Nga Astrit Patozi
Desha të them edhe unë dje diçka për këtë mullarin e drogës, që u kap në Durrës, por pastaj u stepa. Ndoshta ngaqë nuk më dilte llogaria për të sharë policinë, sepse i trembesha pyetjes që po të mos kapej, çfarë do të thoja?
Dhe policët e shkretë, në të gjitha rastet, dy zgjidhje kishin, ose ta kapnin, ose ta linin në punë të vet drogën. Ata bënë njërën prej tyre, besoj se për të gjithë, më të mirën.
Sigurisht, secili është në të drejtën e vet ta zhvillojë fantazinë dhe të kërkojë hesap se pse erdhi deri këtu dhe çfarë donte droga në Shqipëri. Mund ta lidhë këtë me kë t’i doje zemra edhe pa pasur nevojën e analistëve të kronikës, të cilët thonë çfarë t’u dojë qejfi në edicionet e darkës. Edhe kur nuk japin asnjë provë dhe fakt, por vetëm duke cituar burimet e tyre, te cilat një Zot i di në ekzistojnë apo jo. Por unë vetë e kam të vështirë që si opozitar të entuziazmohem vetëm nga fakti që droga u shkarkua në Shqipëri.
Sepse di qe në Shtetet e Bashkuara për vite të tëra drogën e kanë transportuar me nëndetëse, avionë dhe me gjithëfarë mjetesh të tjera, në një betejë epike titanësh, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes mafias dhe agjencive më të specializuara amerikane.
Di gjithashtu që në vendet kryesore të BE futen çdo ditë kuintale me kokainë, pa bërë shumë kujdes për emrin e shtetit apo qytetit, por është po aq e vërtetë që atje luftohen çdo ditë dhe pa mëshire trafiqet dhe trafikantët.
Ndaj nuk kemi pse turpërohemi vetëm për faktin pse droga vjen edhe në Shqipëri, sepse askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për plan-shpërndarjen e karteleve kolumbiane. Fakti qe na kanë zgjedhur për zbarkim nuk na bën, as më të mirë dhe, as më të këqinj se të tjerët.
Por policia e shtetit duhet japë llogari deri me një për gjithçka ndodh brenda territorit të Shqipërisë, siç është, fjala vjen, deri në grykë e zhytur dhe e implikuar në kanabizimin me licencë qeveritare të vendit për vite me radhë.
Përgjegjësi, e cila duhet të fillojë të mbahet pa dyshim nga peshqit e mëdhenj të politikës, që nga Edi Rama e duke vazhduar pastaj më tutje.
Por për këtë rast, me kaq sa dimë deri tani, mendoj se policia e meriton një përshëndetje për aksionin e djeshëm, sepse nuk ishte arritje e vogël. Nëse nesër do të dalin fakte te reja kompromentuese apo droga do të vërshojë e patrazuar ne të ardhmen, këtu do të jemi prapë dhe do ta themi.

Ore Patoz.Rri ne gadishmeri si krokodile gjahune e vet.QWe kur ti turresh Rames te kesh se cfare ti thuash.Pershendetje nuk e ben dot.Edhe pse policia e pushtetit te Rames mori pergezime nga vendet komeshi te huaja.Ndersa ti vashdo te stepesh se i stepur ke ken gjithe jeten ne kahun gabim te shtreber.Nuk ndryshon dot, je kerbishtor i kurrizit te SHQUP-it.Stepes dhe shpifen kur te tjeret pergezojne.Jazek buka qe ke hanger e rritur shtatin sa nuk rritesh ma.Ju kane ngordhur morrat keni mbet vetem me te lehura derisa te putheni me Vettingun.
Kuptohet qe SHKRIM-KENDIMI juaj nuk mund t’i kaloj caqet e shpelles apo te universiteteve FAKE VICIDOLJANE. Por ajo c’ka me ben pershtypje:Ti politikan???? O KUJE! S’ka mundesi. Ti shkruan si Kryetar i Frontit Demokratik me profesion karrocier. Shkrimtar???? Jo e jo. Edhe nje gjimnazisti (kuptohet jo shpellash) do t’ja kishe zili nje hartim apo shkrim per ngjarjen ne fjale. ANAL apo analist???? PO, por i CLASS-it medioker….
Mjere vatani e mjere mileti,
Nga politikanet qe zgjodhem prej veti….
Nuk arrite dot te dalesh nga gjoli,e perzive me mllefin se ke Brenda ne shpresen e fshehur se ndoshtake akoma karta per tu kthyer protagonist tek persheshi
pse o i nderuar PATOZI permend Edi Ramen dhe3 nuk permend babain tend shpirteror Sali Ram Berishen,protagonistin e te gjithe te keqiave qe i kane mbire Shqiperise gjate 23 vite te ..” demokracise..”