Koka: Kryeministrin e propozon forca e parë brenda koalicionit

anazapta

Deklarata e deputetit të LSI-së, Nasip Naço, ka turbulluar prej ditësh ujërat e politikës. Ndërsa kreu I PS-së, Edi Rama, e cilësoi dy ditë më parë si entuziazëm fushate, një tjetër deputet I LSI-së, Lefter Koka,   thotë në një intervist për “Panoramën” se mes PS-së dhe LSI-së nuk ka një marrëveshje për kryeministrin. Koka thotë se një gjë e tillë është e përcaktuar me ligj.

“Në mënyrë logjike, kushtetuese dhe morale, forca e parë politike brenda koalicionit ka të drejtën të propozojë dhe të ketë kryeministrin”, tha Koka.

Koka tha se LSI pret të marrë 15 mandate nga këto zgjedhje.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • 15 mandate??? Si keni marre kur u shkeputet nga PS ne 2003 jo me tani qe keni qene 4 vjet ne qeverisjen e vendit dhe keni pergjegjesine tuaj dhe ju.
    4 mandate i keni pasur + 1 mandat (S.Braho) qe jua dhuroi PS, 5 mandate ne total keni (LSI). 2-3 mandate aleatet e vegjel dhe 70-75 mandate PS-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *