Sa më shumë largohesh, aq më shumë zvogëlohen pamjet, aq më pak dëgjohen zhurmat dhe zërat, aq më zbehtë dallohen ngjyrat…Por nuk ndodh kështu me jetën e njeriut, me njerëzit e tij me vendlindjen.
Unë jam një nga ata mijëra shqiptarë, që kanë lënë Shqipërinë, atdheun e dashur, në atë moshë ku vështirë mund “të zësh rrënjë” diku tjetër. Pas një fëmijërie në Mançurishtin e zemrës së Devollit, pas jetës studentore të mbushur me ngjarje mbresëlënëse plot ngjyra dhe hove djalërie, pas ecejakeve nëpër Shqipëri “si kuadër i devotshëm” dhe përsëri pas jetës në kryeqytet dhe punës si pedagog apo edhe drejtues ekonomie, pas zhgënjimit të këtej nëntëdhjetës, kur ngrihesha pa zbardhur për të zënë tezgën ku shisja fruta dhe perime, dhe më pas përsëri e përsëri në detyra të rëndësishme, deri në Kontrollin e lartë të Shtetit, ku më zuri edhe pensioni. Dhe pikërisht në këtë moshë, unë duhet të filloja një jetë tjetër, krejt ndryshe nga e mëparshmja. Pikërisht në këtë moshë mu desh që bashkë me familjen të ikja larg, në
Amerikë.
E djeshmja mbeti larg në Devollin tim, në Shqipërinë time, mbeti “prapa diellit”, siç kisha dëgjuar të mallkohej dikur.
Por asgjë nuk u zvogëlua si pamjet, si zhurmat, si ngjyrat. Një “folder” i madh kujtimesh më zgjonte dhe më zgjon çdo mëngjes deri në përlotje. Sa më shumë të largohesh, aq më shumë të rëndon në shpirt vatani yt, vendlindja jote.
Në çaste të tilla më kujtohet Devolli dhe devollinjtë.
***
Devollinjtë gjithmonë e kanë merituar nderin e lartë duke i quajtur punëtorë duarartë dhe bujq të klasit të parë. Djersa e devolliut është derdhur lumë në të gjitha kohërat, jo vetëm në fshatrat e Devollit, por anekënd Shqipërisë, jo pak edhe në kurbet. E kjo djersë është mpiksur në të mira materiale, në begati e bereqet dhe i ka bërë devollinjtë ë të dallohen edhe për një nivel dhe mënyrë jetese relativisht të mirë.
Po si është gjendja sot?

Devollinjtë gjithë ditën i gjen të rropaten në ara. Më të mirat shtëpi të fshatit mund të kenë një kalë dhe një pendë qe. Në arat punojnë si milingonat, kryesisht gratë, fëmijët dhe pleqtë, kurse forcat kryesore, djemtë dhe burrat, punojnë në Greqi. Djersa e devollinjve këto kohë po derdhet për të “qëndisur’ arat e afendikonjve grekë.
Jo vetëm fusha, por edhe zonë kodrinore e Devollit është, ose më saktë ka qenë, nën ujë. Një rrjet i dendur kanalesh dhe veprash ujitëse, të ndërthurura si arteriet e gjakut, i përshkojnë tokat e Devollit. Ujë nga Gramozi, ujë nga Morava, ujë nga Mali i Thatë, ujë nga gjoli i Prespës, ujë nga rezervuarët. Me stacione elektropompash, me motopompa,me rrjedhje te lira, me shihedhësa. Ky është një ansambël i vërtetë ujitës që ka funksionuar në Devoll dhe që edhe në vitet më të thatë, fushat dhe kodrat e tij i k mbajtur si një qilim të gjelbër e të freskët dhe me prodhime të begata.
Por vjeshta e ’93-it Devollin nuk e prezanton të tillë. Politika miope dhe antikombëtare e “çekut të bardhë”, “ta fillojmë nga zero”, e nxori jashtë funksionit edhe sistemin e ujitjes. Vetëm në sipërfaqe të kufizuara si dhe në ngastra afër shtëpive, që përdoren si kopshte perimesh, fshatarët mezi kanë mundur të mbajnë freskinë e bimëve.
Prodhimet kanë qenë në mëshirën e shiut. E, megjithatë devollinjtë ngushëllohen se shiu i majit, i shërben grurit edhe kështu, të paktën nuk do të mbeten pa bukën e gojës. Për dorëzim e shitje në depot e grumbullimit nuk diskutohet. Madje këto depo nuk ekzistojnë fare, ato kanë dalë në ankand. Sa për prodhimet e tjera fshatarët “i kanë larë duart”. Patatet mbeten si kokrra lajthie, fasulja “u dogj”, misri mbeti pa kalli ose “hutkë” si i thonë në Devoll. Panxhari i sheqerit dhe duhani, bimë industriale kryesore të Devollit janë harruar fare, falë politikës së çmimeve.
Në ndonjë cep ngastre sheh të mbjellë panxharsheqeri për ta përdorur si ushqim për kafshët, por pa ujë ai nuk është më i madh se një karotë. Devolli ka shumë pemë, sidomos mollë, kumbulla dhe rrush, por këto të “uruara” janë me naze, veç të tjerave, duan edhe ca pesticide që devollinjtë ua kanë harruar përdorimin, kështu që, me sa duket, si çdo vit, edhe sivjet do të hanë nga ato mollët maqedonase pa lëng dhe do të shijojmë raki “Komovica” me çmime “evropiane”.
Megjithatë edhe me këtë gjendje të bujqësisë, pa ujitje, pa mekanizim, pa plehra kimike, pa pesticide e pa shumë të tjera, prodhimi modest i Devollit është konkurrues, mbi të gjitha është origjinal, është bio.
Për devollinjtë sot, një burim i madh të ardhurash është bërë puna në Greqi, ku mjaft familje kanë të punësuar përkohësisht edhe nga më shumë se një pjesëtar të familjes.
Janë shtuar kështu veturat, frigoriferët, televizorët e magnetofonat me kaseta e këngë greke, por jeta nuk janë vetëm këto. Në të vërtetë Devolli ka shumë halle, ai është në ankth e pasiguri. Uniteti nuk është i mirë, janë shtuar sherret dhe mëritë për partitë. Dinjiteti i devolliut nuk po rritet, por po bjerret.
Djemtë e Devollit janë larg vatrave familjare, në vuajtje e në rrezik, janë pa zot e pa mbrojtje ne dhe të huaj. Vijnë lecka dhe euro nga Greqia, por vinë edhe djem të fyer, të poshtëruar, vijnë dhe mandate që japin mynxyrën. Kthehen bijë nënash që nuk gjejnë gjallë prindërit, kthehen baballarët që nuk gjejnë fëmijën.
Devolliu është i njohur edhe për natyrën e gëzuar dhe optimizmin e tij, ai është më shpirt artisti, ndaj dhe ka krijuar edhe gjithë ato këngë e valle të bukura të quajtura “devolliçe”. Por një këngë e re, që s’është këngë, por vajtim, dëgjohet sot në odat e Devollit: “Më iku djali në Greqi/ Oh, për ca të shkreta dhrahmi,/ E kërkova në telefon/ S’më doli njeri…
Dy veta këtë këngë e këndojnë, të tjerët qajnë dhe dëgjojnë.
Qava dhe unë kur e dëgjova, por sa ka devolli dhimbje, derte e lot, pena ime nuk i përshkruan dot. Po të isha Dritero, do të kisha shkruar poemën elegjiake “Rënkimet e Devollit”.

E ndiej dhimbjen TUAJ, i nderuar Kadri,Kadi.
Kujsh nuk e njeh dhe kujt nuk i dhwmb,kur flitet kwshtu pwr Devollin dhe devollinjtw qw i jepnin jetw asaj krahne-hambar i shipwrisw krah Myzeqesw,sa “MODEL i njeriut tw punws..
E mbylla kwtw periudhw ligjerate me fjalet tuaja tw twrw dhimbie, shkruar ju i nderuar, qw si thoni, keni qwnw “dikushi” DEVOLLI.”,dikushi, qw keni lwnw gjurmw, nw jetwn tuaj,me “plagw”marrw pas viteve –pseudo demokraci,,sa kuptoj unw nga pena juaj e sinqertw dhe atdhetare.
“Migjeni Devolli” po ju quaj. duke shtuar i “pas 90yws.” S’jeni i vetwmi, djalw po ju quaj,(se unw jam gjysh e si ju, pwrjetoj kwto dhimbie me kryefjalw “Dangwllinw Naimjanw” qw ju e njihni,pos trashwgimisw qw ka pasur e ka, sot braktisur nga njerwzit.
C’tw tw them, besoj i ke ndjekur “gestat e cdo pas 25 Majit, “Dita e Naimit” emwrtuar, qw fal vwllezwrve Kosovarw, mbushet sheshi, atje para “Shtwpisw sw “Vwllezwrve Frashwri” sa mjediseve tw restauruara disi tw “Teqesw Bektashiane”,
Falemindeit pwr kwtw festw dhe shoqatws Pwrmeti sa “Vwllezwrit FRAHWRI” me drejtuesit e tyre pasionantw e atdhetarw: Kastriot Bezati e Tomor Kotori, pwrkatwsisht.
Faleminderi pasardhwsve “FTASHWLLINJ mee disa famile veteranwsh,, ani se me “kokra” janw kthyer e po i japin jetw asaj qwndre historike, haruar nga Partiakwt e pyshtetarwt, shkuar atje sa pwr fushata votimesh….
C’tw tw them i miri NJERI,( sa do tw doja t’u njihia nga afwr, kam shumw miq e shokw Devollij, deri tw nderuarin DRITERO Agolli,qw vwrtet DRITW na jep.
Mw kwnaqwt me kwtw foto,”Kwrcim brezash”po e emwrtoj, qw mw shpini nw vite shkuar, ku devvollinjtw kanw paraprirw nw aktivitete, sa faleminderit dhe shoqatave aktuale tw tyre, qw mban gjallw,traditat e asaj zone burimore,si cwshtw DANGELLIA ime e mbarw SHQIPWRIA JONW.
Nga tel oqeani, po tw shkruaj kwto radhe, qw kam nw shpirt, atw VLLAGW dhimbiesh,marrw mw vetw, sjellw bashkwatdhetarwve, kwtu emigrantw,po do ku shtoj; se DEVOLLI dhe DEVOLLIMKE nuk jepen. Them se kwtw se shumw si thoni ju,pwr djem e vajza emigruar nw Greqinw fqinje, po mwndien dhe shpirtin aty e kanw.Ju faleminderit atyre.
Dhimbia juaj e justifikuar wshtw;po nuk duhet humbur shpresa, pwr me tepwr, me atw trevw tw begatw si wshtw DEVOLLI, jo vetwm i devollinjve,sa gjithw shqipwria jonw “DEVVOLL”.
. Me tw krenohet nje shqipwri e twrw, me tw dhe ne i nderuar z. Kadri Kadi.
Unw jam me thwnien premordiale:
“Rroj me gaz e rroj me shpresw, ndaj s’kam dwshirw tw vdes..”
E ndiej dhimbjen tuaj i nderuari Kadri Kadiu
Me konsideratw
Guri Naimit D.
I nderuar z. Kadri
Nostalgjia per vendlindjen ,vecanerisht ne Moshen tone ligeshton zemren,si pika e ujit gerryen gurin.
Ju pershendes nga NY ,me falenderimin e perzemert per shkrimin dhe “devollicen”
Xhevdeti Myteberi
Eshte nje pershkrim I sakte , per bujqesine e nje treve tradicionale bujqesore , shqiptare , sic eshte Devolli . Eshte braktisur toka bujqesore amtare , per shkak se eshte shkaterruar infrastruktura e tokes .Ju e kini pershkruar shume realisht . Ne te tere kete tragjedi kombetare , qe shtrihet ne mbi 250 mije Ha . toke te pa punuar , shkruajne njerez patriote , si ju , qe u dhimbset vendi , por nuk bejne ze politikane ,l qe u eshte besuar drejtimi I shtetit shqiptar , posacerisht I bujqesise . Duhet t’i jepet nje raport I thjeshte popullit , kur do te rikthehet ne identitet infrastruktura bujqesore , qe ka munguar kete cerekshekulli . I. Foto