Dy të rinj në Trianë janë kapur me lëndë narkotike dhe janë vënë në pranga, në dy raste të ndryshme. 23-vjeçari Zenel Sedaraj, u kap të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin “Nënë Tereza”.
Atij iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Po në të njëjtën ditë u ndalua edhe 31-vjeçari Florjan Hyka, banues në Tiranë, menaxher në një lokal.
Në rrugën “Abdyl Frashëri”, në lokalin e menaxhuar prej tij u gjet e hedhur në dysheme një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë 0.7 gramë.
