Kokat e nxehta të partisë nuk kanë nevojë për thërrimet e tepsisë

redaktor

Jam gati të vë disa baste,
me Monika Kryemadhin këto ditë,
se baza e partisë s’është aspak entuziaste,
që LSI-ja po del në opozitë!

Njerëzit e thjeshtë të partisë,
dhe jo vetëm sipas Arben Dukës,
përpara heroizmave të Petrit Vasilit,
mendojnë për tavolinën e bukës!

Kokat e nxehta të partisë,
që tundin podiumet si tërmeti,
nuk kanë nevojë për thërrimet e tepsisë,
se kanë rogë të majme deputeti!

Kokat e nxehta të LSI-së,
e prishën marrëveshjen me kast,
ndaj baza heroike e Partisë,
s’ka pse të jetë entuziaste nga ky rast!

Petrit Vasili e ka nisur opozitën,
larg nga qetësia dhe dashuria,
po unë them që është i nxituar,
se LSI ende s’ka dalë nga qeveria!

Bazës i kërkon pa fund sakrifica,
të ngrejë mbi Ramën furtunë,
po jo kaq e rreptë-moj Vasilica,
se baza nuk do luftë-por do punë!

Bazë e LSI-së është heroike,
ndofta më heroikja në këtë vënd,
po “s’mund të japi jetën” për njëzet karrike,
që LSI-ja i ka në Kuvënd!

Kryemadhi me Petrit Vasilin,
që rezultoi një goxha kokë,
janë akoma në eterin e shtatë,
dhe s’janë aspak me këmbë në tokë!

Mijëra nga LSI do të mbeten,
sërish në strukturat shtetërore,
ndaj s’kanë arsye “të hanë” veten,
për të bërë opozitë “madhështore”!

Kokat e zjarrta të LSI-së,
marrëveshjen me PS-në e prishën ditë për ditë,
dhe bazën e partisë s’e pyetën aspak,
se kishin vendosur të dilnin në opozitë!

Ashtu siç nisi mbaroi,
i gjithë procesi zgjedhor,
por PS e LSI janë bashkë,
në gjithë pushtetin vendor!

Bashkëpunimi i mëtejshëm tani,
duket që as mund të mendohet,
por të paktën me pak qetësi,
marrëveshja për pushtetin vendor mund të shpëtohet!

E majta Kavajën e humbi,
ngaqë më vete konkurroi LSI-ja,
të përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore,
shumë do humbasin që të dyja!

A. Duka

Share This Article
3 Comments
  • Duka lere politiken se je çdo dite e me teper je KONFUZ
    As na thua òbehet ne bordellon e Jales ku kercasin droga dhe silikonet e gjoksit e bytheve si KARPUZ

  • Baza e LSI nuk rron dot,jo 4 vjet,por as 4 ore pa pune,sepse jane mesuar me luge te madhe ne pushtet.keta jane drejtore,tatimore,kontrollore,arsimore,CEZ-ore te PD,qe per te ruajtur vendin e punes kaluan tek LSI.Keta jane katundare,qe e kane mesuar zanatin me komunat e Saliut,zbriten ne qytet me Ilirin dhe po gjuajne Aqifin e Peqinit,mos i afron tek PDIU,se ajo parti eshte e sigurte ne koalicion edhe po s`deshi Shpetim Idrizi,se 3 deputete i zgjodhi Qifja,kurse Idrizi nuk zgjodhi dot veten.Aksionet e Idrizit ne PDIU jane afer 0.Por kuotat e PDIU ne tepsine e pushtetit nuk jane si votat e Ilirit ne 2013,por jane si uji i makaronave.prandaj qeraxhijte e vjeter te LSI do takohen me hanxhijte e PS.Tani do shohim jo me 2 keshilltare bashkiake,por seksionet e LSI,qe do ti bashkohen PS.Drejtoret i kane depozituar lutjet qe ne 25 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *