Koka: Së shpejti, impianti i parë termik i trajtimit te mbetjeve urbane dhe industriale

Elton Tafaruci

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka vlerësuar punën e dikasterit në një projekt madhor me standarde europiane në qytetin e Elbasanit dhe deklaron se do të nisë në nëntor impianti i parë termik i trajtimit te mbetjeve urbane dhe industriale.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, ministri Koka shprehet: “Krenar per punen dhe angazhimin maksimal te ministrise se Mjedisit ne nje projekt madhor me standarde nderkombetare ne qytetin e Elbasanit. Incineratori i Elbasanit do t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe per here te pare ne Shqiperi aplikohet shndërrimi i mbetjeve në energji”.

“Në nëntor 2016, per here të parë në Shqipëri pritet të filloje punën me kapacitet të plotë Impianti i parë  termik i trajtimit te mbetjeve urbane dhe industriale qe do të prodhojë energji. Nga mbetjet do te përftohet energji me rreth 2.85 mW , nga te cilat 0.5 mW do te jene per vete impiantin dhe pjesa tjeter i kalon Bashkise se Elbasanit per te mbuluar nevojat e qytetareve. Ajo qe eshte me e rendesishme ndryshe nga landfillet e tjera, per here te pare Bashkia e Elbasanit per depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero”, shkruan Koka

Share This Article
1 Comment
  • Impiantet duhet te ngrihen falas nga te gjithe vendet e Europes qe sjellin mbeturinat.Si dhe me teknologji bashkohore.Transformimi i plehrave ne energji behet edhe nga vendet e zhvilluara.Perndryshej boten do ta mbulonte plehu duke i zen frymarrjen vetvetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *