Koka: Moratorium rreth 10 vjet të prerjes së pyjeve

redaktor

Ministria e Mjedisit prezantoi paraditen e së hënës aplikacionin “Mjedisilm”, që do t’i shërbejë  qytetarëve për të denoncuar abuzime të ndryshme ndaj mjedisit.

Ministri Lefter Koka tha në fjalën e tij se “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka bërë një punë të mirë në muajt e fundit”, por duhet bërë më shumë në lidhje me parandalimin e shkeljes së ligjit.

Jemi vend kandidat për Bashkim Europian dhe duhet të sillemi si europianë edhe me mjedisin. Duhet të parandalojmë prerjen e pyjeve dhe jo të kapim kamionët me dru; duhet të parandalojmë dhe jo të mobilizojmë njerëz për shuarjen e tij.
Kjo arrihet me përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe mendoj se ky aplikacion do ndihmojë shumë në këtë aspekt”, tha Koka.

Ministri Koka foli edhe për ligjin e pyjeve i cili shumë shpejt do të kalojë në Këshillin e Ministrave. “Duke u ndalur tek pyjet sepse vazhdojnë të jenë me ligj dhe pa ligj ne do të prezantojmë ligjin e pyjeve që konsiston në dy gjëra shumë të rëndësishme: Nga njëra anë do të kërkojmë një moratorium për rreth 10 vjet të prerjes së pyjeve me qëllim fitimi dhe nga ana tjetër do të kalojmë pyjet 100% në menaxhim të pushtet vendor,“ tha Koka

 

Share This Article
1 Comment
  • SHUME MIRE ….por edhe ata qe moren per shfrytezim vetem300m dhe punuan me vite te tera duke bere BATERDINE ne prerje pa kriter dhe u bene milionere nga MORRACAKE dhe ata qe i lejuan te japin PARATE E TEPERTA TE FITUARA ne kurris te PYJEVE.
    DHE te rivishet teritori per brezat e ardhshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *