Koka: Duka e të tjerë do rikthehen tek ekipi që do qeverisë për 16 vitet e ardhshëm

editor

Do ketë një përmbysje spektakolare në qytetin e Durrësit – thote Lefter Koka i LSI ne nje interviste ne emisionin ZIP ne Vizion Plus. Pyetjes: “Si e keni parë veten në këtë koalicion, duke pasur parasysh që tashmë përballë do të keni dhe Agron Dukën, i cili duket se do ju dëmtoj?” – ai i pergjigjet:

Zoti Duka kandidon me Partinë Republikane. Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e kësaj qeverisjeje por edhe Partisë Republikane, të cilën përfaqëson zoti Duka. Nuk besoj që dëmet koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun. Dhe shumë personazhe të tjetër që nuk janë më pjesë e këtij ekipi, unë do të thoja që ata shumë shpejtë do bëhen objektiv dhe do të largohen nga emocionet emotive të fjalës. Mendojnë që janë gjendur të tradhtuar, por unë besoj që ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e këtij ekipi të madh për të drejtuar vendin në 16 vitet e ardhshme. Unë besoj 23 qershori nuk është zgjedhje vetëm për 4 vjet.

Duke folur per programet PS-PD, Koka thote:

Të kesh si slogan mirëqenien dhe punësimin nga Partia Demokratike, do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Ai që gjeneron punësim është pikërisht biznesi privat. Unë ju garantoj që ka të paktën 200 mijë njerëz më pak, që janë larguar nga aktivitete të ndryshme private. I vetmi punësim që ka arritur të bëj kryeministri Berisha është vetëm 92 mijë të punësuar në administratën publike, ku ka kërkuar që një pjese që nuk janë simpatizantë të kësaj force politike, ti imponojë këtë filozofi të saj. Ne gjendemi si koalicion i majtë me Partinë Socialiste, jemi shume konkret. Gjithsesi formula na mundëson që vota të majta të koalicionit të mos numërohen dhe të mos i jenë numëruar koalicionit të djathtë dhe besoj që shifrat do të jenë të ndryshme dhe besoj që do të jetë me të vërtetë një përmbysje spektakolare në qytetin e Durrësit.

Share This Article
8 Comments
  • jua them un jju ,,klani i zemunit smundet kure ta mundi trustin e geshtenjave ,,,ne jemi ndryshimi per para sb

  • Ky paska nevoje per doktor me siguri.Keta te LSI njeri i bije thumbit tjetri patkojit.
    Manjani thote ma shume se dy mandate nuk te voton ndersa ky thote kater.
    Cojeni merrni ne doktor nje kure para 23 qershorit se ma vone nuk i bene derman

  • Ky as Duken nuk njihka.

    Degjoni o milet cfar thote,do rikthehet te ekipi i ngjalave.

    Po kur?

    Kur te bjere shi ne shkretetire?

    Apo kur te rrotullohet Hena nga krahu i kundert.

    Megjithese sot nuk ish as 1 Prilli.

  • Durresak torollak keta tradhetare si ke me hak, Me pare kete Koken Berisha e shante dhe nuk e linte te kandidonte per kryetar bashkie per te dyten here bile Saliu te parin qe arrestoi kur erdhi ne pushtet ishte i vellai i ketij te fundit ,Me shume se Spartak Brahon dhe Kokat Berisha nuk ka sulmuar ne shume v ite ne durres me pas i perdori si mish per top vetem e vetem te mbante qeverine.U shane u peshtyne u sulmuan dhe shume shpejt i harruan te gjitha cu thane Votat e te majteve ne tirane e durres keta Levizja Socialiste e Interesaxhinjve i kaluan Saliut qe do e nxirrnin ne pension, tani kaluan ne opozite 2 mujore,Ne qofte se Berisha premton qe nuk do i marre ne qeveri me shume deshire do ja japim voten vetem qe kurvat politike te mos vijne me ne pushtet,Jane bere politikanet njelloj si futbollistet qe shiten mes klubeve..Durresake O votoni Lufter Paxhellin o votoni Gazmend Oketen djalin fjalepak e te urte te qytetareve durrsak ,

  • LSI-ja si gjithmone eshte delfin ne gjirin e te majtes.Ky mafjozi sipas vete shokut Berisha i ben keto deklarata qe te rreje socialistet e trashe per ti dhene voten kokes e malajt se me demek keta bajgurina do kthehen serisht me ps-n.dhe si perfundim te kalojne me pd-n.Yt fare e keqe.

  • Ka edhe te semure qe merren me politike si ky Lefter Koka.Na trishtoi fare ky mjeran.Kerkon te rrije 16 ne pushtet.Ta marre per kater njehere pastaj te beje llogarite.Po kur ky lype 16 ,pse Berisha mos te qendroje 12.Eshte edhe me e pranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *