Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i heq mandatin e deputetit, ka reaguar vetë Koço Kokëdhima përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Kokëdhima shprehet optimist se rruga e tij politike nuk mbaron këtu.
“Nuk do të bëj asnjë koment rreth vlerësimeve tona për integritetin e Gjykatës, profesionalizmin apo për influencimin e saj në këtë proces tërësisht politik, qysh në nisjen e tij 2 vjet më parë. Do te presim vendimin e arsyetuar, për të kuptuar më mirë dhe plotësisht natyrën e këtij gjykimi. Në këto orë, kam marrë qindra mesazhe nga të gjitha anët e Shqipërisë, por veçanërisht nga socialistët e bazës dhe mbështetësit e Partisë Socialiste, nga miqtë dhe të njohurit e mi. I falënderoj nga zemra për solidaritetin e treguar. Me apo pa mandat Deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për Ju dhe për një Shqipëri më të mire. Gjithë jetën time kam punuar me pasion për një jetë më të mirë, jo vetëm për familjen time. Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”, shkruan Kokëdhima.

Ju duhet te pergjigjeni edhe para drejtsis per perfitime te jasht ligjeshme.Ate te veni filloje politiken.m
Koco mos u tund fare .Perplasua ne fyryre te pafyryrve se ne do te votojme vetem ty .