Kandidatët e PS-së për qarkun e Vlorës kanë zhvilluar dje një bashkëbisedim me studentët e këtij qyteti, të cilët studiojnë dhe jetojnë në kryeqytet. gjatë bashkëbisedimit me studentët, kandidati i PS-së, Koço Kokëdhima, zbuloi dhe arsyet se përse ai vendosi që të garojë për të majtën në zgjedhjet e 23 qershorit. “E kam shpjeguar vazhdimisht që kjo është pozita ime për shkak të lidhjes së familjes sime me luftën LANÇ-it, për shkak të faktit që familja ime përfitoi nga reforma agrare dhe për faktin që e kaluara ime është një e kaluar si çdo djalë që vjen nga një familje e varfër”, citohet Kokëdhima në gazetën “Shekulli”.
“Në këto 15 vitet e fundit që kam investuar në media, kam bërë edhe shumë konflikte në politikë. Kam pasur shumë përplasje dhe kontakte me të gjithë aktorët e politikës. Gjatë kësaj kohe kam bërë biznesmenin, nuk kam bërë politikanin. Unë nuk kam bërë as inxhinierin, nuk kam bërë as futbollistin dhe as shumë gjëra të tjera që thotë Saliu. Ai mendon se unë kam bërë gjithçka: inxhinierin, marangozin, elektricistin, astronautin, kryetarin e KRRT-së, kryetarin e Prokurimeve Publike etj. Në kohë të ndryshme kam drejtuar biznese të ndryshme dhe asnjëherë nuk kam pasur ndonjë detyrë shtetërore. Kam bërë politikë me kapitalet dhe qëndrimet e mia, kam bërë opozitë, kam mbrojtur qytetarët dhe idealet e të majtës shqiptare. Gjithçka ka qenë e hapur, transparente. Ne bëjmë punë, nuk kemi kohë që të dalim çdo ditë e të merremi me Saliun. Saliu del poshtë e lart dhe shpif për mua. Ai e bën këtë gjë se nuk është në punë. Po të ishte në punë Saliu do të tregonte se si kanë shkuar investimet, pse dështoi me punësimin, pse humbën shqiptarët vendet e punës, pse u përkeqësua situata e krimit, pse u përkeqësua situata e arsimit dhe shpërtheu analfabetizmi, si ai klasik, ashtu edhe ai funksional. Po të ishte në punë ai do të shpjegonte pse i ka përqendruar pushtetet në një dorë të vetme, pse ka bërë një grusht shteti dhe ka rrëzuar të gjithë pavarësinë e pushteteve. Ai duhet të përgjigjet se pse e ka bërë qeverinë një guvë shtrigash nga ku shpif dhe hedh baltë mbi njerëzit, mbi individët, mbi qytetarët, përfshirë edhe mua brenda. Unë bëj pjesë tek ata qytetarë që nuk kanë pasur asnjë ditë pushtet dhe është e patolerueshme që ai zotëria të merret nga mëngjesi në mbrëmje me mua. E kam çuar Saliun vazhdimisht në gjyq. Edhe ai më ka paditur mua në shumë gjyq për të shkatërruar pasuritë e mia dhe për të më shantazhuar. Ai nuk ka fituar asnjë gjyq ndaj meje, ndërsa unë i kam humbur të gjitha gjyqet me të sepse Gjykata e Lartë në të gjitha vendimet shprehet: “Kryeministri Berisha nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë, e cila përbëhet nga gjyqtarë të emëruar prej tij apo të frikësuar”, tha Kokëdhima.
Mir o Koco me kete lloi demagogjie,por ti nuk boton asnje koment e asnje mendim qofte edhe nga te majte,ne Gazeten tende Shekulli?
Duhet te pranosh edhe kritikat sepse jan te vlefshme per ecurin tende!
Vertet Koco esht Shum here me i madh ne moshe,por shoh qe ka me pak eksperience,dhe per kete e kuptoj permes llafollogjise se tij,qe ta beje votusin per vete?
Nano ishte Rufjan per kete?
Saliun e voton Relegjoni,por jo inteligjenca, dhe deri diku ai ja ka aritur qellimin, per te mbajt pushtetin,deri me sot, me te gjitha metodat e diktatit Oriental!
Mendimi im ne nje fushate elektorale ishte se ktu luhet vetem nje show,por qe ne fund ky show ,duhet te perfundoj ne kompromis,per tu then qytetarve se edhe ne shqiperi ekziston “Demokraci”ashtu si ne vendet perendimore,ku flitet se votuesit votuan per partin qe kerkonte shumica??
Por shumica kerkon qe kapitali tu shperndahet shumices,atehere parate e Kocos duhet te behen Rush e kumblla se keshtu kerkon shumica!!
Koco, te jet per kohe, ti ke kohe sa te duash se rri nga 4 ore duke bere mbledhje torollakesh, duket qe je pa pune.
Po mos kishe kohe nuk do kerkoje te beheshe “i ngeshem” si Berisha, pra politikan.
Ti po kerkon te behesh politikan si Berisha. Nuk po kerkon Berisha te behet biznesmen si ty. Kjo do te thote qe modeli Berisha ka fituar mbi ty dhe mbi te tjere dhe jo e kunderta. Nuk di nese me kupton.
Keshtu qe qepeni gojen dhe mos flisni per moral se jeni te zhytur ne mut deri ne gryke. Ai pleh ka vrar njerez esht e vertet. Por nese jeni me te mir se ai merreni futeni ne burg, mos llapni si arixhofkat neper vende ku njerezit jane te detyruar tju degjojne
po he o koco mesoju studentave “Si te behesh milioner” duke punuar muaj te tere pa rroge. Ik o rezil se na hape barkun
Ky esht nje nga diversantet e Metes ne listat e PS bashk me Alfred Pezen, Evis Kushin Vexhi Mucmaten, Spartak Brahon dhe nja dy te tjere. Rama do qendroje kryeminister aq muaj sa do Iliri me deputetet e vet te drejtperdrejt apo te futur ne listat PS sipas pjeses se pashpallur te marreveshjes. Do lozin me Ramen si macja me miun, sic po bejn qe tani duke e ngacmuar me deklarata si ajo e Nacos ne Berat
Po sigurisht qe Koco do fitoje dhe dhume denjesisht. Ai nuk shet detin, po i sjell fitime shqiptareve. Ai nuk di te beje demagogjira te pavaza, po u pergjigjet me fakte qe te notat, e deri te cdo histori tjeter e paprovuar.Fakti qe eshte biznesmen, eshte gjeja me pozitive, jo vetem per te investuar ne shqiperi, si nje forme ku biznesi i qeverise duhet ti sjelli fitim dhe mireqenie popullit.
qendrimi i tij afer cdo sarandioti nga ku ka dhe origjinen, e ben shume me te kthjellet ne mneyren se si do i zgjidhi duke sjelle vertet Rilindje ! Suxese Koco
Vlora me Edi Ramen dhe Koco koedhimen ne krye do ti japi mandatin e pare saliut si gjysh me kohe te plote pas 23 qershorit. |Do marre fund epoka e gjobave ndaj biznesit dhe biznesmeneve sipas preferencve te saliut.
Berisha ka kohe qe nuk ka me qeveri.. Mbahet ne kembe nga tradhetaret dhe sahanlepiresit. Berisha eshte diversionisti me i madh i historise se Shqiperise. Merret me emra kot se koti.
O bishtqen, ashtu do mbetet kjo qeveri aktuale qe ba ka futur ne lemeri. Sarandiote qe skane buke te hane, qe skane infermier per nje gjilpere, qe hedhin domate ne det se skane treg ku ti shesin, qe skane bibliotek ku te mesojne nxenesit. Keto jane probleme qe duhen zgjidhur e jo llafe pafund te ziliqareve politik qe i ka hyre frika ne palc. Keto jane historite qe nje figure qe ka treguar se di si te jete e sukseshme, do i zgjidhi duke e bere dhe kete zone te sukseshme sic e meriton. Perpara Koco, per Rilindje 🙂
Saranda dhe Vlora Rilind me Kocon !
Keni per te pare se si do te xhirojë drita po te fitojë vertet Rama!Eshte bere perllogaritur qe edhe me mazhorance totale ” Krishtit”Rame do ti dalin Jago qe do ta kryqezojnë!Nje nga keta jam 99 perqind i bindur eshtë Kokedhima.Ai me porosite e Elezit vepron Edhe sot dhe neser do tregoje Edhe arsyen perse shkoi ne takim me Berishën kur asnje perfaqsues i shtypit opozitar nuk u ftua!Uroj qe Koco te fitoje se kam ngrene bukë me të,por do ti bejme opoziten me të forte,pasi shpesh guximin e tij intelektual e rrezon me budallalleqe në katror ngritur….Koha dhe Sovrani do jene deshmitare!Segmenti arkaik Elezi-Berisha-Kokedhima,nuk eshtë prishur dhe Kokedhima nuk ka sulmuar kush ispiron”ne guvë Berishën”,kur perdoni dihet bile perpak dhe une dikur shkova ne shtepine e tij te merrja “porosi”,si me tha “miku”qe i cuditur nga une,shkoi!…Rama eshtë edhe ne mes te disa judeve ku primar,eshtë Kokedhima!…
ky shtet sa vjen dhe me keq behet.. duhet ndryshim dhe njerez me vizion qe edhe ne te ecim perpara me te vertete.. saliu ka monipolizuar cdo gje dhe shqiperia sot eshte e pashprese..
eshte gjynah gjendja e sarandes ne keto vitet e fundit..nese ka nje shprese ajo nuk eshte te keta qe kane 8 vjet dhe me keq e kan bere saranden..duhet Rilindje per nje nga qytetet me te bukura dhe te vecanta te Shqiperise.
rama e meriton nje mundesi nga shqiptaret..ka punuar shum mire dhe ka treguar qe ka ide. ne kete moment ai eshte alternativa me e mire dhe e vetmja zgjdhje e duhur per ne.. palen tjeter e kemi pare qe ne tete vite ka qene e paafte per te ndryshuar kete vend.
eshte koha ti japim nje fryme tjeter ketij vendi. kjo qeveri 8 vjecare e deshtuar ne gjithcka thjesht na ka bere te jemi me te korruptuar me te papune dhe me me shum borxh publik qe na mbetet ne barre..duhet ta ndryshojme sa jemi ne kohe . ky njeri qe sot quhet kryeminister vetem ne kolaps di ta coje kete vend . nuk kemi me kohe per te humbur po duhet te fillojme nje kapitull te ri si popull.
sot ne si popull nuk kemi me institucione.. e verteta eshte se institucionet sot ekzistojne vetem si godina.. berisha ka uzurpuar cdo gje dhe sot eshte humbur besimi te institucionet. qe shoqeria jone te eci perpara duhet bere ndarja e pushteteve dhe jo uzurpimi si ai i saliut. eshte domosdoshmeri largimi i ketij individi qe vetem llafe ka por nuk ka bere asgje konkrete per shqiperine.
Saliu i ka dhene provat qe eshte armik i biznesit dhe armik i betuar i bizneseve te kundershtareve ideologjike. Nuk ka nga te kapet dhe kete fushate e ka perqendruar te Z. Kokedhima. Saliu Perdor si karten elektorale asetet e tij por nuk e gjykon dot ne platforma dhe ide sepse ne fund te fundit ai eshte nje biznesmen qe do te angazhohet ne politike dhe eshte ende i paprovuar. E kunderta ndodh me keta trimoshat prane Saliut qe kane bere biznes nepermjet pushtetit dhe gjithmone ne kurriz te shqiptareve