Një bandë e cila trafikonte drogë është shkatërruar këtë javë në Argjentinë, pasi policia ka gjetur kokainë dhe marijuanë të fshehur brenda trofeve false të Kupës Botërore.
Gjatë bastisjeve të kryera në Isidro Casanova në La Matanza Partido të Buenos Aires-it janë arrestuar gjashtë të dyshuar, pasi 1.5 kg drogë janë gjendur brenda topit të trofesë false dhe dy armë janë zbuluar përgjatë bustit të saj.
Zyrtarët janë shprehur se “banda kishte shfrytëzuar ‘bumin’ e shitjeve të Kupës Botërore 2018”.
Ndërsa ministri i Sigurimit në Buenos Aires, Cristian Ritondo deklaroi:
“Dënimet për trafikun e drogës duhet të respektohen rreptësisht, pasi trafikantët nuk dalin nga ai lloj biznesi. Ata që janë të burgosur, duhet të vuajnë dënimin e tyre deri në fund”.
Ai përfundoi së thënuri se “është e rëndësishme që ata të burgosen, në mënyrë që të mos kthehen më në atë biznes”.
s.a/dita

Mafiozet e trafikut te droges vetem……plumbi nuk i kthen me ne ate biznes.