Koka te M-ja nxit polemikat: TIME mendon që Hillari është djall?

redaktor

Revista e njohur TIME po kritikohet së tepërmi për ‘brirët’ e vendosura mbi kokën e Hillary Clinton.

Ka qenë pikerisht kjo foto kopertine që ka nisur polemikat.

Pyetja më e zakonshme që është dëgjuar përgjatë pak orëve pas publikimit ishte:’Përse kokën e saj e kanë vendosur pikërisht tek M? ’

Dy hapsirat e vogla mes kësaj shkronje mbi kokën e Zonjës Clinton ka bërë publikun të mendojë se ata kanë portretizuar atë që mendojnë për të, vetë djallin.

Megjithatë në deklaratën që kanë dhënë përfaqësuesit e TIME, shprehen se kjo nuk ka të bëjë aspak, ishte vetëm një rastësi / ResPublica

Share This Article
5 Comments
  • Shpjegimi është i thjeshtë.
    Asgjë nuk bëhet pa dashje, veçanërisht në revista të tilla me një staf stërmadh redaktorësh. Ato “brinjë” që i janë vënë mbi kokë; profili i saj me pantallona, që nuk përbëjnë veshjen simbolike femërore, por atë mashkullore, pra, si të thuash, kemi të bëjmë me një grua me “koqe” (a woman who has the balls); si dhe fakti që i shoqi ia ka dredhur në një çështje që e kanë marrë vesh edhe insektet e planetit përmblidhet shumë mirë në atë fotografi.
    Një grua e djallëzuar dhe e fortë, por që ka edhe një anë të dobët, sepse ia dredh burri!

  • E ca pastaj? Edhe Mikelanxhelo e beri Moisiun me brire, per nje gabim. I rrine kaq bukur. Nuk po them se Hillari eshte as njeri as tjetri. Po them se nese nje grua e zonja quhet djall, ashtu le ta quajne(njehere e nje kohe i quanin shtriga e i digjnin). Eshte alamet djalli, goxha ne krahasim me shume pa brire qe kane komanduar

  • une do thosha qe ka nje kuptim me ezoterik. Siper duhet lexuar “emit” dhe poshte “the clinton way…”

  • NE SHQIPTARET DUHET TE JEMI KRENARE NE JETE TE JETEVE ME EMRIN CLINTON. ME SHUME TE DREJTE STATUJA E PRESIDNETIT CLINTON NDRICON PRISHTINEN E KOSOVES SHQIPTARE. ZONJA HILLARY CLINTON ESHTE KANDIDATJA ME E PREFERUAR KETU NE USA PER PRESIDENTE!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *