Koha e një ideje

anazapta

“Asgjë nuk është më e fuqishme se një ide, së cilës i ka ardhur koha”. Kjo shprehje e Viktor Hygo duket sikur përshkruan më së miri situatën aktuale në Shqipëri. Një situatë shumë e ngarkuar politikisht ku  palet nuk tregojne kurrefare kujdesi në diskursin publik. Regjimi i tanishëm ka harruar situatën sociale dhe ekonomike në vend dhe vazhdon luftën e tij me mullijtë e erës.

Kjo situatë është tipike dhe e pritshme nga ato që kanë pushtetin dhe drejtojnë vendin. Ato shkëputen nga realiteti dhe vazhdojnë jetën e tyre në keshtjellat prej letre. Me anë të diskursit të tyre  krijojnë një botë plot iluzione, duke krijuar në këtë menyrë një realitet plot bollëk dhe mirëqënie. Kjo situatë mbahet nën kontroll me aparatin e famshëm të propgandës, e cila krijon realitetin e pushtetit, ku asgjë nuk shkon keq dhe njerëzit janë të gjithë të lumtur, si në kartelat që vendosen për të ilustruar  daljet e emergjences në një avion në rënie , të gjithë janë  duke buzëqeshur.

Megjithate historia ka treguar pafundësisht momente të tilla pseudo-hareje dhe mirëqenieje të cilat pa pritur transformohen në katastrofa dhe gjendje kaotike. Është tepër e cudtshme mënyra sesi ndërtohet një ide e përbashkët e cila mer inerci dhe fillon të krijojë një valë ndryshimi, që asgjë nuk mund ta ndalojë.

Muri i Berlinit është një nga rastet ku vërehet më së miri fuqia e një ideje dhe ndryshimi që ajo sjell. Për 30 vjet me rradhë Gjermanët e lindjes u munduan ta rrëzojne atë mur, por shumë herë dështuan. Të sulmuar nga propaganda shtetërore dhe forca brutale e regjimit gardist mundimet e tyre dështuan. Megjithatë vala e cila kishte kohë që kishte marë inerci dhe energji me 1989 shkatërroi përfundimisht atë ide të vjeteruar, idenë e një kombi të ndarë.

Te njejtën situatë e vërejmë në ngjarjet që paraprine “Pranveren Arabe”. Për dekada regjime ushtarake me sjellje totalitare qeverisën Egjiptin dhe vendet e tjera të rajonit. Republika ishte kthyer, de facto, në një  monarki dhe sundimtarë si Mubarack dhe Gadaffi në mini mbretër mizorë. Në të njëjtën kohë edhe në këtë rast  populli nuk duroi më dhe i tha boll regjimeve totalitare dhe arbitraritetit të tyre.

Megjithate në të dy rastet vërehet një cilësi tjetër e vecantë. Kjo cilësi është kaq iluzive sa që të gjithë regjimet bëjnë të njejtat veprime dhe nuk arrijnë ta pikasin atë. Cilësia për të cilën e kam fjalën është ideja të cilës i ka ardhur koha. Fuqia e saj nuk rrjedh nga propaganda apo nga iluzionet ekonomike, ajo rrjedh nga ndenjat dhe nga shpirti i kohës. Ideja së cilës i ka ardhur koha është pikërisht shpirti i kohës dhe historisë, është pikërisht shumësia e ndjenjave njerëzore të kohës, të cilat për një moment bashkohen dhe krijojnë atë fuqi marramendëse që deri tani asnjë regjim apo ushtri nuk i ka bërë ballë. Populli e ndjen kur një regjimi i ka ardhur fundi, ai e ndjen nevojën për të rilindur dhe për të ndryshuar , ai nuk ka nevojë për arsyetim.

Këtu më duhet të kthehem në Shqipëri, në rastin tonë historik. Mos vallë edhe në Shqipëri po e ndjejmë atë ide? Mos vallë edhe në Shqipëri është krijuar një ide, një ide së cilës i ka ardhur koha? Jam i sigurtë që të gjithë e ndjejnë që gjendja ekonomike është totalisht e mjeruar, të gjithë e ndjejmë që drejtësia pothuajse nuk ekziston, të gjithë e ndjejmë qe parlamenti është kthyer në një lodër të pushtetit, të gjithë e ndjejmë që asnjë institucion nuk është më i pavarur….. të gjithë e ndjejmë  nevojën për  të rilindur.

Sipas Malcom Gladwell, një sociolog i famshëm amerikan  në librin e tij “The Tipping Point” ka gjithmonë një moment ku ndjenjat e masës bëhen një dhe aty arrihet pika kulminante, momenti ku mbushet kupa dhe ajo derdhet,momenti i cili sjell me vete skizmën e madhe  dhe përmbysjen e paradigmës aktuale.

Mos vallë ndërhyrja në përbërjen e KQZ dhe “lirimi” nga detyra i anëtarit të saj do jetë pika kulminante, pika e kthesës së madhe?

 

Këtu më duhet të rradhis një cilësi tjetër që e kanë të gjithë regjimet që po u vjen fundi. Të gjithë këto regjime bëjnë një sërë veprimesh tepër irracionale, të cilat kurorzohen me një akt shokues, i cili mund të quhet  marrezia e fundit e tyre perpara rrezimit të pashmangshëm. Është paradoksal fakti që keto veprime nisen nga frika e ndryshimit, pra nga fakti që edhe vetë ato qe drejtojnë e ndjejnë , po ashtu si dhe vete populli, nevojën për ndryshim edhe pse është në kundërshtim me iluzionin e tyre. Pra ideja së cilës i ka ardhur koha, pushton cdo njeri edhe ato kundër të cilëve është krijuar. Po të vejmë re që nga Gjermania e viteve 1989 deri te Pranvera Arabe ndryshimet e mëdha i ka paraprire gjithmonë një marrëzi e madhe.

Sigurisht që ndërhyrja në institucionin e KQZ- së është pikërisht ai veprim, ajo marrëzi  e cila vulos njëherë e përgjithmonë vdekjen e një ideje. Ky është pikërisht veprimi i cili do jetë katalizatori për të ndryshuar gjendjen e rëndë të krijuar në Shqipëri. Një veprim kaq i vrazhdë dhe kaq pa respekt për situatën aktuale, nuk sjell gjë tjetër vecse bashkimin e ndjenjave popullore. Një bashkim së cilit nuk i shpëton dot asnjë regjim.

Tashmë kryeministri duhet ta kuptojë, që ideja që ai përfaqeson tashmë ka vdekur dhe një ide e re po lind. Një rilindje e thellë e të menduarit dhe të vepruarit po trazon ndjenjat e Shqiptarëve dhe në të nuk ka me vend për veprime arbitrare . Votimi për ndërhyrjen në Kqz ishte pika kulminante, tashmë ideja ka marrë fuqi dhe fundi këtij regjimi është i pashmangshëm. Asnjë dhe asgjë nuk mund ta luftojë idenë e kohës ,ajo ide kërkon  rilindje, një rilindje pa Sali Berishen.

 

Share This Article
2 Comments
  • I dashur Imirijon vetem me nje fjali e ke pershkruar realitetin. . Une udhetoj shpesh me aviona dhe kurr nuk iu ve veshin stuardesave kur per ulje emergjente sepse kur te filloje renja nuk shpetim

  • – Muri i Berlinit dhe “Pranvera Arabe nuk ngjasojne dhe nuk merren shembull pasi qe ne nisje ne dukje te barabarta por pasojat qe erdhen mund te imagjinoheshin qe ne fillim .-Nuk kane rezultate te njejta –
    – Rilindja qe permend autori nuk vjen me Ilir Meten dhe politiken aktuale. Nuk besohen me se do jene ndryshe ! Mund te vije ndryshimi i pushtetit ,po po mos te quhet rilindje . Gjejini nje tjeter emer ! tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *