Në kuadër të operacionit të antidrogë “DOSES” një 35 vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për trafik droge.
I arrestuari në flagrancë është shtetasi Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër si dhe po ndiqet në gjendje të lirë një 25 vjeçar, me inicialet L.K, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti një sasi të vogël kokaine, armë zjarri, municion luftarak si dhe sende të tjera.
‘Arrestimi i shtetasit Anton Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L. K për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartë përmendur iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

