Kokaina në banane/ Shtyhet për të dhjetën herë gjyqi për biznesmenin Arbër Çekaj

Ornela

Shtyhet për të dhjetën herë në Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë.

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca dhe për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, dhe Armand Pezakun, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga nga porti i Durrësit në Maminas.

Ndërkohë, avokati i Pezakut, Ardian Visha kërkoi veçimin e çështjes. Avokati theksoi se ka gati konkluzionet që prej 26 dhjetorit, dhe seancat gjyqësore shtyhen, ndërsa kërkesa e tij për veçim të çështjes është rrëzuar nga gjykata.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Genti @……………………………………….

    Ky , ne qofte se nuk do te kalbet ne burg ,te nxjeri bosin e krimit , kaq e thjeshte eshte edhe ne qofte se ka frike per hakmarje qofte edhe te familjes deri tek femite e tij ,une i garantoj letrat e punes ne nje shtet te sigurt ne perendim.Te beje si te doje ??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *