KOKËKORONAT

Ornela

 

Viktor Malaj

Legalizimi i të Keqes

Kohët e fundit, qeveria shqiptare njoftoi se po mendon mundësinë e legalizimit të prodhimit, shitjes dhe përdorimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Ndonëse më pak se shumë droga të tjera, është fakt i njohur dhe i provuar shkencërisht se edhe kanabis shkakton tek njeriu çrregullime të funksionimit biologjik dhe nervor. Ky ka qënë edhe shkaku që Konventa e Posaçme mbi Drogat e vitit 1961 e ka klasifikuar në grupet e drogave përdorimi i të cilave duhet kufizuar shumë. Po kështu, Ligji Federal Amerikan Për Substancat e Kontrolluara i vitit 1971 e rendit tek drogat e ndaluara dhe shprehet se kjo substancë “nuk ka kurrfarë përdorimi mjekësor të pranuar” dhe “i mungon niveli i pranueshëm i sigurisë “.

Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të botës, janë dënuar me heqje lirie mjaft individë, qoftë edhe për përdorimin e kësaj bime, në gjendje të përpunuar apo natyrore. Disa vende e kanë legalizuar dhe futur prodhimin dhe përdorimin e saj në disa korniza ligjore. Të tjera vende e kanë dekriminalizuar përdorimin vetjak të saj. Një nga qëllimet e legalizimit ka qenë goditja e paligjshmërisë. Fatkeqësisht, përvoja e këtyre vendeve ka vërtetuar se, pavarësisht kuadrit ligjor, prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm kanë vazhduar.

Nëse Qeveria shqiptare e ka seriozisht këtë synim, ajo duhet të krijojë një grup ekspertësh të përbërë nga mjekë, juristë dhe sociologë të shquar dhe nuk ka punë “të konsultohet” me grupet e interesit me çka nënkuptohet, më së pari, biznesmenët. Interesi i vetëm i biznesit është fitimi financiar dhe për hir të tij biznesi shpall të dobishëm dhe të pranueshëm gjithçka që ia siguron fitimin. Vetëm një raport shkencor që vë në dukje në mënyrë të hollësishme dhe të argumentuar efektet negative dhe ato pozitive të përdorimit të kanabisit, që shpjegon përvojën e vendeve të tjera dhe legjislacionin përkatës, që vlerëson kushtet dhe rrethanat shqiptare do të çonte në një vendim (ligj) të pranueshëm. Përrallat që thuhen se legalizimi do të sjellë kaq e aq fitime financiare apo vende të reja pune nuk i shërbejnë popullit. Fitime financiare dhe vende pune sigurojnë edhe veprimtaritë më të dëmshme në botë si prodhimi e trafikimi i armëve, i heroinës, kokainës, opiumit etj. deri tek prostitucioni.

Legalizimin e kanabisit nuk duhet ta bëjnë realitet as mendimet e vagullta qeveritare mbi përfitimet financiare dhe as nuk duhet ta pengojnë pohimet qesharake virusale të ndonjë opozitari që i bie qemanes vetë me refrenin: “Rama kërkon ta legalizojë kanabisin tani në prag të zgjedhjeve për efekte elektorale…”.

Personalisht, besoj se problemet e prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të drogave përbëjnë një nga dështimet e qarta dhe të dëmshme të njerëzimit në kohët moderne.

Fyellit në një vrimë

Bërja e Reformës Zgjedhore mbetet një nga kushtet e BE-së për Shqipërinë. Në vende të ndryshme ka ligje me përmbajtje të ndryshme për zgjedhjet, por askund si në Shqipëri nuk ka aq shumë pretendime, pakënaqësi dhe kundërshtime ndaj proceseve zgjedhore. Pavarësisht se ligji aktual, sidomos me ndryshimet e vitit 2008, ka disa të meta, shkaku kryesor i parregullsive dhe zhurmave tona mbetet ndërgjegjja jonë. Kur një shoqëri është e pjekur, kur ndërgjegjja shoqërore është në nivelin e duhur dhe kur klasa politike vë interesat kombëtare e shoqërore mbi egoizmin dhe privilegjet e veta, atëherë, me ligj apo pa ligj, proceset zgjedhore zhvillohen normalisht dhe pranohen ndërsjellë.

Tek ne, falsifikuesit dhe dhunuesit historikë të proceseve zgjedhore, ideatorët dhe zbatuesit e shumëhershëm të paligjshmërive dhe parregullsive zgjedhore na paraqiten si “viktimat” dhe ankuesit më të mëdhenj të padrejtësive zgjedhore. Ata që nuk munden të krijojnë besueshmërinë e nevojshme tek populli për shkak të së kaluarës së tyre të padenjë, të largët dhe të afërt, sa herë afrohet koha e zgjedhjeve vënë si kusht “krijimin e një qeverie teknike, të besueshme, garante për zgjedhjet” etj.etj.

Në vitin 2017 kërkuan krijimin e një qeverie hibride para zgjedhjeve dhe morën të gjitha dikasteret që kërkuan si garanci për procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe, megjithatë, humbën suksesshëm. Meqë humbja duhej të sillte edhe largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë dhe, rrjedhimisht, edhe monopolin e drejtimit nga birësuesi  i tij, Sali Berisha, vendosën të mos e pranojnë rezultatin me besimin se do të ishte alibi e mjaftueshme për të justifikuar qendrimin në krye të “udhëheqësit” humbjesjellës.

Tani kërkojnë të bëjnë pjesë të Reformës Zgjedhore kërkesat për “qeverira teknike” dhe zgjedhje të parakohshme. Duke e ditur që shumica legjitime nuk ua pranon, shpresojnë se nesër do ngjitë alibia e paramenduar se reforma “dështoi” për faj të qeverisë. Pasi kanë ndërmarrë gjithfarë veprimesh të papërgjegjshme, deri tek braktisja përfundimtare e Parlamentit, mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, shpallja e Parlamentit dhe e Qeverisë si ilegjitime, këto koka plot korona të pashërueshme e pranojnë Qeverinë si partnere dhe bien dakord me të vetëm për një gjë: të ruajnë sistemin aktual zgjedhor me lista të mbyllura. Edhe ditët e fundit ambasadorja amerikane znj. Yuri Kim ua tha me diplomaci se “Ne bashkëpunojmë në çdo vend me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime… Me qeverinë shqiptare kemi marrëdhënie të shkëlqyera…”. Tani, të vazhdosh t’i biesh fyellit në një vrimë pavarësisht se melodinë tënde e pëlqejnë gjithnjë e më pak dëgjues, kjo është një lloj vetëvrasje politike.

“Ramavirusi” i Opozitës

Administrimi i problemeve që lidhen me pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe ato të pandemisë së këtij viti kanë qënë deri tani dy nga gjërat më të mira që ka bërë qeverisja jo fort e mirë e Shqipërisë së sotme. E kapluar nga ethet e pushtetit dhe dritëshkurtësia e mendjes, opozita shqiptare besoi se do ta godiste pushtetin dhe ngrinte veten duke mbajtur thuajse të njëjtin qëndrim dhe demonstruar të njëjtën sjellje si në situatat e zakonshme. Megjithëse shqiptarët, edhe të pakënaqurit me qeverisjen, e shohin të gabuar taktikën e opozitës, taborri opozitar vazhdon t’i bjerë murit me kokë.

Pasojat e pandemisë janë mbarëbotërore dhe nga të gjitha vendet pritet rënie ekonomike për shkak të kësaj pandemie. Mirëpo L. Basha dhe disa llafazanë pa mend dalin çdo ditë në media dhe shpallin jo vetëm “dështimin e Qeverisë në lidhje me pandeminë”, por edhe pasojat ekonomike që ajo do t’i sjellë pashmangshëm ia faturojnë tërësisht Edi Ramës, duke e etiketuar si “Ramavirus”. Nuk besoj se ka ndihmë më të madhe për shumicën e sotme se sa të propagandosh me fjalë të kundërtën e asaj që votuesit e shohin përditë me sy.

Për të parë verbërinë opozitare po marr si shembuj dy nga mendjet tona politike më të vogla të cilave, fatkeqësisht dhe me përsëristje, iu kemi besuar disa nga punët më të mëdha.

Ish-Presidenti i vendit dhe Sekretari i Asamblesë së PD-së Bujar Nishani pohon: “Qeveria jo vetëm që dështoi totalisht në identifikimin e kësaj situate por me mosveprimin e saj në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të popullit ka kryer një krim të rëndë. Për të fshehur këtë dështim e këtë krim, gangsteri me pushtet absolut e futi vendin dhe popullin në një situatë psikologjike terrori dhe jetesën familjare, biznesin dhe ekonominë e vendit në një regjim ekstrem kolapsi…”.

Ashtu si edhe bashkëmendimtarët e tij pa mend, Nishani e fajëson qeverinë edhe pse s’e karantinoi (izoloi) vendin më heret, por edhe pse mori masat drastike të karantinimit qysh nga fillimi i marsit 2020. I dëshpëruar pse për tre muaj ka pasur aq vdekje nga koronavirusi sa shkaktoi qeveria e tij në 2008 për tre minuta, Nishani, duke fyer të gjithë mjekët dhe specialistët që merren me të sëmurët, konsideron si “mjekë të vërtetë” vetëm ata që i tregojnë atij se virusi ka qarkulluar në Shqipëri qysh në janar prandaj pohon se “Ka prova se koronavirusi ka qenë në Shqipëri që në janar 2020 por paaftësia e qeverisjes dështoi në identifikimin e kësaj situate”. Tani, këtu lind një pyetje: Cili ishte ai i aftë që provoi ekzistencën e virusit qysh në janar, si e provoi dhe pse s’e bëri publik këtë fakt qysh në atë kohë?

“Bilbili” zëçjerrë me emrin Petrit Vasili, megjithëse mjek nga profesioni, ligjëron se “Pesë shqiptarë që kërkuan azil politik në Norvegji në janar, pas testimit atje kanë rezultuar pozitiv por pa simptoma. Kjo provon se COVID – 19 ka qarkulluar që në janar në Shqipëri. Masat kufizuese të Qeverisë ishin tërësisht të vonuara, nuk kishin asnjë vlerë, ishin trashanike nga ana shkencore. Testimet ishin shumë të pakta, fshehën të vërtetën. U trondit sistemi shëndetësor. Masat kufizuese po përdoren thjesht dhe vetëm si shtetrrethim politik”.

Kur lexon këta dy “korifej” të mendimit, edhe një nxënës inteligjent do të pyeste: Ju zotërinj, ishit për masat shtrënguese, apo kundër tyre? O njëra, o tjetra! Si e provoni ju se pesë shqiptarët që rezultuan pozitiv me koronavirus në Norvegji ishin të infektuar në Shqipëri dhe nuk e morën atë gjatë ditëve që udhëtuan apo gjatë qëndrimit në Norvegji? Pse duhej që qeveria shqiptare t’iu bënte testet disa personave që nuk kishin asnjë simptomë dhe as ankesa për shëndetin e tyre? Nëse masat qeveritare ishin të vonuara dhe të pavlera se “sollën” dhjetë vdekje për një milion banorë, a mos duhen konsideruar të vlefshme dhe të marra në kohë masat e qeverisë italiane (me 500 të vdekur për një milion), të qeverisë amerikane (me 300 të vdekur për një milion) apo të qeverisë “liberale” suedeze (me 350 vdekje për një milion)?! Nëse Qeveria fshehu të vërtetën, pse nuk na e tregoni ju këtë të vërtetë me faktet? Pse dhe si “u trondit” sistemi shëndetësor dhe pse s’e pate ndërtuar ti këtë sistem aq të fortë sa të mos tronditej, kur ishe Ministër i Shëndetësisë?! A mos vallë pohimet tuaja janë halucinacione, trillime dhe perversitete si ato të kolegut tuaj pa karakter Bardh Spahia që jepte shifra fiktive për 40% më shumë vdekje në Shkoder gjatë këtyre katër muajve kur statistikat tregojnë se ka pasur dhjetëra më pak? A mos duhet zotërinj të filloni, ndonëse pa shpresë, kurimin tuaj nga viruset e koronamarrëzisë dhe koronapafytyrësisë? A e kuptoni ju se me përçartjet tuaja në vend që t’i siguroni shoqërisë ndryshimin e qeverisjes po ia zgjasni jetën kësaj qeverie që kemi?

Kokëkoronat e Internetit

M’u kujtua sërish këto ditë thënia e Umberto Ekos se “Është e drejtë që interneti t’iu lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë, por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët”. Vdekja e z. Maks Velo ishte humbja e një njeriu, një intelektuali dhe si e tillë, duhet t’i shkaktojë keqardhje kujtdo. Kjo keqardhje shtohet akoma më shumë kur të vjen në mendje fakti se tetë vjet të jetës së tij i kishte kaluar në burg sipas nenit famëkeq të “agjitacionit dhe propagandës”. Velo ishte vërtetë intelektual, por të përpiqesh ta paraqesësh si të veçantë dhe mbi gjithë të tjerët apo t’ia atribuosh intelektin e tij faktit që kishte lindur në Paris, siç bënte një gazetar i nderuar, është mendjelehtësi e papranueshme. Në Paris dhe në të gjitha metropolet e botës lindin, rriten e vdesin qindra miliona individë, të mirë e të këqinj, të ditur dhe injorantë, bamirës dhe kriminelë, të pasur dhe të varfër dhe fare pak prej tyre bëhen intelektualë. Maks Velon nuk e bëri intelektual vendlindja por dhuntia që i kishin dhënë krijuesit e tij dhe prirjet vetjake për studime e dije. Ai nuk mbaroi kurrfarë shkolle në Paris por u shkollua në Tiranë.

Duke e lënë mënjanë këtë shkarje të gazetarit, dua të përmend disa “opinionistë” anonimë interneti të cilët shfrytëzojnë hapësirat mediatike kompjuterike për të ndotur çdo ditë ambientet informative me fjalën e lirë por të ndyrë. Mustafa Nano dhe Agron Gjekmarkaj janë dy publicistë shkrimet e të cilëve i lexoj rregullisht edhe pse nuk jam dakord me shumëçka thonë e shkruajnë. Mirëpo, unë i lexoj sepse në shkrimet e tyre mund të gjesh gjithnjë mendim. Dhe kanë mendime sepse janë njerëz të shkolluar dhe të ditur që nuk mjaftohen me përsëritjet dhe çaprashitjet bezdisëse të jetës politike shqiptare.

Poshtë shkrimit të z. Nano, në botimin online, një lexues me pseudonimin “nord.al” i hakërrehej Nanos: “Unë besoj se injorantët si ti nuk duhen lejuar të dalin në TV se infektojnë njerëzit si koronavirusi”. Një tjetër, me pseudonimin luftarak “TT”, i sulej: “Ik ore debil me shkollë nate, u bëre ti fshatar skrapari të gjykosh vatikanin…”.

Dhe tani, një koment poshtë shkrimit të z. Gjekmarkaj për vdekjen e M.Velos. Lexuesi me pseudonimin “Ben” shkruante: “Ku ka arrit puna, Gjonmarkaj malok, idiot, pseudointelektual, shkruan për Maksin (Velo). O gdhë, o dru me pre. Që të shkruash ti për Maksin duhet me kalu 12 breza në Tironë”.

Keqshkrimi është e meta më e vogël e këtyre kokëkoronave paskompjuterike. Më i dëmshëm është formimi dhe karakteri i tyre. Sipas këtyre “filozofëve” kokëboshë dhe truthartuar, vlerat intelektuale të dikujt përcaktohen nga përkatësia krahinore, fetare, politike etj. dhe fakti që dikush ka lindur në fshat e bën atë automatikisht inferior në intelekt e dije në raport me ata që kanë lindur në qytet. Për këta mjeranë pa mend, llafazanë kafeneshë dhe bezdisësh tryezash, kultura dhe dijet qëndrojnë atje ku vë këmbët dhe jo në kokë dhe mjafton të kesh lindur në qytet e, sidomos, në “Tironë” dhe automatikisht je i ditur dhe kompetent.

Ky koncept budallenjsh është i pakuptueshëm, i papranueshëm në masë në Perëndim dhe ndër shqiptarët e civilizuar. “Filozofi Ben” nuk e di se para 12 brezash Tirana ka qenë thjesht një katund dhe se inteligjencia e saj u formua dhe konsolidua kryesisht gjatë shekullit të 20- të dhe përbëhet nga individë të shquar të dijes të qytetit dhe të ardhur nga Jugu e Veriu, nga qytetet dhe (kryesisht) fshatrat dhe që iu përkasin të gjitha besimeve fetare.

Tepria e budallallëkut me të cilin e mbushin internetin këta filozofë të marrëzisë e fyen inteligjencën njerëzore dhe përçmon kohën e shpenzuar për dije nga jo pak njerëz që shkruajnë në gazetat shqiptare. Të pazotët t’iu kundërvihen autorëve të shkrimeve me argumente dhe shkrime të tyre, këta përtacë të mendjes dhe luftëtarë të kotësisë hedhin gurët nga pas ferrave virtuale dhe i gëzohen inferioritetit të tyre intelektual.

 

 

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
28 Comments
  • Pershendetje Viktor,
    E lexoj gazeten Dita me shume kenaqesi,por Ju lutem na rrikthe vargjet e Agron Dukes.
    Faleminderit

    • Qeke ftof bash n’tajare bre Tajar. Jo se ke ngatarruar pa dashje emrin e poetit, por se s’ke thënë asgjë prej gjeje. Ndryshe nga ty, ushtari i panjohur të paktën i ka thënë nja dy fjalë kuturų sa për të justifikuar edhe kësaj here honorarin. Pasi e “përdhunoi” rishtazi si lepur pseudo-opozitën, ai iu turr nja dy komentuesve anonimë, me mendimin se “konfrontimi” me këta langaraqë do ja shtonte disi vlerat si letërshkrues. Kjo “ngërdheshje” ala-viktorjane më solli ndermend Don Kishotin kur luftonte me mullinjtë e erës. Shënjesrrimi i armikut imagjinar është taktikë e njohur për ta shpërqendruar vemendjen nga aktualiteti. Dhe cili është ky? Marrëveshja e mesnatës midis pardesybardhëve ramizalistë e 2008-ës, apo kalimi në “pronësi” (heu bre…) dhe maskarada me shembjen e ish-teatrit të popullit?

      Teatri shkrihet, kurva krihet i thonë këtij muhabeti.

      • Taras… , je nje cope kaqol , qe ploteson ketu idjotesite e komentuesve si “Beni” , “TT” e mjaft llumi , me banalitete qe na i sjellin zorret ne gryke e qe na i kane bere te pa durueshme leximin e komenteve ne kete gazete te shumelexuar nga shqiptaret ! Artikullshkruesi eshte nje gazetar i admirueshem , i ekuilibruar , i sakte , me logjike te ftohte e me argumenta te pa kundershtueshme , por “daullja bie , per ata qe kane veshe” , thote populli ! ! !

        • Po ku je bre çuni ilegal i fuck karaxhicit. Tëmen e sëmës ore. Të gjithe dobiçat bëjnë çmos qe ta mbajne sekret hamshorin e mamit kurse ti na paske dale cullak per te treguar se je bash pjella e vetëdeklaruar e karaxhiçit. Lum ripjerdhja për beqirat që ka.

  • DITA: Per çdo dite pres ne DITA qe te lexoi VIKTOR MALAJ.Sepse Ai eshte i drejt-per-drejte,i pa-anshem dhe me kulture te gjere demokratike perendimore.
    -Une nuk dua te argumentoj a perforcoj çka permendi VIKTORI,me te drejte.
    -Si ne çdo familje,edhe ne nje vend si yni,k/famijari,shoqeria do te bejne siç thot i madhi familjes,vendit.Nese babai do te shkoi ne DISKO-KUMAR,do te shkojne edhe djemt e tij.Nese i pari i vendit do te bej thirrje per destabilizim,lufte,gjak..edhe perkrahesit e tij do te bejne YXHYM perpara si ne 96,97,98,2019.Pra,fatkeqsia e ketij vendi ne 30 vite eshte vetem nje njeri-Sali Ram Berisha,i lindur,rritur,edukuare me mentalitetin e LEK DUKAGJINIT,ku lejtmotivi ka qene GJAKMARRJA.
    -Shembujt e treguar nga Viktori lidhen me diktatin e ketij njeriu,ku disa thone se..Sb nuk eshte me ne pushtet.Ai jo vetem qe eshte ne pushtet,por leviz te gjitha fijet e krimit ne Shqiperi,Kosove,Serbi,Greqi e Rusi.Mjafton te lexojme ne PAMFLET se Ai eshte agjent i shumfisht qe ne 1974 me pseudonimin “BISTURIA” dhe ” PENICILINA”.Keshtu,me Serbine e lidh gjysma e familjes,me Greqine e lidh shitja e detit,tentativat per faljaen e Himares,vorio-epirit,vorrezat Greke,Kishave e gjuhes Greke,gradimi i spiunit JANULLATOS,etj.Ndersa me RUSINE lidhet LOBIMI RUS i Lb i diktuar prej tij.E duhet thene se ne PD nuk leviz as MIZA pa urdherin e tij.LB eshte nje manekin firme borderoe.I prure nga UMNIKU-Kosove Ai i sherbeu DIKMARTY kunder UÇK dhe tashme eshte i detyruar te rrij gatitu para tij,ndryshe e oson si Azem Hajdari,Sokol Olldashi,et,etj.
    -Edhe problemi TK qe po trondit Shqiperine e Boten eshte skenar i tij per destabilizim,per shtimin e kushteve per hapjen e negociatave,ku ne 2019 ishin 2 e tashme jane bere 15,16..sa te doi Saliu,Luli,Mona,Vasili,Likja dhe …e djathta ekstremiste Europiane ti miratoi.
    -Dhe duhet pranuar se Sb ka kapur DREJTESINE dhe MEDJET qe ne 1992.Dhe ato nuk mund te behen me kurre,kurre..sa te jete mbi toke Sb.Dhe SPAK do jete nje “O” e madhe.ONM do te iki siç iku PRINC VIDI.
    -FLMDITA,FLM-V.MALAJ

  • Ju e perjashtoni veten nga thenia e Umberto Ekos?Ka pasur futbolliste qe shanin ne dhomat e zhveshjes ata qe do ti shanin ne
    Stadium,dhe me kete ndjeheshin te larë me gojëprishurit ne shkallet e Stadiumit!Doja te thoja edhe un diçka te “paarsyeshme”
    për analizën në fjalë ,por kur lexova qe ti kishe vënë rrufepritesin Umberto Eko,qe paska thene se, “Është e drejtë që interneti
    t’iu lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë,por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët”,
    ndrrova mendje,qe t’mos ndjehesha”Kokëkorona e Internetit”,por ta lija ty kete paradigmë si bumerang.Ju sugjeroni,”Nëse
    Qeveria shqiptare e ka seriozisht këtë synim, ajo duhet të krijojë një grup ekspertësh të përbërë nga mjekë, juristë dhe sociologë
    të shquar..”,por nga ana tjeter injoroni Mjekun Petrit Vasili(kundershtare i njohur i Kryeministrit) duke i vënë nofken “Bilbili” zëçjerrë!
    Kush e percakton se keta”mjekë, juristë dhe sociologë jan të shquar;hajdutet e”rilindjes” qe jan pothuaj te gjith te korruptuar,apo
    Kryeministri qe ka marre peng institucionet shtetrore dhe akuzohet si perdorues droge?Petrit Vasili eshte Mjek dhe politikan,ndersa
    Edvin D’Rama eshte politikan,mjek,jurist,sociolog,arkitekt,historian..por jo piktor!Keshtu qe,Kryeministri yne nuk ka nevoje te pyesi
    (as ka pyetur ndonjehere deri tani) ekspertët mjekë, “juristë dhe sociologë”!Apo ndoshta ti mendon se”mjekët,juristët dhe sociologët
    e shquar”nuk mund jene kurre opozitaret?Avangarda e nje shoqeria, që ne Shqiperi eshte shume e pakët,eshte gjithmone opozitare,
    dhe do te jete per sa koh qe abuzohet me pushttetin,Fatos Lubonja eshte nje nga ata.Umberto Eko nuk mund ti imagjinonte permasat
    e servilizmit(nje fenomen specifik ky tek ne) ne Shqiperi te militanteve partiake dhe zagareve qe Rama dhe Veliaj i paguajn per “teprin
    e budallallëkut” ne rrjetet sociale,ne shkembim te nje vendi pune,”punë”qe paguhet nga takspaguesit shqiptare.Qendrimi i kundert
    Fatos Tarifes me mbrojtesit e Teatrit,nuk ka te bëjë me “teprin e budallallëkut”,por me servilizmin e peshtire deri ne neveri.Mundet te
    jete Fatos Tarifa ne “grupin e “ekspertëve të përbërë nga mjekë, juristë dhe sociologë të shquar”?Kurrë!

  • Mos e beso po deshe teta Fitore por sot ashtu si pa dashje shfletova përciptazi ca faqe nga një libër historik ku bëhej fjalë për L2B-në, luftën e ftohtë, si dhe interesat e rusëve në ballkanin perendimor. Midis të tjerave theksi vihej dhe ke roli i jugosllavisë titiste në krijimin, organizimin dhe vënien nën kontroll të “forcave partizane” në një “shtet satelit” fqinj.

  • njeriu eshte i çuditshem. Rames i shkon ajo aforizma qe thote “20 vjeç zjarrvenes, 40 vjeç zjarrfikes”. Kjo eshte metamorfoza e politikes, rri kryetari pas skrivanise me bojera qe as i perdor dhe kembet varur ne karrike e hedh idera te medha e te vogla, si ata qe hedhin ushqim per peshk ne gjol. Si i doni petullat o popull? Ca i duan me uje, ca me dhalle, ca me vaj dhe ky pa i ulur fare kembet nga karrikja u shet iluzione me ngjyra te ndezura. “Si qytetar s’kerkoj te jem pa qeverisje, por me nje qeverisje me te mire”-thote H.D.Thoreau ne manifestin e tij “Mosbindja civile”. Siç ju z.Malaj me te drejte e kritikoni kete sjellje ne antipodet mbi legalizimin e Kanabisit, pa sqaruar nese ka marre opinionin e studjuesve te fushes. Ne pretendojme nje qeverisje me te mire dhe ne te shkuaren e kemi pesuar me besimin e verber tek pagabueshmeria e liderit. Eshte e qarte se kryeministri kalon nga qielli ne toke, deri tani i alarmuar per pasojat e koronavirusit, neser i sigurte qe kanabisi nuk sjell vartesi, shperqendrim, pasivitet, efekte keto shume te njohura ne kurat palliative. Le te flasin mjeket xhanem. Jo tregtaret si Koço me shoke. Per Teatrin habitem se njerezit behen tifoze, pa bere nje debat konstruktiv. Siç u be me stadiumin, qe kushtoi 4000 euro per karrike spektatori, nje shifer marramendese per nje vend si vendi jone.

    • Me duket ” qoke” dhe humbje kohe te merresh me komentet kunder Gjekmarkajt, kur komentet e Sali Berishes qe Gjekmarkaj veneron dhe mbeshtet ne emer te perkatesise krahinore, pa ndonje parim bindes, jane ku e ku me kriminale, patologjike, ordinere, makabre, denigruese, zjarrvenese dhe hajvane se cdo denlikuent i ketij vendi.
      Dialektika, krimet, vjedhjet, 1997 dhe sjellja e pandergjegjshme e Sali Berishes gjate gjithe historise se tij politike, jo vetem qe kane deshmuar mungese totale te pergjegjesive te tij politike dhe qytetare, por dhe kane ushqyer si askush tjeter, teorite rraciste serbe te Covicit, ku shqiptaret jane nje llum tribal ne ballkan, te paafte te ndertojne shtet, elte qeverisese dhe raporte civile mes njeri tjetrit.
      Dhe kur Sali Berisha, ish president dhe ishin kryeminister i ketij vendi sillet dhe flet si denlikuent i paqendrueshem, me shishe benzine ne dore edhe ne moshen 70 e ca vjecare, cfare mund te mendoje bota e qyteteruar per shqiptarin e thjeshte?

    • Harrova te them mendimin tim per re-formen zgjedhore, opoziterat dhe ata komentuesit ordinere tek TemA. Po e nis nga fundi, TemA qe nje opozite e forte ndaj Berishes. Por duke pare momentin e mire Mero I dha liri te plote mediokritetit te shares-komentuesve. Gjynah, se kishte shans te mire te dilte mbi palet. S’è lexoj me prej 6-7 vjetesh, I degjofsha te miren. Nuk eshte provokacioni qe ben shtyp te mire por forca e argumentit. Per re-formen?! Pse, akoma duhen bere reforma zgjedhore? Ne 30 vjet reforma varavingo, nje cope vend sa Italia ka nja dy ishuj apo Greqia ka Kreten, nuk qenkemi ne gjendje te fiksojme nje sistem te thjeshte zgjedhor? Per nje parlament me 70-80 deputete, qe shume jane prape per 2-3 milione banore, po hajde. Kemi dy opozita, ate qe doli nga parlamenti dhe bredh rrugeve te themeloje republikera dhe opoziten ne parlament qe s’perfaqeson askend. Z. Malaj thote se Yuri Kim, ambasadori I trete ne 7-8 vite paska thene me diplomaci xyz llogje pazari, pasi e dime te gjithe qe diplomacia perdor dy standarte, per kamera ato shtrengimet e ngrohta te duarve dhe buzeqeshjet,kurse pas perdes ato keshillat e ftohta ultimative qe liderat tane nxitohen ti aktualizojne.

  • Thelbi i ketij kokekorones eshte se ka nje vetedije ose koshience fallce prej intelektuali. E thote dhe vete; Ne intelektualet. Asnje persom me zhvillim normal nuk mund ta deklaroje veten te mencur. Duhet te flasi si i tille. Po nuk mund te niset dhe te thote: Si intelektual qe jam le ti derrmoj keta budallenjte e internetit. Ka arme koronen. E perdor koronen si rruzare. Gisht me gisht e rruzare me rruzare. Kokekorone. Koronamarezi, koronapafytyresi.
    Te mendosh qe ky debil i thote vetes intelektual, vaj medet. E ben dhe vete paralelizmin e atyre “kokebosheve” te kafeneve qe e quajne veten te ditur pse kane lindur ne Tirane. Ndersa vete ndjehet intelektual qe kur merr lapsin per te shkruar. Ose me sakte, qe kur i afrohet tastieres, me koshiencen e nje te madherishmi te ” kulturuar”, fundja kush e ka ate privilegj intelekti me shume se nje gazakar i Ramut regjimit? Korr dhe ky fitoren mbi “budallenjte”.
    Pa filluar te mendoje e di qe ka triumfuar

    • O ” mirel ” ! Une e lexova dy here shkrimin e Viktorit dhe askund nuk gjeta shprehjen/togfjaleshin qe ti i atribuon ati ” Ne intelektualet “. Tani, ti mirel ose nuk i lexon fare shkrimet e te tjereve dhe ” lexon ” vetem koken tende ose ke probleme mendore. Autori ” i dermon ” ata budallenjt e internetit ( pse te djeg ty ky epitet ?) jo pse jane kunder mendimeve te Nanos, Gjekmarkajt etj. por sepse ata nuk sjellin argumente dhe aresyetime por thjesht i quajne autoret e shkrimeve ” injorante, debile, malok, etj.etj “. Nese edhe ti ” mirel ” je dakord me ata atehere Viktori ka bere mekat qe te ka lene emrin jashte listes se ” tre musketjereve ” qe ka permendur si opinioniste.
      Te njejten gje ben edhe ” Zigur Qarri ” duke marre ne mbrojtje te pambrojtshmin Petrit Vasili. Ne rastin e Vasilit ceshtja shtrohet thjesht dhe pa predredhje: Si mund ta vertetoje Vasili se pese emigrantet shqiptare e kishin virusin qysh ne Shqiperi dhe pse Vasili, si Minister Shendetesie qe ka qene, nuk e ngriti nivelin e sherbimit shendetesor aq lart sa te mos ” kolapsej “. Te tjerat jane pacavure dhe thelbi i diskutimit nuk eshte kujt i del zot e cilin godet artikullshkruesi por nese ato qe artikullshkruesi thote jane apo s’jane te verteta dhe te aresyetuara.

  • Me duket ” qoke” dhe humbje kohe te merresh me komentet kunder Gjekmarkajt, kur komentet e Sali Berishes qe Gjekmarkaj veneron dhe mbeshtet ne emer te perkatesise krahinore, pa ndonje parim bindes, jane ku e ku me kriminale, patologjike, ordinere, makabre, denigruese, zjarrvenese dhe hajvane se cdo denlikuent i ketij vendi.
    Dialektika, krimet, vjedhjet, 1997 dhe sjellja e pandergjegjshme e Sali Berishes gjate gjithe historise se tij politike, jo vetem qe kane deshmuar mungese totale te pergjegjesive te tij politike dhe qytetare, por dhe kane ushqyer si askush tjeter, teorite rraciste serbe te Covicit, ku shqiptaret jane nje llum tribal ne ballkan, te paafte te ndertojne shtet, elte qeverisese dhe raporte civile mes njeri tjetrit.
    Dhe kur Sali Berisha, ish president dhe ishin kryeminister i ketij vendi sillet dhe flet si denlikuent i paqendrueshem, me shishe benzine ne dore edhe ne moshen 70 e ca vjecare, cfare mund te mendoje bota e qyteteruar per shqiptarin e thjeshte?

  • Sa per Max Velon, autori, kushdo qofte, Viktorpafytyra, (sepse nuk ja kemi pare ndonje here surratin), apo Adrianthana, apo Kolocukali, kete te gjithe paskan idene qe njerezit duhet te ndjehen me faj per Maksin. Pse, nuk e kuptoj. Duhet te na vije keq te gjitheve, thote autori. Nuk me vjen keq. Nuk ka pse te me vije keq vecanerisht per Maksin. Ka shume qe vdesin, qe vuajne e lengojne. I pame si rropaten dhe torturohen neper cadra ne mes te dimrit, te shiut, te baltes. Ne mes te te ftohtit, perjashta. Njerez te munduar, te semure, te torturuar nga jeta me teper nga Maksi. Me vjen keq per ata qe nuk marin dot kollaro dhe te kapardisen televizoreve si puna juaj dhe e Maksit dhe te shajne turmat. Tu thone njerezve budallenj, apo cecene, sic beri Maksi.
    Kush jane keta barbare qe i vrisnin syte Maksit?
    Apo mos e ka fjalen per burgaxhinjte dhe kriminelet qe tipat me kollare si puna e Maksit i nxiten per te vrare e per te djegur?
    Ne kishim miq e shoke nga veriu. Ishim studente dhe u thoshim cun flori, e ata na thoshin, djale ari. Vinin e punonin ne Juge e ne shkuam e punuam ne Veri. Kjo ishte jeta derisa u futen ata me kollare, si puna e Maksit dhe nderzyen turmen me kriminele. Dhe sot e kesaj kemi miq qe kane qene burgjeve te komunizmit, dhe te vesh ne shtepite e tyre te presin si mbret. Njerez me fisnike nuk behen. Nuk jane ata bastardet. Jeni ju, qelbesirat qe u sherbeni krimineleve te politikes. Ju u sherbeni padroneve per te ngritur bastione te majta dhe i nderseni kunder bastioneve te djathta. Te njejten gje ben bastardi Gjonmarkleshi.
    Ty te pelqen te degjosh mendimin e tij dhe te Nanos. Te tjeret nuk vlejne. Ne, opinionistet anonime, pa kanale televizive private, pa “Kokerdhok” dhe Ertv, ne qe shtruam kurrizin dhe ju futem punes per nje jete te ndershme, ne qenkemi pa vlere per surratin tuaj te felliqur nga servilizmi dhe nga goja e shqyer per te marre ndonje kocke.
    Shkoni provojeni dhe ju. Tja dilni si ja dolem ne. Ndoshta me shkolle e diploma me shume nga se mendoni ju, por qe ju na paskeni vlera intelekti te verteta, meqe jeni shume me afer bythes se pushtetit.
    Po ta dish. Une mendimin tend,. padronit tende, te Mucit dhe te Gjonmarkleshit. nuk e fus as ne hale, se me bllokon nevojtoren.
    Mund te mbani kollaro, e te na dilni si burracake neper televizore, te jepni analiza dhe mendime pa fund per kokekoronen, koronamarrezine, koronadashurine, koronaidiotesine, por prape thelbi jot dhe i atyre qe perfaqeson eshte mungesa e karkaterit. Mungesa e karakterit te ben me te ulet se krimineli te cilit i sherbeni. Copa bajgash

    • Mirel,duhet te lexosh artikullin e Agron Gjekmarkajt,qe te jeshë ne temë.Gazeta Tema,”Maks Velo, anti-model shoqëror i komunizmit dhe i tranzicionit”.Komentuesi me nickname”Ben”eshte vertete negativ.Ne nje shkrim po tek Tema,shkruante per Adem Jasharin se ka qene kriminel.Ju luta”Temes” qe ta hiqnin komentin,por ishte e kote,si edhe ne raste te tjera.Ne nje Gazete ku më kan censuruar 80% te komenteve kritike,nuk heqin komente antishqiptare.Por Viktor Malaj nuk duhet ti drejtohet nje komentuesi,por Mero Bazes qe lejon shkrime qe nxisin perçarjen fetare dhe krahinore qe aq shume i kishte per zemer Maks Velo.Lexo te lutem tek Tema me 5.3.2020 “Një bisedë që nuk do t’i pëlqejë atij që “nderoi” sot në FB Adem Jasharin”.Ju luta qe ta hiqnin komentin antishqiptare qe shkruante komentuesi i pare nen emrin tim,por ishte e kote,peversi Mero Baze nuk e hoqi,u be me grekun!Natyrisht qe greku ja arriti qellimit me ndihmen e Bazes,Fyerjet u zbrazen.
      http://www.gazetatema.net/2020/03/05/nje-bisede-qe-nuk-do-ti-pelqeje-atij-qe-nderoi-sot-ne-fb-adem-jasharin/

      • Mos u merzit Zigur,se kjo pune luhet ne te gjitha gazetat!
        Sot hiqen te gjithe sikur jane te pavarura,por te lene te shfrysh deri sa nuk u prishet pazari me qeverine etj!
        Fjala vjen ne se e shan me liber shtepije Ramen,nuk te censurojne,ndersa po te argumentosh se sistemi i sotem zgjedhor eshte pasoje e pazareve antidemokratike midis Berishes dhe Rames ne 2008,ta censurojne menjehere!
        Se ata qe deri dje ulurinin se ndryshimet e 2008 duhen hedhur poshte,tani si pa pritur po i mbrojne ato,duke i quajtur thjeshte se kane vetem ca te “META” dhe asgje me teper!
        Jo,.more,vetem ca te meta paskan?
        Po deri dje ti ke bere namin kunder tyre?
        Si ndryshove kaq shpejt?
        Po kush e beri Ramen MBRET me Kushtetute,populli apo Kushtetuta e ndryshuar?
        Pra shiten e blihen deputetet,tani shiten dhe blihen edhe media!
        Dhe pastaj gjeje ti se kush qenka “Pushteti i katert”!
        Del qe pushteti i katert qenka jo shtypi,por MAFIA qe blen shtypin!

        • “Erhard”ke te drejte,por mendoj se duhet te kete edhe tabu,te pakten ofendimet krahinore dhe antishqiptare nuk duhet te
          tolerohen,nuk duhet lejohen,te penalizohen ata qe i bejn.Ka qene nje shkrim tek “Tema”,Hetim në Shqipëri për fyerjet ndaj
          Greqisë në Facebook”,ku Greqia i kerkonte Shqiperise te hetoje fyerjet ndaj simboleve greke ne Shqiperi,ndersa
          fyerjet antishqiptare ne Gazetat tona tolerohen prej vitesh!
          http://www.gazetatema.net/2013/03/09/hetim-ne-shqiperi-per-fyerjet-ndaj-greqise-ne-facebook/

        • E kam perseritur me dhjetra here se per sa kohe “pronaret” e pacavureve te vetequajtura gazeta s’do reshtin pa publikuar ofendime nga me banalet kurre s’mund te flitet per medie te lire e te pavarur. Ditezeza eshte katandisur ne nivelin e Temezezes, per mos dashur te them se eshte kopja me e shemtuar e saj.

      • E lexova. Eshte i njejti plere, ose e njejta buce e Dule Ramutit qe komenton vazhdimisht ne emrin tend.
        Po nuk eshte Tema vetem, jane dhe keta kermat e Dites. U kam thene me kohe aneks i Mero qelbesires greke, dhe pranuan me se fundi te vazhdojne skenarin antishqiptar te Rames qe ka vene ne sherbim Meron, Mucin dhe keta kerma. Gjekmarken per Maksin nuk e kam lexuar. Por kam pikepamje tejet te kunderta me te ne disa ceshtje qe i quaj themelore. Dhe te Tema nuk jam futur te lexoj me per vite sepse u kthye plotesisht nje cerdhe propagande antishqiptare.
        Jane te shitur Zigur, Ky eshte nje fakt qe shumica e njeerzve e dine, po nuk duan ta pranojne qe jane fajtore per indifirenecen.

  • Pèrshèndetje njeriu i sentencave zoti Malaj.V Jo pa qèllim ju quajta njeriu i sentencave, pasi fjala jote èshtè e fundit dhe nuk duhet tè ketè vènd pèr diskutime. Mè duhet tè ndèrhyj lehtèsisht nè sentencèn e tretè pasi nèse dy tè parat i keni ‘prerè’ drejtè si me thikè nè tè tretèn e ke ndarè me duar tè lira. Ato ” kokèkoronat” qè janè vèrsulur ty ìintelektualève’ qè ju çuditèrisht jeni vènè nè mbrojtje, disi tè tepruar, pèr mendimin tim, bèjnè pjesè nè grupin e dyshimtè tè ndershmèrisè dhe ndjesshmèrisè nè lidhje me tè mirèn e tè keqen. Ai Mustafai pas asajè qè ka trumbetuar pèr Heroin tonè Kombètar èshtè nè
    ekstrem, pèrtej nongrata. Ndèrsa Ai tjetri kur flet pèr politikè mè ngjall imazhin e veprimeve
    tè Gjanmarkagjonit…Nuk mundem tè quaj me emèrtimin e vlefshèm intelektual Ty dhe ata dè dy nè tè njèjtèn katadèr! Edhe pèrse e kuptoj mjaftè mirè qèllimin tuaj prej altruisti e pèrsèris e quaj tè tepèrt, ndoshta dhe i pa nevojshèm. Natyrisht nuk mund tè bèj pjesè kurrè nè grupin e ” kokèkoronave” i pèrkas tè urtève qè nxehen pak dhe nuk shajnè kurrè.

    • Eh,more “Gjorku”,qe i nuhat nga lag njerezit e sewntencave duke na lene ne te tjereve me goje hapur nga habia!
      Ja nje sentence e turbullt e Viktorit:

      ” Pavarësisht se ligji aktual, sidomos me ndryshimet e vitit 2008, ka disa të meta, shkaku kryesor i parregullsive dhe zhurmave tona mbetet ndërgjegjja jonë. Kur një shoqëri është e pjekur, kur ndërgjegjja shoqërore është në nivelin e duhur dhe kur klasa politike vë interesat kombëtare e shoqërore mbi egoizmin dhe privilegjet e veta, atëherë, me ligj apo pa ligj, proceset zgjedhore zhvillohen normalisht dhe pranohen ndërsjellë”.

      Ne se e kupton midis rreshtave nenkuptimin e autorit me siguri do thuash me vete:E drodhi edhe DITA!
      Deri dje thonin se duhet ndryshuar sistemi aktual,si shkaktari kryesor i rrenimit te dewmokracise dhe shtetit ligjor,si shkaktari i vjedhjes se votave dhe i vendosjes se diktatures ne Shqiperi!
      Ndersa tani po na nanurisin,se ndryshimet e Kushtetutes ne 2008,qenkan vetem me ca te meta dhe jo shkaktare te keq perdorimit te pushtetit personal te Rames!
      Te jene te verteta thashethemet se Rama u ka premtuar dicka ne kembim te heshtjes?
      Nuk dua ta besoj!

      • Jetojnè edhe njerèz tè aftè tè vèshtrojnè njè mizè mbi njè tra dhe nuk shikojnè njè tullè nè sy. Nuk dèshiroj tè jem njè nga ata qè tè anshkaloj njè mal si Dajti. Po ti rikthehesh disa ditè mè parè njè redaksionale e Dita-ès e kupton shpejt sinqeritetin e kèsajè gazete dhe nuk diskutoj qèndrimin e tyre taktik. Ligji elektoral 2008 pèrgjithèsisht dèmton cilèsinè e pèrbèries sè Kuvendit dhe ndikimi i gazetès (Viktorit) e aq mè tepèr i yni ka vlerèn e nxehtèsisè tè njè qiriu i ndezur nè majèn e Dajtit. Kjo pèr mua quhet dhe sentenca e parè. ” Ramaviruesi” i Opozitès èshtè sentenca e dytè qè besoj qè vlen edhe pèr tè Ty. Kurse e treta èshtè ajo e dy intelekt…M&Gj. qè u detyrova dhe tè ndèrhyja, pa kèrkuar pèrse?

        • Bravo Gjorku,se kur tregonte barsaleta Kol Tivari ai qe quhet Noc Rroku nuk dinte ku te fshihej!
          Se sentencat molekulare te hibridit atomik,ne asnje rast nuk konvergojne ne reflketimin siperfaqesor ,te simptomave hedro muskulare te covid-19,qe sipas shkencetarit te shquar groenlandez Gerhock Ult-ham nuk mund te prodhojne shperthime berthamore ne nje moment te ndeshjes midis nuklave te dy e me shume gjendjeve spektrale!
          Sidoqofte ne se ne nje moment te caktuar,do te krijohen kushte mobile te nje hapesire gjeo strategjike mbitokesore me siguri do ndodhemi para nje Big Bangu te dyte te madh ne historine e krijimit te nje fantashkence turbulente te panjohur deri me sot ne qeniet e gjalla!
          Keto te gjitha jane sentenca predikulare, qe do bejne ndryshimet spektakolare ne rruzullin tokesor dhe do bejne te mundur edhe njehere,qe njeriun e sotem ta shnderrojne prap ne majmun!
          Kaviet me te pershtateshme per te bere te mundur keto eksperimente do te merren nga deputetet e sotem te Kuvendit te Shqiperise,meqenese jane me afer majmunit se njeriut nga zhvillimi mendor !

    • Eh,more “Gjorku”,qe i nuhat nga lag njerezit e sentencave duke na lene ne te tjereve me goje hapur nga habia!
      Ja nje sentence e turbullt e Viktorit:

      ” Pavarësisht se ligji aktual, sidomos me ndryshimet e vitit 2008, ka disa të meta, shkaku kryesor i parregullsive dhe zhurmave tona mbetet ndërgjegjja jonë. Kur një shoqëri është e pjekur, kur ndërgjegjja shoqërore është në nivelin e duhur dhe kur klasa politike vë interesat kombëtare e shoqërore mbi egoizmin dhe privilegjet e veta, atëherë, me ligj apo pa ligj, proceset zgjedhore zhvillohen normalisht dhe pranohen ndërsjellë”.

      Ne se e kupton midis rreshtave nenkuptimin e autorit me siguri do thuash me vete:E drodhi edhe DITA!
      Deri dje thonin se duhet ndryshuar sistemi aktual,si shkaktari kryesor i rrenimit te dewmokracise dhe shtetit ligjor,si shkaktari i vjedhjes se votave dhe i vendosjes se diktatures ne Shqiperi!
      Ndersa tani po na nanurisin,se ndryshimet e Kushtetutes ne 2008,qenkan vetem me ca te meta dhe jo shkaktare te keq perdorimit te pushtetit personal te Rames!
      Te jene te verteta thashethemet se Rama u ka premtuar dicka ne kembim te heshtjes?
      Nuk dua ta besoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *