Kohezioni shpirtëror, shoqëror e mbarëkombëtar

Ornela

Rexhep QOSJA

Të nderuar të pranishëm,
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
I nderuar Kryetar i Bordit të Kolegjit AAB, Lulëzim Tafa,
I nderuar Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi,
I nderuar Gjeneral Kudusi Lama, gjeneral i paqes dhe gjeneral i luftës çlirimtare të UÇK-së,
I nderuari bashkëvendësi im, mjeku i popullit, zbukuruesi artistik i Tiranës e Vuthajve me arkitekturat e ndërmarrjeve të tij, Ahmet Ulaj.
I nderuari botuesi shumëvjeçar dhe miku im i çmuar e i dashur, Fatmir Toçi,

Të nderuar pedagogë, studiues shkencorë, kolegë, miq, vëllezër
Të dashur studentë!
Më vjen mirë që më është dhënë rasti t’Ju përshëndes dhe njëkohësisht t’Ju falënderoj që me pjesëmarrjen tuaj në këtë akademi po shprehni nderim për autorin të cilit këtu po i shënohet 85 vjetori i lindjes.
Dhe, falënderoj regjisoren e mirënjohur, Burbuqe Berisha, e cila me veprimtarinë e saj filmike dhe teatrore e pasuron artistikisht dhe domethënshëm çdo akademi dhe vepër letrare të shfaqur në film dhe teatër; dhe falënderoj historianët e shquar të letërsisë shqipe, Agim Vincën e Hysen Matoshin, profesorin universitar e poetin e mirënjohur, Lulëzim Tafën, për fjalët e mira, më të mira se që i meritoj, për mua këtu sot.
Megjithëse mosha në të cilën jam dhe përvoja me të cilën më ka pajisur jeta më kanë privuar si prej mezipritjes për shënime të përvjetorëve ashtu edhe prej dëshpërimeve nga mohime që mund të më bëhen, ky nderim që po më dhurohet këtu prej jush më gëzon.
Pse mund të them kështu?
E para, sepse është nderim që më bëhet prej një Kolegji ndër më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit në Republikën tonë, që është njëkohësisht institucion i arsimit të lartë, i shkollimit fillor e të mesëm, i veprimtarive teatrore e kulturore në përgjithësi e i medies moderne dhe prej njërit nga institutet më të çmuara e më të rëndësishme të studimeve shqiptare – të Institutit Albanologjik të Prishtinës, në të cilin unë jam tani e 54 vite, domethënë prej themelimit të tij të dytë në vitin 1967.
E dyta, mund të them kështu sepse është nderim që më bëhet prej këtij Kolegji dhe këtij Instituti në qytetin e Prishtinës, në të cilin jam rritur e jam moshuar e në të cilin e kam zhvilluar dhe bërë publike gjithë krijimtarinë time në fushë të shkencës, në fushë të letërsisë e në fushë të publicistikës.
Prishtina me zhvillimin, me pamjen e me gjendjen e saj të sotme, me rritjen demografike, arkitekturore, artistike dhe kulturore në përgjithësi, flet shumë jo vetëm për veten, po për Kosovën, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët.
Koha në të cilën jeton brezi ynë është kohë e gjasave tona të sotme e të ardhme, të përtashme e historike.
Dhe, këto gjasa na u krijuan në fundin e shekullit 20 dhe në fillimin e shekullit 21.
E arritura më e madhe, historike, e këtyre gjasave është shteti i Kosovës.
Sot ne jemi Komb me dy shtete, që pashmangshëm do të bashkohen. Dhe ky është premtim për një ardhmëri më të mirë se kurrë më parë të popullit shqiptar.
Sot jemi Komb emri i të cilit, identiteti i të cilit, historia e të cilit, kultura e të cilit, dhuntitë e të cilit, nderohen në Botë.
Por, fjalët e këtilla që dëgjohen me shumë ëndje nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se një popull quhet i pjekur në pikëpamje politike, shoqërore, kulturore në qoftë se i sheh qartë, jo vetëm të mirat, por i sheh qartë e kritikisht edhe të këqijat në jetën e tij.
Po i them shkurt disa fjalë për një të keqe që e rëndon jetën tonë të sotme.
Përbërësi më i rëndësishëm i njësisë shpirtërore të popullit shqiptar – kohezioni shpirtëror, shoqëror dhe mbarëkombëtar sot po cenohet, po dëmtohet, kur e kur po rrezikohet, prej disa dukurish, gjendjesh, veprimesh, ndasish, mendimesh, idesh, politikash e mashtrimesh.
E ato janë:
Krimet më të shumta e më të shumëllojshme se kurrë më parë në historinë e popullit shqiptar duke filluar prej vrasjeve me motivet më të ndryshme e deri te prodhimi, importimi, eksportimi e përdorimi i drogave!
-krahinorizmat dhe lokalizmat e ndryshëm: hapësinorë e mendorë,
-ideja e kombit të dytë shqiptar,
-shpërfillja e klasës së mesme,
-kundërshtimet e disa institucioneve a grupeve ndaj gjuhës standarde,
-ndarja gjithnjë e më e kurdisur e shoqërisë në klasa,
-trajtimi i pabarabartë i dinjiteteve dhe i gjendjeve sociale,
-konfliktet e pandalshme të forcave politike,
-korrupsionet e ndryshme, që pengojnë zhvillimin e ekonomisë, të demokracisë dhe nxisin urrejtje ndaj shtetit,
-nepotizmi me të cilin favorizohen përkatësitë e fetishizuara të kohëve të kaluara dhe shpërfillen aftësitë, dinjitetet, dhuntitë, meritat,
-shfrytëzimi i posteve politike për pasurim dhe për privilegje të llojllojshme,
-shpërfillja e shkencës dhe e kulturës sado në vendet e zhvilluara demografike çmohen si bazë mendore e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit,
-jeta në varfëri të skajshme e një pjese të popullsisë,
-papunësia, sidomos e të rinjve,
-shpërnguljet e të rinjve dhe të intelektualëve.
E të tjera.
Çka të bëjmë për të mënjanuar këto dukuri, gjendje, veprime, mendime, ide, politika kundërbashkuese?
Përgjigja ime është: universiteteve, kolegjeve dhe institucioneve shkencore e kulturore iu takon rol i veçantë për mbrojtjen e kohezionit shpirtëror, shoqëror e mbarëkombëtar prej të këqijave të sipërthëna. Ato e formojnë, e ngrisin brezin e ri me dije shkencore, me kulturë, me aftësi të përgjithshme për ruajtjen dhe pasurimin e atij kohezioni shpirtëror, shoqëror e mbarëkombëtar.
Të mos harrojmë se në vitet tragjike të historisë jemi mbajtur qëndrueshëm para së gjithash në sajë të atij kohezioni shpirtëror.
Hajdeni t’ia kushtojmë kujdesin e duhur, të nevojshëm kësaj vlere madhështore që na ka bërë të qëndrueshëm, të fortë në vitet më të vështira të historisë, që na bën sot dhe që do të na bëjë të qëndrueshëm, të dijshëm të nderuar e të fortë gjithmonë.
Ju falemnderit për vëmendjen me të cilën i dëgjuat këto fjalë.
Prishtinë, 24.6.2021

Share This Article
4 Comments
  • nuk di ca ke thene profesor; kerkon kohezion shpirteror midis nje gruaje islame qe ve nap te zeze ne fytyre, sa tremb foshnjat ne rruge dhe pjeses tjeter te komunitetit ?
    dhe po s’ qe ndonje ushtare e isis-it, ajo behet shkak pyetjesh per femijet .
    a eshte e lehte profesor te bindesh, edukosh e sqarosh femijet me komente per dhjetra fe’ e sekte ne shqiperi, kur t’a zeme ne itali nje fe’ ka populli atje dhe s’bindet, qe te mos mare edukaten e boseve te mafjes, korrupsionit e pa barazise sociale ??:..

  • Dualizmi pervers tek ky individ ne pamje dhe emer: qose me mjeker,pasqyrohet dhe ne formimin e tij:
    Nje dashurues i semure i pushtimit te erret dhe denatyrues 5 shekullor osman,por qe mban,ne te njejten kohe dhe titullin akademik te nje shteti europian.
    Megjithate,kjo eshte nje pjese e te keqes,,pasi mund te ndodhe kudo nje mutacion gjenetik,ku qeliza e vecante,me informacion te ndryshuar ze dhe zmadhohet dhe sulmon qelizat normale(sulmet e verbra te qoses ndaj Kadare etj,)ne trupin e identitetit historik kombetar shqiptar.
    Por tragjedia e vertete historike shqiptare,qendron me tej, ne ate,se nje ekzemplari i ketille,duartrokitet nga nje turme e tere,qe vazhdojne ti bejne hosana pushtimit mynxyroses aziatik,duke filluar nga ajetollahu jone rama me tere shpuren e tij te sundimit dhe Hamza-llaret e pafund,kolone,apo me tru te deformuar nga pushtimi, ne menyre irreversible.

  • Pasuesi DENJE Rilindas -Na THERRET!…

    O njerez NJEREZ ne jeni te tille..DEGJOENI ?!

    Degjoj te Madhin Rexhep Qosia,qe flet duhet folur,per kohen qe jetojme,ne interes te Kombit tone. .MBAREATDHE-me shqiperine MEME ne qender.
    E nisa diten une,Bashkekohesi i tij,(lindur 15 dite para tij,10 Qershor),mes Dangellise Naimjane lindur; fjalet e Rilindasve te mbedhenj Frashellinj e mbare vendi- degjuar te parat… Te tilla lexova dhe sot 85 vjecar,ne fjalimin e te Madhit mbarekombetar-Rexhep Qosia.
    Ditet jubefshin NJEMIJE dhe-FJALA dhe VEPRA e TIJ u realizofte.UNITETMBAREKOMBETAR! Mbrodhesi i nderuar Akademik rexhep Qosia, pas 85 viteve jete,per ATDHEUN ju,nje jete perkushtuar-vijimtar-RILINDAS.
    Mjaft me me KOMENTE-percarese!…
    Me Ju i nderuar Pr. Akademik Rexhep Qosia-thene:
    *HAJDENI tia kushtojme kujderin e duhur,kesaj VLERE-MADHESHTORE,-qe na ka bere te forte e te qendrushem….* Kryefjale e RILINDASVE tane!
    Ditet NJEMIJE PROFESOR -fjala juaj VEPRE!

    *Qente le te lehin KARVANI shkon PERPARA!* kjo nga mbi 80*Pasues veterane*-Toronto-krah per kra!

    Biri Dangellise Naimjane:
    85 vjecari : *Pasues veteran*;

    Toronto 26-06-2021 Guri Naimit D.

    • Ke kohe o i gjore,qe ke rene nga uturaku dhe po e ben tani kaken ne dysheme,por duke te lene dhe truri dhe nuhatja,vet ti nuk ndjen gje,por vec kundermon dynjane,kush guxon te hapi dericken tende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *