Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, është shprehur se nuk do të kandidojë të shtunën në Asamble për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Por ai tha se do të kandidojë për një detyrë tjetër të cilën do ta shpalosë në Asamble.
“Jam në dijeni të shumë spekulimeve që janë bërë në këtë fushë. Është e vërtetë që ka pasur një debat mes meje dhe Ruçit, nuk ka qenë debat personal as për postin e tij, nuk kam qenë asnjëherë interesuar për të kandiduar për këtë post, nuk jam e nuk do të jemi interesuar për këtë. Unë kam respekt dhe punoj në mënyrë bashkëpunuese edhe me Ruçin. Por them se është pjesë e punës tonë që të shprehim pikëpamjet tona. Nuk ka gjëra që na ndajnë, kur ka debate shprehim pikëpamjet tona, por nuk kemi asnjë problem.
PS është një organizëm i gjallë, atje diskutohet idetë që kanë gjithë kolegët. Mendimet shkojnë për para, konvergojmë në dakordësi dhe çojmë punët përpara. Nuk do të jem as këtë të shtunë e as më vonë ndonjëherë, si sfidant për postin e sekretarit të përgjithshëm të PS. Do të kandidoj për një detyrë tjetër, do e shpalos në Asamble”, tha deputeti Kokëdhima.

Kokedhima politikan dhe njeri i shkelqyer. Deputet me popullin i merituar .I urojme suksese
Bravo Kokedhima