Dërguar me Email
në adresën e redaksisë
Zoti Stefani, Berisha është një kalë i ngordhur politikisht. Heqja e patkonjve, është ajo që ka mbetur për t’u bërë nga drejtësia dhe jo aludimet apo supozimet me atë që mund të vinte si rrezik, nga ana e tij. Të ishte për Berishën, kjo PD nuk kishte marrë pjesë kurrë në këto zgjedhje lokale. Ishte presioni ndërkombëtar dhe mesazhi i qartë i tyre që “bindën” oborrin e Saliut të lëpinin atë që kishin pështyrë.
Kanë ndryshuar kohët z.Stefani. Ju nënvizoni me të drejtë ndryshimin e qëndrimit të ndërkombëtarëve, por ajo që lini në harresë është fakti se edhe shoqëria shqiptare nuk është më ajo e vitit 1997. Është ky faktor që nuk lejon më që t’i ndodhë e njëjta tragjedi si ajo që përjetoi vite më parë.
