“Kohë të trazuara, kemi nevojë për Francën në BE”, liderët europianë urojnë Emmanuel Macronin: “Fitore strategjike”

redaktor

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur rezultatin dhe ka uruar Emmanuel Macron për fitoren.

Në një postim në Twitter, Michel shton se BE-së i duhet një Francë e përkushtuar ndaj projektit mes një periudhe të trazuar në kontinent.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Macron. Në këtë periudhë të trazuar, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik”, shkruan Michel.

Urimit të tij i  bashkohet presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila thotë se mezi pret të punojë edhe një herë me presidentin e rizgjedhur.

“I dashur Emmanuel, urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të madh. ne do Ne do ta çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkruan Von der Leyen.

i.b. / dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *