Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përmes një deklarate për mediet ka përgëzuar Policinë e Shtetit pas kapjes së 614 kg kokaine, që vinte nga Kolumbia, një ditë më parë në Portin e Durrësit.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Antidrogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.
Duke e cilësuar si sasinë më të madhe të kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh, ambasadori Lu shkruan në deklaratë se ky veprim “është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje”.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit, për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës, mbyll deklaratën e tij ambasadori Lu.
e.k/dita

I nerumi zoti Lu,
GJURMO KOKAINEN NE RRITJE TE RILINDJES ENVERISTE QE TE KAPESH “PESHKUN E MADH”
sepse:
Edhe Sajme Qorri e paraqiti si FITORJE te Partise kokainen qe gjermat zbuluan ne Xibraken e Taulant Balles, ku Rilindja kishte emeruar si administrator nipin e MONSTRES Enver Hoxha