Koeman konfirmon largimin e yllit me vlerë 55 mln €

Gazeta Dita

23-vjeçari momentalisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i cili do ta mbajë larg fushave për tre javë por Koeman e ka bërë të qartë se Barkley nuk do të shqelmojë më asnjë top për të. Për momentin Tottenham është ekipi që kryeson garën për firmën e lojtarit.

Everton e vlerëson rreth 55 mln euro lojtarin e përfaqësueses angleze por deri tani nuk kanë pasur asnjë ofertë. Por e qartë është se me largimin e Barklay, Koeman do të hidhet në sulm për Gylfi Sigurdsson.

“Situata personale e lojtarit nuk është shumë e vështirë. Bëmë një ofertë shumë të mirë për t’i rinovuar kontratën, ai nuk pranoi dhe më tha se donte një sfidë të re. Ky ishte vendimi i tij. Çfarë kam dëgjuar nga bordi është se nuk ka ardhur asnjë ofertë drejt tij.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *