Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Kryeredaktor! Unë, plaku nga Kukësi, në komunikimin me Ju e ndjej veten të lumtur moralisht. Gjithmonë kam pasur parim të kem shokë e miq më të mirë se unë. Ndaj jam mirë. Ajo rini e talentuar e me ndjenja dashurie për atdheun, për familjen e shoqërinë, nuk vjen, por koha do bëjë historinë. Gjaku i shqiptarit nuk do ngjyroset me asnjë ngjyrë të këtyre 100 partive imorale. Ju lutem, me të drejtën tuaj ligjore të redaktimit dhe ndjenjat e thinjave të mija 70 vjeçare, m’i boto ndjenjat e mendimet e plakut Daj Sami që shpreson te Perëndia, beson ende te qeveria e jo në politikë, as te kisha, as te xhamia. Respekt, Daj Sami!
