“Koha heq ngjyrat e kujtimeve tona”

Elena Tase

Kujtimet janë si fotot e vjetra. Zbehen dhe humbin ngjyrat me kalimin e kohës. Ajo që ndodhet në mendjen tonë qëndron aty si esencë e eksperiencës, por detajet  dhe emocionet që prodhonin zhduken.

Kërkimi shkencor është kryer nga studiuesit e Universitetit të Bostonit dhe është publikuar në revistën Shkencat Psikologjike.

Gjatë eksperimenteve të ndryshme, studiuesit kanë zbuluar se ka një dallim edhe mes përvojave që njeriu përjeton. Në rastet e ngjarjeve me shkallë të lartë emocionale negative, kujtimet qëndronin pothuajse të paprekura, përfshirë edhe detajet, pa u zbehur në arkivën e memorjes.

Ndërsa për të gjitha kujtimet e tjera, koha vepron duke i depozituar, zhveshur nga detajet e të kthyera në bardhezi.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *