Koha e pakët e zotit Rama!

redaktor

Në futboll ka një ligj. Nëse pas golit të parë nuk bën të dytin, prit gol në portën tënde. Fitoren e sigurt e garanton vrulli. Kështu
edhe në jetë. Suksesi duhet të ndjekë suksesin. Pritmërija, maskuar me “reforma”, siç ndodh me politikën e maxhorancës të sotme, është një tërheqje e para problemit më kryesor që po e mbyt sot vëndin tonë, stabiliteti politik. Sot, ky stabilitet është më keq se ç’ka qënë këto 20 vite. Sepse nuk ka ndodhur që përfaqësuesit e opozitës, zyrtarisht ta quajnë Kryeministrin dhe qeverinë e tij shtab i krimit, drogës e i grabitjes.

E këtë jo me “më the e të thash”, por me zë e figurë, nga podiumi foltor i Parlamentit. Më keq nuk ka se ku të shkojë! Pas “golit” të 23 qershorit, maxhoranca në vënd të shënonte “golin” e dytë, u tërhoq në mbrojtje. “Fintet”, konkurset e demonstrimet dixhitale, që bën në gjysëm fushën e vet pa dyshim që do çojnë në pësimin e “golit”. Barazim! Më pas fillon rënja drejt humbjes të sigurtë. Këjo, në se krahasimi nuk çalon shumë, quhet korrupsion, korrupsion politik, shkalla më e lartë e kësaj flame, pas të cilës format e tjera janë pasojë, rezultat i shkakut. Këjo “vjedhje” apo shpërdorim i hapur i votës të 23 qershorit, e fut vëndin në qorrsokaket e rendeve “demokratike” me drejtësi feudale, pra në një rend bastard e të falimentuar. Një gjëndje fatale që maxhoranca e di, por nuk ja ka qefi ta shohë. Sepse “qefi ja ka, por b… s’ja mba”

Beter! Në asnjë qoshe bote nuk e besoj se gjëndet ndonjë vënd që një kryeministër e maxhorancë, që jo të jenë, por boll edhe të bashkëjetojnë me epitetin “grup kriminal”. Nuk është çudi që njeriu të mësohet e imitojë nofkën që i ngjisin e ja thonë për ditë. Thënë kjo zyrtarisht nga platformë gjeneratore e krimit e trafikut, shteti ynë i “rilindjes” i ndodhur nën këtë një gjëndje presioni “knock dauni”, e ka të afërt dështimin. E në këtë situatë, nuk do shumë për të kuptuar, se rruga më e lehtë për të kaluar këtë gjëndje, është “këmbët e lehta e faqe e bardhë” : vërdallosja me llafe e lëvizje pa peshë, sepse veprat duan lekë, e ato janë në xhepat e bandave “demokratike” dhe të fajdexhinjëve që edhe kur të japin ndonjë kockë, të marin shpirtin.

Të vjen keq, po keq fare ama, kur sheh që këjo opozitë, e mbushur me mllef e egërsi, për të rifituar parajsën e humbur, ndonjëherë i bije në të. Në datën 2, përfaqësuesit e saj ishin krejt të saktë me thirrjen e tyre se “fshati po digjet, e ajo… mikesha po krihet”. Duhet të jesh fare mëndje shkurtër, që pikërisht në atë moment, kur banorët e jugut po pësonin një tmerr nga cunami i lumenjëve, e gjithë qeverija po “habitej” se si një prej anëtarëve të saj kishte shpikur kompjuterin “antikorrupsion”. Në vënd që me nga një palë çizme, nga i pari e deri te i fundit, të paktën të ishin e të vajtonin ato dhjetra miljarda që përpiu uji, aty në mes të llurbës së bashku me të mbyturit e mjerë.

Duke qënë një vënd shumë i varfër, i lodhur e i pa traditë, me prona ku “qeni s’e njeh të zonë”, me dinamit e kobure nga do, me gjuhë ballistësh e partizanësh, duket sikur vëndi ende vazhdon e vuan pasojat e luftës të dytë botërore. Një popull të përçarë, të
politizuar e të pa organizuar, ndofta forma më e sigurt e asaj që mund ta fuste në linjën e duhur, mund të ishte tamam ai shëmbulli personal. Sepse me frikën, mashtrimin, rrahjen, vjedhjen, burgun e vrasjen është imunizuar. Ajo që shkruan pena e saktë e gazetarit mëndje mprehtë e zotit Bedri Islami, është dika më pak se sa kërkon “zëri i popullit”.

Sepse populli, votuesit, para se të kërkojnë transparencë, do të donin veçanërisht, jo nga zoti Kryeministër, por nga Edi Rama, një jetesë krejt modeste, e mundësisht sa më të “varfër”, në këtë det mjerimi e zhgënjimi ku e ka futur atë politika e bajraktarëve. Ajo ishte “pasaporta” që i dhanë ata këtij individi, që e nisi rrugën e demokracisë si një “hipi” e që thuajse e kurorëzoi vehten si e vetmja shpresë, jo vetëm për votuesit e tij por për të gjithë shqiptarët. A thua nuk e paskemi këtë fat?

Tani është koha… apo më mirë po ju kujtoj diçka. Në Uruguaj nuk luhet bukur vetëm loja e futbollit por edhe ajo e “luftës” për jetë. Ky shtet me 3.4 miljon banorë, ka një President 80 vjeçar që quhet Alberto Mujica  dhe që jeton në periferi të kryeqytetit, në një banesë përdhese me tre dhoma e me çati mbuluar me llamarinë. Shkon në punë me një “volksvagen” të vitit 1987 dhe mer një rrogë prej…780 dollarë në muaj. Quhet presidenti më i varfër në botë. E ka marë postin e Presidentit në vitin 2005, kur vëndi kalonte një gjëndje krejt të rëndë.

Arriti që brënda pak vitesh, rritmin e zhvillimit ekonomik të vëndit, nga një ritëm regresiv, minus, ta çonte në një rritje prej 7% në vitin 2010 e 5% në 2014, ta kthente vëndin në një nga tre vëndet më të pasura të Amerikës Latine, me një PBB për frymë prej 19 mijë, apo 8 mijë dollar më tepër se ne, ta ulë shkallën e papunësisë në 6% nga mbi 25% që e mori, dhe të realizojë  një PBB prej 19 mijë për frymë, apo 8 mijë dollar më tepër se ne. Që të imitosh këtë humanist e personalitet të madh nuk është turp, por thjeshtë e pa mundur, aq e pamundur sa ç’mund të gjesh sot qoftë edhe një politikan në botë që e zbaton në vehten e tij “lirinë, barazinë e vëllazërimin” apo këtu te ne ku praktikohet vetëm “lirija e fukarallëkut, vëllazërija e ujqërve e barazija e xhunglës”.

Edi Rama, ky kryetar maxhorance, ky burrë që është poshtëruar si një njeri rruge, ky djalë që ka dëgjuar ndyrësitë më të fëlliqura për babën e vet të nderuar e fisnik, që ka duruar lotët e mëmës, shkaktuar nga shtazë që nuk e dinë se ç’domethënë nënë, ky babë që ka duruar lotët e fëmijës të vet kur bisha pylli kërkonin t’ja mohonin… ky kryeministër, ky politikan që e mori këtë pozicion me meritë, duhet me doemos që ose sot ose kurrë ti dali për zot detyrës të vet minimumi si pushtetar. Natyrisht, sipas të gjitha rregullave që imponon rregulli dhe ligji : drejtësi. Pas e ndjek i gjithë ky popull, i cili e ka pësuar më keq se vetë ky, është sharë e është përbuzur, është grabitur e është dhunuar, është vrarë e është mbytur. Më tej le të vazhdojë si e ka nisur, të bëjë reforma, ligje, projekte, investime, ashtu fare saktë siç di vetë, bile deri edhe… skica, në ato shkresat që gjen nëpër sirtarët e zyrave, që i përdor në mënyrën më racionale të duhur, riciklim në botën e artit e jo në atë organike.

Nuk i bën përshtypje këto rreshta, le ti hedhi edhe këto atje ku ka lënë atë levën që i theu kokën, atëhere kur shoku Sali përpiqej ti mësonte rrugën për në demon…kracinë e tij. Ёshtë shtetari më i rëndësishëm sot në vënd e prej tij kërkohet të na qeverisë, jo vetëm ashtu siç flet por edhe ashtu siç mendon. Kush ka ideal, kush ka tru, ka gjithçka në dorë. “Pushteti legjislativ është zëmra e shtetit, shkruan Zh.Zh. Ruso, pushteti ekzekutiv truri i tij”. Kurse, si njeri lë të bëj si ta gjykojë vet. Ashtu si edhe ne, sa kemi edhe pak shpresë.

Tani më duhet të mbaroj si e fillova. Kur bëhen zgjedhjet vendore, në 21 qershor? Nuk ka kohë më për “sulm”! Të paktën të kompaktësojmë mbrojtjen e të garantojmë “barazimin”.

Share This Article
12 Comments
  • Uruguaj ? Alberto Mijica ? 780 dollare ne muaj ?

    po a pe mor Zoteri ,a pe ne gjithe kete fatkeqesi ndonje prej tyre
    te hapte deren e shtepise ,te vilave shumekateshe ,
    te atyre shtepive qe i kane bere me leket
    e ktyre te mjereve ,me leket e argjinaturave ,a pe ndonje qe te strehonte ato grate e mjera pa burra ,me ciliminj te baltosur ,me shpirt te vrerosur
    thame qe dhe grate sivjet i kemi ne cdo post qeverises , thame e c’nuk thame ,do sjellin emancipim ….[makina ,botoks ,te gjitha martohen ne keshtjella , ballo presidenciale]
    a pe ndonje qe dhe thjesht per show te fuste dike brenda …ti thoshte :thahu ketu te oxhaku im sonde , te sistemi ngrohes qe kane vendosur te fjales se fundit ,po me leket e tyre
    A e lexove diku kete histori ?

    une lexova historine e Albertos ,qe ndaloi makinen e tij , mori nje puntore qe kthehej nga puna ,me makinen e tij te vjeter e shoqeroi deri ne shtepi .Beri xhiron e gjithe botes twiteri i saj qe u gjend me presidentin .Ishte krenare per kete President .
    ka hipur ne ate makine e qete ,nqs mua do me ndalonte rruges Kryeministri per te me shoqeruar ne shtepi ,me ate bunkerin me xhama te zinj prej 110 mij euro do me binte infrakt nga frika .Sigurisht do e ngaterroja me bandat e AL Kapones .

    21 qershori ?
    le ti marrin ato vota ,le te hane pushtetin e tyre , le te vdesin me pushtetin e tyre
    do njihen vetem me emrat Gerdec , 21 janar ,droge ,portale prostitucioni ops antikorrupsioni
    700 mij euro , germadha shpirterore e fasada te lustruara ,
    ky vend i mbuluar me balte shume shpejt do i harroje ne balten qe krijuan
    pas 50 viteve do jene ..askushi ….ose do jene shembujt e keqinj te historise .
    njesoj si praardhesit ….me diferencen qe ata ngriten argjinaturat ,grate me femije kishin shtepi dhe dinjitet .

    do e mbyll me pergjigjen e nje gruaje nga ato zonat e baltes
    I thame : Nene [50 vjec] do shkojme ne Tirane ,ben naten e bardhe Edi Rama
    Uh ,moj bije ,po i thoni te vij dhe ketej mbase na sjell ndonje dite te bardhe !

  • Shkrim teper i sakte por ne fund ke gabuar ,nuk ka me shprese me Edi Ramen .
    Zgjidhja e vetme eshte largimi i Edi Rames nga PS dhe Kryeminister . Nuk e kuptoni qe Ai eshte i pa ndreqshem .

  • Ju lumt Z.Emini.I ke rene ne te.Shpresen e kemi patur te E.Rama,por po na zhgenjen.Ose nuk e lene te ndryshoi sistemin e drejtesise te korruptuar 100%,ose eshte edhe vet i korruptuar e ka frik te veproj per ta nxjerr me shkelma Nishanin,Llallen,Vishon e ko per te derguar ne burg te korruptuarit e 24 viteve me ne krye SB,LB e Co.

  • Zoti Ermini, je shume i sakte ne shkrimin tuaj, Edi Rama duhet te zgjohet dhe mos te lejoje me akuza, qe bien ndesh me rolin e nje kryeministri.

  • Po Rama zgjuar eshte, ne pune eshte. Se ” Dita e mire duket ne agim ” thote populli. Dhe qeveria e mire ne fillim duket! Dhe fillimi prej nje viti e gjysem i Rames ne qeveri duket goxha i mjaftushem per vleresim. Rroga e pensione ” te ngrira “, cmime ” te shkrira “, shperblime ne fund vitit me teser partie, shtrejtim cmimi energjie. Me kete gjendje nuk mbaron kurre loja, vetem me shume i del boja.

  • E sakte, e thane nga socialisti bythepambuk. Edi Rama duhet te largohet. Vetem Sali Berisha mund ta rregulloje kete vend. Sikur te thuash:-Vetem zjarri mund te marre hak ne kete vend.

  • Ky shkrimi te sjell te vjella ne cdo paragraf.Autori shkruan ne menyre krejt te papergjegjshme, me gjuhen e rruges e te seksereve. Jo vetem kaq por promovon ethshem, si disa te tjere, autokracine dhe autoritarizmin ne qeverisje, nderkohe qe Shqiperia ka pikerisht nevoje per tolerancen dhe qyteterimin e propaganduar nga Rama.

    Per me teper autori e merr per te mireqene qe ne te gjithe kemi mentalitetin e shekullit te 19 dhe qe presim qe ndryshimet e reformat te vijne me forcen e diktatit nga kryeministria dhe jo nga bashkeveprimi demokratit mes institucioneve. Drejtesi e shpejte, tak fak, si ne kohen e revolucionit francez.

    Qeveria nuk mund dhe nuk duhet te beje drejtesi duke anashkaluar institucionet pergjegjese edhe pse ato jane ende te pareformuara dhe as nuk duhet te sillet me agresivitet politik per tu hequr si kokoi maje catise.

    Ashtu sic beri ne Bashkine e Tiranes, edhe tani Ed Rama, bashke me parlamentin, po vendos nje standard te ri te sjelljes politike, pas te cilit cdo veprim tjeter politik poshte ketij standardi do te refuzohet nga opinioni publik, tamam sic po refuzohet Basha ne Bashkine e kryeqytetit.

    • shume drejt ard…. shyqyr qe gjeta nje komentues qe i tregon me logjike vendin ketij palogazetari …per te mos thene gazetes ne pergjithesi !

  • SOCIALIZEM ME BARKUN BOSH NUK BEHET, por EDHE DEMOKRACI PA DREJTESI NUK BEHET, e sa per ramen, mendoj se puna e pare ishte VENDOSJA E DREJTESISE NE VEND vonesat, do te thote REABILITIM I VJEDHJEVE, PIRAMIDAT, GERDECI, 21 JANARI, SHITJET E PASURIVE SHTETERORE PER 2 LEKE, VJEDHJET E ZGJEDHJEVE PER TA VJEDHUR SHQEPERINE, e sot degjojme se paguan klientet biznesmen, qe i jepnin nje dore berishianeve per te mbajtur pushtetin, e keta pagesa behen ne kurriz te popullit te varfer e na thone se jane te majte. “PO DERI KUR?

  • E ke “qendisur ” Bardhyl e me mir ska ku shkon ! Cdo te thot Meteh qe nuk e lekan ! Kush nuk e len !Ja do bytha i nderuar Meteh, sepse esht i dhier vet der ne brez ,sepse qenka nie burracak qe i pelqen vendi qe i dha sovrani e i pshuri te ter ! Ka haruar gjithcka qe nga drui e der te premtimet dhe po bashkjeton ne dhe me “bordellon” qe gjeti dhe i shkoka per boi! Turp te ket sepse me lart se cesht nuk ka ku shkon dhe Zoti e falt i ka dhen edhe shtatin qe ti shifte gjerat me mir !Per cfar demokracie e kultur demokratike na flet ti tjetri ktu !!!Me kanibalet e ktij parlamenti ,qe kan cerek shekulli qe po han popull te gjall dashke kultur demokratike o zoteri??Me kta tradhtar qe mezi po presin tju ler stafeten ky burracak pret te ndryshoj Shqiperia ? A lexon cfar thot shoku lart ? Nje president i varfer ,qe nuk ka vesin e pangopshmeris ne kuriz te popullit te tij ,ju ndryshoi jeten kombesve te tij e kte far kallupi nuk po e lejn sepse spo ka kurajon ti thot shqiptareve te verteten e te perpiqet per ta duke filluar nga pastrimet por po tall caret me te edhe nje cop paralitik i pa aft i vendosur nga kryekrimineli qe mezi po pret tju fus perseri ne dor ! A ka me mir se ja ka qendisur Bardhyli ktij burracaku gjel plenash qe e morem per As ! Tjetri pret Berishen ! Mir e ka Vetem nje berish por ne sens te kundert ne sensin e Albetros qe te mos ket mendjen te pallatet,veturat e pasurimi i ter familjes, por te pastroj kte fole tashme te qelbur qe fillon qe nga foltorja e parlamentit !! Cirruni sa te doni ,qani sa te doni e varferohuni sa te doni ,askush nuk ju sheh e askush nuk ju ndigjon ….Mjer Shqiperia e shqiptaret…………

  • O z. Emini, po ti qe analizon kaq bukur kryeministrin , ku jeton vete ….Po kryeredaktori apo miqte e tjere gazetare , ku jetojne , keni shtepi , keni kostume apo kollare … Perse i doni shtepite tuaja , kur te tjeret nuk kane cfare te hane … Pse nuk jepni nga , po them mireqenia juaj dicka per te vobegtit …Nuk po ndalen ne marrezite e tjera kur i kerkon Rames llogari qe ai te shau, te rrahu , te qelloi me leve etj….Cfare behet me ju palogazetare qe ju ka zene sindromi Lubonja ….Po na beheni te gjithe si robespiere, por vetem me llafe …. Po behuni bashke o trimat e medias , sepse quheni intelektuale, beni nje parti , dhe te shohim sa nga keta anonime te rrjeteve sociale do ju vijne pas….E kam thene edhe nje here tjeter, ta kete parasysh kryeredaktori juaj….Jeni bere njesoj si gazeta e Fahri Balliut per gazetarine perverse qe percillni ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *