Koço Kokëdhima
Rilindja dhe PD duan të vjedhin edhe bojkotin!
Rilindja dhe PD janë në alarm, sepse shumica e shqiptarëve vendosën që të mos shkojnë në votime. Në kohën normale morën pjesë vetëm 35% e shqiptarëve. Këtu përfshihen edhe ata që janë të paguar dhe të gjithë familjarët e të punësuarve në shtet! Pa këta, në kutitë e votimit nuk do të shkonin më shumë se 10% e qytetarëve! Bojkot historik! Këto zgjedhje kanë treguar degjenerimin më të paimagjinueshëm të këtij shteti dhe të kësaj qeverie: janë zhvilluar përmes dhjetra shkeljeve flagrante të ligjeve dhe kushtetutës! Shtyrja e orarit të votimit u bë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe vetëm për t’u krijuar mundësinë kusarëve të dy partive të mëdha të mbushin kutitë, të bëjnë atë që kanë bërë në çdo palë zgjedhje. Bojkoti ishte përgjigjja e popullit për injorimin, shpërfilljen, braktisjen dhe nëpërkëmbjen që i është bërë këto katër vitet e fundit, po edhe në këto 26 vitet e tranzicionit. Partia ZGJIDHJA është në krah të qytetarëve shqiptarë në këto orë vendimtare për leksionin që po i japin kastës politike në vend. Sot ka filluar “Dimri i madh” për Rilindjen dhe baballarët e kësaj klase të diskredituar politike! Po vjen ora e gjykimit! Ky është vetëm fillimi! Fiter Bajrami është ditë e shenjtë dhe e bekuar, nuk ka lidhje me këta të mallkuar që duan ta përdorin si shkak për paudhësitë e tyre! Me këto veprime ata vetëm shpejtojnë fundin e tyre të pashmangshëm! #ZGJIDHJAmePopullin!#Zgjidhja!

Ku e pe bojkotin. Apo llogaritë edhe refugjate nje. shtate miljon .Ri aty ku je se ke shkar je bere mosmirënjohës. Kam pasur respekt për inteligjencen tende. Pamvarsisht nga ndonjë gabim a faj ne familje nok do hapim barkun tek te tjerët.
Nuk na the gje te re z.Kokedhima.
Te flasin qytetaret e lire dhe te pavarur nga politika per degjenerimin e ketij palo shteti te inkriminuar gjer ne palce, kjo do te ishte gjeja me normale. Por te flisni ju, “Beu i Jugut”, qe deri dje ishit pjese e pandashme e Ripjelljes, kjo eshte tallje dhe paturpesi e shkalles superiore.
Shkeputja (sa per sy e faqe?) nga Ripjerdhja, dhe iniciativa juaj per te krijuar ceten Zgjidhja nuk ju perjashton aspak nga bashkeautoresia apo bashkefajesia per cmontimin e metejshem te hallkave qe mbajne me kembe shtetin. Ju me veprimet dhe mosveprimet tuaja e ishit pjese e cmontimit.
Tani kerkoni t’ja ngjisni hallkat shtetit permes “Zgjidhjes”, pa u shpjeguar atyre akoma konkretisht, se do ua zgjidhni lidhset e kepuceve, apo do ua shtrengoni edhe me keq.
Vetting Vetting, Vetting !
Drejtesia vonon, por nuk harron !