Kokëdhima: SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit

a.k.

Partia Zgjidhja e Kokëdhimës thotë në një deklaratë për media se PS dhe PD janë përfshirë në makinacione për Teatrin dhe i ka bërë thirrje komunitetit të artistëve të denoncojnë.

“Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. PD demek është kundër. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk! ZGJIDHJA u bën thirrje artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të denoncojnë deri në fund makinacionet e partive të vjetra” – thuhet në deklaratë.

Mazhoranca pritet të kalojë e vetme sot ligjin për Teatrin, ndërsa opozita ka njoftuar bojkotin dhe do mblidhet në Vlorë për të denoncuar sipas tyre lidhjen e krimit me qeverinë.

 

a.k. /dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *