 Comment
  • Super i korruptuar prokurori. Ky e paska bere namin . Turp ti vije e ka qelbur shqiperine e Tiranen . Dhe qytetaret shqipetare presin drejtesi dhe ligj e zbatim ligji dhe ndershkimin e hajduteve nga ky kriminel ky krim i e bashkepunetor i krimineleve. Ne Burg kete qelbesire.
    BRAVO SAIMIR KODRA VETEM TI KE NGELUR NE SHQIPERI SE ED RAMA LESHI DHE AI I KORRUPTUAR ESHTE DERISA NUK NDERSHKON TE KORRUPTUARIT E KRIMINELET QE I KANE VJEDHUR DHE PO JU VJEDHIN PASURINE DHE SHPRESAT SHQIPETAREVE. NDERSA KY PROKURORI BRAHO KY KLRIMINEL QE PASKA GISHT NE PUSHIN E MIJERAVE CESHTJEVE ME MILIONA EURO TE KALBET NE BURG SE BASHKU ME TE GJITHE BASHKEPUNETORET E TIJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *