Kolegji Zgjedhor ka hapur dhe po numëron 10 kutitë e Qarkut të Lezhës. Për këtë proçes janë ngritur katër grupe numërimi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Në këtë proçes mungojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste të cilët nuk janë prezent në Kolegjin Zgjedhor.
Më herët, pas pushimit të çështjes për ankimimin e Partisë Socialiste për rivotim në qarkun e Lezhës, Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike po për këtë qark duke pranuar pjesërisht kërkesën e demokratëve.
Pas paraqitjes së pretendimeve të PD lidhur me votat në qarkun e Lezhës, Kolegji ka pranuar vlerësimin e provave të paraqitura nga PD, dhe ka vendosur rinumërimin e 10 Qendrave të Votimit për Qarkun e Lezhës.
Kolegji vendosi që rinumërimi i votave të Lezhës të bëhej në orën 15:00, por u shty për ti dhënë kohë tërheqjes se kutive nga Lundra. Për këtë, Kolegji ka ngritur edhe katër grupe të cilat do të rinumërojnë 10 Qendrat e Votimit për Lezhën.

Kutitë e votimit vazhdojnë të qëndrojnë në Lundër?! Kush i ka çelësat e magazinës ku qëndrojnë kutitë me votat e shqiptarëve që i treguan vendin Sali Berishës me 23 qershor? Çelësat i kanë dy kushërijtë e parë të Saliut! Vërtetë kësaj i thonë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. Saliu kërkon e hakërrehet se do të bëjë transparencë të zgjedhjeve sa po të nisi punën Kuvendi i ri. Dhe transparencën do ta bëjë pasi të ketë bërë lëmsh e li votat dhe materjalet zgjedhorë. Edhe në mos fitoftë gjë, rrëmujën e bën, vemendjen e tërheq dhe nuk të le të punosh. Duhet marrë një vendim urgjent nga organet kopetente (me insistimin e mazhorancës re) për sigurimin e dy anshëm të kutive ose të ruhen në një vend asnjë anës siç mund të jetë selia e O.S.B.E. apo selia e ambasadës të B.E. Saliu do të bëjë kërdinë me kutitë e votimit. Ai mbetet zullumqar i rrezikshëm jo vetëm për së gjalli por dhe shumë vite pasi të jetë shporrur nga kjo tokë.
Ankesat e PD per Qarkun e Lezhes ne Kolegjin Zgjedhor, jane jashte afatit ligjor dhe si te tilla, nuk duhet te pranohen. Kutite e votimit duhet te ishin ne godinen e KQZ deri ne momentin e shpalljes se kesaj te fundit te certifikimit te zgjedhjeve. Pas ketij veprimi ato duhet te depozitoheshin tek djali i xhajes dhe i tezes se Salli Kriminelit ne Lunder dhe jo e kunderta, non sens, shteg i mire per gjah i Sales. Proces pas votimit deri ne certifikimin e tyre, me nderhyrjen kriminale te Saliut ka pesuar deformime ndaj ligjit dhe institucioneve qe i administrojne ato. Kete Saliu e ben ne menyre te qellimshme qe te njollosi procesin zgjedhor dhe te gjej alibi per humbjen qe mori me 1 milion shpuplaka nga qytetaret. Nderkombetaret e trupi diplomatik jane shume te vonuar per t’ja bere te qarte Saliut pergjegjesite qe ka dhe mbajtjen peng te vendit per familjen e pushtetit dhe veten e tij
I lumt Edi Rames formoj kabinetin me 4 ministra ma pak qeveria angleze me 68 million banore.