Koke: Ronaldo është atlet, ndërsa Messi është ‘Zoti’

redaktor

Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo janë gjithmonë një çështje në Spanjë, se cili prej tyre është më i mirë, dhe një mendim të tijin e dha dhe Koke i Atleticos së Madridit, i cili pavarësisht golave të shumtë të shënuar nga portugezi, vlerësoi më tepër argjentinasin:

“Të dy janë dy futbollistë të mëdhenj dhe është e vështirë të bësh një krahasim mes tyre, por Cristiano është një atlet ndërsa Mesi është vetë Zoti, kur e sheh në fushën e lojës të le pa fjalë. Mbulimi i tij është gjithmonë i vështirë, dhe i Ronaldos gjithashtu por me Mesin hasim më shumë probleme”, tha Koke.

Gjatë verës u fol për një kalim të mundshëm të Kokes te Barcelona dhe futbollisti shpjegoi arsyet e qëndrimit të tij në “Vincente Calderon”: “Barcelona ishte një ndër skuadrat e shumta që më kërkoi, por unë doja të qëndroja te Atletiko. Nuk kisha fituar ende aq sa mendoj me këtë skuadër, dhe nuk më dukej momenti i duhur për t’u larguar. Kjo skuadër do të vazhdojë të fitojë dhe ne si futbollistë po përmirësohemi gjithmonë e më shumë”, deklaroi ai. Koke është një produkt i akademisë së Atletikos së Madridit, me të cilin ka luajtur që prej vitit 2009, duke shënuar në total 14 gola në 121 ndeshje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *