Kokëulur dhe të mashtruar

redaktor

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

DITA, përse nuk ndihem mirë kur duhet të them jashtë vendit që jam shqiptar? Përse ndihem kokulur? Përgjigjen e gjej kur shikoj si qeverisemi, si na komandojnë, si na mashtrojnë dhe ne nuk mundemi të shpëtojmë prej së keqes.

Është më të vërtetë e trishtueshme sepse për 23 vjet, ata që kanë pasur pushtetin politik në këtë vend, kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi. Na kanë vjedhur djersën dhe pasurinë e akumuluar për 50 vite nga regjimi komunist, dhe janë pasuruar me këtë djersë e pasuri vetëm një grusht njerëzish. Na kanë mohuar pronat, na kanë fyer, na kanë mashtruar, na kanë flakur nga puna si lecka. Na kanë ulur aq poshtë sa tani nuk jemi më të sigurt, nëse vendosim ne për të ardhmen tonë apo një grup me pushtet dhe para që manipulon votën?

Ata pasurohen dhe fëmijët e tyre do të gëzojnë ditë të bardha. Shumë prej parave që këta pinjoj do t’i trashëgojnë si para të pastra, në fakt, janë paratë tona, të miat, të tuat, të atij që po lexon këtë letër. Janë paratë e vjedhura që përndryshe do të kishin shkuar për shkolla, për spitale, për rrugë më të mira… Deri kur do të vazhdojmë kështu?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *