Veten time pyes
Dhe mendoj parreshtur
Ç’burracakëri ky
“marshim’i heshtur”!
Si një gozhd’ në zemër
Keq na e kanë ngulur:
“Para kriminelëve,
Të shkojmë kokëulur”?!
Prej atij janari
Kur u vra liria
Duhej të gjëmonte
E gjithë Shqipëria
Duhej të gjëmonte
I gjithë vatani
Të dridhej pushteti
Të dridhej tirani
Ej, kokëulur ecin
Veç njerëzit e gjorë
Dhe hesht si një murg
veç kush është fajtor
Ne s’jemi fajtorë
Ndaj s’e kuptoj dot
Pse të shkojmë kokëulur
Te vrasësi çdo mot?!
Ai që na bëri
me 4 dëshmorë
Tallet në dritare
Përshëndet me dorë
S’e çan kokën hiç
Ai që ka vrarë
Ne përpara tija
Ecim zvarrë-zvarrë?!
“Kaloni të heshtur”
-thonë ambasadorët?
Po kështu or mik
Ecin veç fajtorët
Ata, opozitës
ia kanë me të futur
Ajo gjëmë janari
Kurrë nuk duhet zbutur
E ardhmja e vendit
Dhe e gjithë shqiptarëve
S’është e heshturakëve
Është e guximtarëve
Njëzt’e’një janari
DITA që kuqon
O na ndan përjetë
Ose na bashkon
E KE QENIS O POET I MADH.NE 21 JANARE POPULLI DUHET TE BERTISTE JO TE HESHTE.
BOLL BEM CA NA MESON BOTA
Dy ngjarje që kanë qenë në epiqendër të debatit publik të ditëve të fundit, ajo e denoncimit të biznesmenit pakistanez dhe ajo e 21 janarit, duket se janë edhe prova gjenerale për fushatën e ardhshme elektorale. Partia Demokratike është përkujdesur skajshëm që këto ngjarje ose t’i mbulonte heshtja, ose në rastin më të keq, për to të debatohej sa më pak.
Ndërsa mbrojtësit mediatikë të Berishës kanë zgjedhur një taktikë më të tërthortë për të arritur sërish të njëjtin qëllim. Natyrisht, kushdo që ka një grimë arsye nuk mund të dalë të mbrojë filozofinë e një qeverisje ku firma e babait u hap udhë bizneseve të vajzës. Ku zyrtarët e shtetit përdoren si argatë të fëmijëve. Ku i largohen vendit mundësi për investime jo të vogla, vetëm se prej tyre nuk përfiton individualisht bija e Berishës.
E njëjta gjë edhe për 21 janarin. Askush nuk mund të marrë guximin të mbrojë në studio televizive alibinë se protestuesit i vrau opozita, as alibinë e pastajme të grushtit të shtetit, as pengimin e mëpasmë për ndalimin e gardistëve, që i shërbeu këtyre të fundit për të fshehur provat e krimit dhe filmimet e tij.
Këtyre fakteve të rënda askush nuk mund t’i vërë gjoksin publikisht. Por, për t’u përballur me to është zgjedhur një rrugë tjetër. Ajo kufizohet në një fjali të vetme: “në rregull, në rregull, po a është Rama më i mirë”?
Dhe kjo pyetje është në fakt një strategji e tërë. Megjithëse ka dalë ditët e fundit më në pah, ajo është një tezë e hedhur fillimisht nga Berisha. Sa herë e kemi dëgjuar kryeministrin t’i kërkojë llogari opozitës nga tribuna e parlamentit se nuk po kryen rolin e pushtetit moral në shoqëri? Sa herë e kemi dëgjuar atë t’i bjerë kësaj kambane, sikur të donte të thoshte se qeverisja është e përjashtuar nga morali dhe e dënuar të mëkatojë? Sa herë ka dalë ai vetë dhe pastaj në kor të gjithë ata që i nxjerr në tribuna, t’i kërkojnë llogari socialistëve se pse ata heshtën për emërimet e dyshimta në gjyqësor të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut, sikur të dy këta nuk ishin vënë aty nga PD-ja dhe sikur për ta mbante përgjegjësi opozita?
E njëjta strategji po zbatohet tani edhe nga mbrojtësit mediatikë të Berishës. Shmanget debati për denoncimin e pakistanezit dhe shtrohet pyetja sa klientë të tillë ka pasur Rama. Shmanget debati për fabrikën e Gërdecit dhe shtrohet pyetja pse Rama nuk flet kurrë për mikun e tij Delijorgji. Shmanget debati për dështimet e ARMO-s dhe Albpetrolit dhe rri mbi kokë pyetja pse Rama s’guxon të flasë për Rezart Taçin. Shmanget debati për 21 janarin dhe ngrihet dyshimi nëse e tradhtoi Rama gjakun e të vrarëve duke ftuar për koalicion Ilir Metën.
E gjithë kjo mori pikëpyetjesh të çon në një devizë që po përvijohet si qëndrimi i fushatës së ardhshme elektorale: “as ata nuk janë më të mirë”. Duket sikur e gjithë PD ka rënë dakord të ketë si slogan të fshehur të betejës së saj të ardhshme atë të një kompanie shqiptare, që këtu e dhjetë vite më parë reklamonte produktin e saj duke u mburrur: “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”.
Sado e pamoralshme që të duket, sado sport me goditje nën brez që të ngjajë, kjo lloj fushate e kamufluar, e fshehur nën paradën e “sukseseve” të një ekonomie alla gjermane, të ngritjes së një superfuqie energjetike në rajon, të thyerjes së murit të bllokimit etj, kjo fushatë okulte pra, ka gjasë të jetë e suksesshme. Sepse opozita nuk po di deri më tani t’i përgjigjet pjesës së dytë të sloganit: “më të mirë nuk kemi parë”. Për tu dukur më të mirë nuk mjaftojnë as përbetimet e Ramës para mediave se midis tij dhe Saliut nuk duhet vënë shenja e barazimit, as thirrjet “nuk jemi njësoj”. Duhet më shumë se kaq. Duhet pikësëpari që vetë Rama të dëshmojë se nuk është peng i klientëve më të errët të Berishës. Sepse nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në pakt me ta, edhe në luftë me njeriun, të cilit i shërbejnë. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, do të niset sërish drejt një fushate të pamundur. Një fushate, ku nuk do të mbizotërojë euforia e sukseseve të Berishës, por ajo e mbrojtësve të sloganit të fshehtë të tij.
Ke të drejtë Beni . Je i saktë dhe i drejtpërdrejt . Kështu siç bëhet është difektoze , por duhet ruajtur dhe mardhënja institucionale me Ndërkombëtarët . Natyrisht ti je poet dhe pak të intereson kortezija diplomatike . Mendoj se ka një zgjidhje . Përkujtimet ose duhet të bëhen siç pretendon ti , ose të kryen në familjet e mortit . Këta kanë zgjedhur atë , që ti kritikon . Llogjika është me ty , si gjithmonë . Illo
Eh mor Arben Duka ,kjo pena jote eshte vertete artieri e kalibrit te rende ,ashtu siç deshirojme ne shqiptaret jashte shqiperise dhe kemi shprese se mbase ne kthimin tone do te ndikoje pa tjeter edhe kjo pene se ajo sipas mendjes time po futet thelle si vaksine e detyruare ne trupin tone. Guximi dhe aftesia jote po bejne te pamunduren per te nxjerre nga gjumi i rende si opoziten ashtu edhe gjithe popullin e zhgenjyere nga kjo palo demokraci alla shqiptare.çe gjeti sali kreminelin qe nuk degjon Europen dhe DASH,per tete vjet rrjeshte dhe opozita paska frike nga faktori i jashtem ,PERSE ?????? kete duhet ta dije i gjithe populli ku qendron e vertetea.Te shkoshe para kreminelit koke ulur kjo nuk eshte percaktuare ,pare dhe degjuare ndonjhere dhe kjo ben vaki vetem me popullin tone dhe drejtusit e opozites.E pa faleshme por te shohim ishalla nuk dalim te zhgenjyere edhe kesaj radhe. Zoti na ndihmofte.Jepi Arben Duka.
Nderime idashtun poet i merituar. Vargjrt e tua brilante me rrenqethin. Jemi katandise ne pike te hallit. Rama, asht frikacak dhe i paafte per misinin qe ka marre persiper. Me mban vetem nje shprese qe populli do zgjohet nga letargjia. Ishalla te ndodhe zgjimi! Respekt te pafundem per Lermontovin shqipetar. Zoti ju dhashte jete te gjate, oben miku.
Nderime idashtun poet i merituar. Vargjet e tua brilante me rrenqethin. Jemi katandise ne pike te hallit. Rama, asht frikacak dhe i paafte per misionin qe ka marre persiper. Me mban vetem nje shprese, qe populli do zgjohet nga letargjia. Ishalla te ndodhe zgjimi! Respekt te pafundem per Lermontovin shqipetar. Zoti ju dhashte jete te gjate, o Armen miku !
Me fal per gabimet e shkrimit i dashtun POET i mrekullueshem
Shume prekese! Faleminderit per kontibutin tuaj. Po beni ate qe pak shkrimtar, gazetar apo analist bejne ne ditet e sotme. Jeni si rilindasit qe luftuan me pene. Do te doja shume qe kjo poezi ti shperndahej te pragu deres cdo familjeje shqiptare, ndersa te pragu i deputeteve opozitar, sidomos te pragu Edi Rames, do te doja te ishte e shkruar me shkronja te medhaja.
“DUHEJ TE GJEMONTE
I GJITHE VATANI
TE DRIDHEJ PUSHTETI
TE DRIDHEJ VATANI”
Ehhh kjo duhet te ndodhte qe kur Ilir Meta e Fatos Nano tradhtoi te majten, popullin dhe gjithe Shqiprine ne 2005, NA SOLLEN NE PUSHTET PERSONIN QE E HOQEM ME LUFTE DHE LA PAS MIJRA TE VDEKUR. Gerdeci, 21 janari e shume tragjedi te tjera sdo kishin ndodhur.