Deputeti i PASOK, Pirro Dhima, shkaktoi shumë zemërim në media dhe në rrjetet sociale me komentet e tij kundër reformës territoriale në Shqipëri.
Por tani Pirro duket se ka ndryshuar mendje.
Të paktën kështu shprehet deputeti i PS, Koço Kokëdhima.
Ky i fundit thotë se ka pasur një takim në Qeparo me Pirro Dhimën dhe atij tani reforma i duket… e bukur.
“I shpjegova Piros pikëpamjen e Qeverisë shqiptare për bashkimin e Himarës me Vranishtin, çfarë përfiton Himara nga ky bashkim dhe çfarë ndryshon në territorin e saj, në përbërjen e popullsisë, në ekonomi, në strukturën dhe standardet e Bashkisë së re, etj. Gjithashtu i shpjegova se Dulja e Bollanua e kanë kundërshtuar këtë zgjerim të Himarës në drejtim të Vranishtit për interesa partiake e politike – shkruan Kokëdhima në FB dhe e mbyll me:
Ai më tha drejtpërdrejtë se plani juaj është i bukur dhe se do të flasë me autoritetet greke sapo të kthehet në Greqi,”
Por ca më vonë Pirro Dhima shkruajti në Facebook se harta e re është e papranueshme.
“Isha në Himarë këtë fundjavë dhe u takova me kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goro dhe me deputetin shqiptar, Kokëdhima. Biseduam për ndarjen e re administrative dhe e bëra të qartë se nuk e gjejmë të përshtatshme. Theksova se për Epirin e Veriut, ajo është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare,” shkruan Dhima në FB.

O Pirro o i pacipe prape e drodhe? te terhoqi veshin Athina qe e ktheve prape pllaken???
I pacipe je te njoh mire!
Të Dhimë qënkan të dy këta por njëri qënka i Dhimë nga koka 😛
Z Piro , nuk e di sa keni lexuar e lexoni lidhur me historine e Shqiperise ne pergjithesi dhe ate te Himares dhe te himarjoteve ne vecanti..Do t’ju sugjeroja , n.qe.se nuk ju ka rene vesh, te lexoni “”Kujtime per Himaren dhe shkollat e saj” te shkrimtarit shume te madh nga Dhermiu, Petro Marko, i cili thote:”Himara eshte e himarjoteve…”Besoj qe pjesa dermuese e Himares dhe e gjashte fshatrave qe e perbejne ate, nuk duan te quhen greke., por shqiptare
PO KY CFARE MUTIN DO NE HIMARE, KY E KA NDRYSHUAR SHTETESINE, LE TE MERRET ME GREKET TANI.
Sikur Shqiptaret te kenë Shtet, nuk do te kishim as Pirro dhe as Koço në këtë diskutim, sepse do te fliste shteti.
Ne nuk kemi dhe nuk besoj se do te kemi për shume kohë shtet ligjor, sepse po te jemi të tillë edhe për këta rast, do të paraqesnim me projekt-ligj që të shprehte qëllimin, fushën e veprimit, parimet dhe pjesën rregulluese, etj..
Nuk kemi ligj, nuk respektojmë as ato që kemi, ndaj flasin kushdo nga kafenetë. Për aq sa ka folur këtij Pirros duhet ti ishte hequr nënshtetësia shqiptare, me kohë.
Nuk ka shtet dhe flasin këta nëpër kafene.
Nuk ka shtet dhe protestojnë fshataret me tabela në duar. Ata as që e dinë se për çfarë flitet.
Nuk flasin as specialistët, as zyrtarët, flet komisioni, partia në pushtet dhe ambasadorët.