Në fjolla dritash kohën kemi ngrirë,
pa të shkuar, pa të ardhme, stinët zhdukur
i dashur, je kaq i bukur,
bashkë, një shpirt i paprekur, një i lirë
Atë që kurrë s‘ka qenë, lem’ ta shijojë,
dy të rritur pa lëndimin që të mbyt,
asnjëherë lotët nuk i lagën sytë,
asnjëherë shpirtrat s’thanë “unë kërkoj”
Kur hija në fytyrën tënde ra,
e frikshme ajo bukuri, e pamëshirë
pa lëvizje, e pamundur për të qenë e lirë
po as buzëqeshje këtu nuk ka…
N‘grimca e thyj kët’ jetë pa madhështi
koha ecën, ikën, shkel, po unë e di
që veç aty ku shpirt i thyer – shpirtin sheh
Do mundemi ta gjejmë njëri-tjetrin ne
*****
Jetë Zhitia

Ah ti Jete qe s’me le kurr te qete …
bukur poete .
ne jemi bashke kudo ,
ne nji proz ,nji poezi ,
nji keng nji histori …
un jam Malli e Ti Dashuria 😉
———-
Mall…
ti ,qe ga rutina e e dites me sheron,
brenda dhimbjes asaj deshire qe shpirtin djeg ,
Ti, qe gjith qenien time si Stuhi pushton,
e drejt asaj ,me te zjarrtin pasion rend …
ti ndjenj e zjarrt qe cdo akull shkrin ;
Dashuri…
Ti,qe dhimbjen qe cirret ne shpirt s’degjon,
e mua pasagjerin e verber ne shpin me mbart ,
ti qe me me te emblen ndjenj Zemrat pompon,
folme me ato buze qe djegin t’me tregojn ate Hart …
…koha ecën, ikën, shkel, po unë e di
që veç aty ku shpirt i thyer – shpirtin sheh
Do mundemi ta gjejmë njëri-tjetrin ne…
ti ho prometo una volta ,se nn muore senza trovarsi di Te …
lo faro lo giuro .