Gazeta e parë e pavarur në vend “Koha Jonë” tashmë do të ketë një tjetër botues. Burime për gazetën “DITA” bëjnë me dije se “Koha Jonë” nuk do të jetë më në pronësinë e Aleksandër Frangajt por të Nikollë Lesit. Botuesi-politikan është një njohje e vjetër për këtë gazetë pasi ka qenë më parë botues prej shumë vitesh. Lesi aktualisht është kryetar i një partie opozitare jashtë parlamentit ndërsa deri pak muaj më parë ka qenë zëvendësministër i Kulturës në qeverinë “Berisha”. Gazeta “Koha Jonë” është një nga gazetat që ka bërë histori në dhjetëvjeçarin e parë të demokracinë por që vitet e fundit u bë palë me qeverinë duke humbur dhe lexueshmërinë për t’u kategorizuar te “gazetat e vogla”.

aaa ! tani paske gazete , nikoll lesi ka lind per kete pune. kot qe u fut politikes . ne gazete ai te sakaton cdo kryeminister. ca paska me ba ai me pushtetaret !
bravo me nikoll lesin kjo gazete si ikone e medias se pavarur do te ngrihet dhe besoj shume tek lesi
besoj se do ta rikthej ne piedestal kete gazete ky Nikoll lesii
tani do te kete vetem dy gazeta rte medha e te forta qe do ti tundin te tjeret e mafien, gazeta DITA dhe gazeta Koha Jone nese lesi kthehet si pronar i saj
Ahhhaaaa paska vjedh mire e mire ne ministri qe e ka riblere. Sdo e kete blere me lire se c’e ka shitur. Ehhhh ministrite ne Shqiperi jane per te bere lek e pasuri personale zoternjt, jo per te zhvilluar vendin.