Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i ka shkruar një letër Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, në lidhje me vizitën e fundit të Ilir Metës në Bruksel.
“Duke e pritur Ilir Metën, ju i keni dhënë besueshmëri një personi që ndan fajin për “demokracinë” jofunksionale në Shqipëri. Unë supozoj se ju jeni në dijeni të gjyqit të Metës për korrupsion. Por për çdo rast, më poshtë keni një link që ju çon tek videoja ku tregohet Meta duke diskutuar për një ryshfet gjigand, dhe kjo video është përdorur si provë për ta paditur atë. Për fat të keq, Shqipëria ka gjykatësit më të mirë për t’u blerë, dhe Meta e Sali Berisha manipuluan provën për të nxjerrë Metën të pafajshëm. Në këtë mënyrë këta banditë u tallën me konceptin e shtetit të së drejtës në Shqipëri,” shkruan Kokalari.
Sipas tij, Meta dhe Berisha janë arsyeja pse Shqipëria është kthyer në kleptokraci.
“Meta dhe Berisha e kanë përdhunuar sistematikisht Shqipërinë dhe më poshtë është një artikull në lidhje me marrëveshjen e ndyrë për Albpetrolin, që është thjesht një shembull nga të fundit për mashtrimet e tyre. Ata janë mashtrues të përkryer, që ju thonë ju pikërisht atë që doni të dëgjoni ju, për të përmbushur objektivat e tyre egoistë. Mos kini asnjë dyshim se ata janë arsyeja kryesore pse Shqipëria është kthyer në një kleptokraci autoritare. Nëse vërtet doni të çoni përpara integrimin e Shqipërisë në BE dhe të bëni diçka të mirë për hir të popullit shqiptar, ju duhet të ndikoni që të largohet nga pushteti Berisha dhe Meta, për të shkuar pas hekurave, aty ku e kanë vendin”.
Po cfare keni ore me Meten,?Vjedhjet nuk i ben vete ai i ben Leshko,Vasili,Naco,Sonja ,Tavo,Iliri nuk vjedh gje me doren e tij,mos i bini ne qafe kot se gjynah.L eshko edhe kur me thote qe ti vjedh noj tender nuk ja jep tee gjitha Ilirit i mban 5% per vete e mua me thote se gjoja ja kam dhene te gjitha,por une e di se me thote Monika se sa i ka dhene hahahaha dhe ai budalla mendon se una nuk e di hahahah’Ia kishte lyp edhe Gentes dhe,i kish thene “mos i trego Lumtorit”ajo nuk ja kishte dhene ,por mua me tregoi,hahahaha e mo Leshko xhepisti eeeeee hahahah
..kjo foto tregon se sa te pa ndershem,te pa sinqerte jane dhe politikanet e Europes..!
Bravo Geri Kokalari,i vetmi vend per keto fytyra eshte burgu.
Nuk ka iluzione,
Për burrin pa besë,
Qeveria bajgë,
Është ndarë në dy pjesë!
Po thonë disa njerëz,
Dykëmbësha me brirë:
“Gjysma bajgë e Metës,
Është bajgë e mirë!”
Po nuk ndryshon kurrë,
Ajo që bën lopa,
Mbetet po e njëjta,
Dhe ta ndash në copa!
S’është më patericë,
Tani skraparlliu,
Po është dyfeku,
Që mban xha Saliu!
Dyfeku i Salës,
Kundër gjith’ armiqve,
Ndaj dhe sot është Meta,
I ligu të ligjve!