Kokëdhima kërkon sqarime për mandatin

Elton Tafaruci

Në përfundim të mbledhjes 40 minutëshe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe njëherë deputeti Koço Kokëdhima u ka kërkuar llogari deputetëve se përse e fut në rend të ditës mandati i tij.

Ndërsa kreu i grupit Gramoz Ruçi i është përgjigjur se: “Gjithçka që vjen nga Gjykata Kushtetuese kalon në rend të ditës të Kuvendit”.

Në dalje të mbledhjes, Valentina Leskaj e pyetur për referendumin për zgjedhjen apo jo të kryetarit të Partisë Socialiste, është përgjigjur se sipas mendimit të saj, nuk ka nevojë fare të mbahet një referendum i tillë./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *