Kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ dhe ish aleati i Edi Ramës, Koco Kokëdhima ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe fitoren e PS. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’ Koço Kokëdhima ka thënë se këto ishin zgjedhjet më të këqija dhe që nuk prodhuan asnjë lloj progresi.
“25 qershori shënoi zgjedhje pa asnjë progres. Ishin zgjedhjet më të këqija se ato të kaluarat dhe me standardet më të ulëta. Kjo provoi se ne kishim të drejtë për të refuzuar këto zgjedhje.
Duke qenë se ishin zgjedhje pa standarde dhe nuk do sillnin ndonjë gjë të re, ato nuk do prodhonin zgjidhje për popullin. “Zgjidhja” bojkotoi këto zgjedhje dhe ftoi edhe popullin për bojkot”- tha Kokëdhima.
Ai tha ndër të tjera se pjesëmarrja e ulët në votime dëshmoi se populli ka dëgjuar thirjen e lëvizjes ‘Zgjidhja’ për bojkot.
“Të zbresësh pjesëmarrjen në 9% është një shifër shumë e lartë. Ne nuk bëmë fushatë për të bërë zë në fletën e votimit, por për të bojkotuar zgjedhjet. Sa më i thellë bojkoti i këtyre zgjedhjeve, aq më shpejt do vijë reformimi i sistemit elektoral. Bojkoti shënoi rekord në këto zgjedhje”- tha Koco Kokëdhima.
Ndërkohë sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, ku PS mori 74 mandate, Koco Kokëdhima u shpreh se pavarësisht kësaj PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë.
“Sigurisht Rama mund të ndihet më komfort, por mund të ndihet edhe keq, pasi në këto zgjedhje luajtën rol blerjet e votave. Edhe pse me 74 mandate, PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë.
Këto zgjedhje nuk i kanë kuruar plagët e Shqipërisë, as plagët e zgjedhjeve, as plagët e ekonomisë, por vetëm sa i kanë mbuluar ato. Unë nuk pres që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet në qeveri. Këto janë zgjedhje të kontestuara dhe të anatemuara”- u shpreh Kokëdhima.

ha mut koco kokdhjeri,u zhyte ne lluc si derrat,se andej dhe erdhe!YT qelbanik!
ah mor Koco mbete tere jeten nje dhelper e keqe .
IDIOT Komplet.
Fjalet e Koco Kokdhimes do vertetohen nje me nje. Rama ka mandate deputetesh por ka me teper dhe gjendje skandaloze ne Ekomoni. Kolapsi eshte real ne shifra (per ata qe marrin vesh nga ekonomia). Kjo situate e ardhur vetem nga Rama per 4 vjet e detyron Ramen te ndaje pushtet se ashtu ndan dhe pergjegjesine e deshtimit ekonomik.
Koco flet se njeh mire gjendjen ekonomike te rrenuar. Dicka qe militantet truthate nuk e kuptojne.
Koqo! Meqe s’po ta vare njeri, sepse askujt nuk i bie me ne mend per ty, fol sa te duash. Ti kerkon qe njerezit te kujtohen se dikur na ka qen nje Koqo, qe duke abuzuar me mandatin e dhene nga partia, kerkonte te bente namin dhe t’na mbushte mendjen se ishte lider i madh!
Ti vertet do te mbahesh mend, por si ajo bretkosa qe donte te fryhej e te behej sa nje ka! Ti do te mbetesh ne memorien e miletit si nje ish dhe kaqe.