Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e kandidatit për bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, i cili kërkoi të vazhdonte të garonte për këtë institucion. Kështu, Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në fletët e votimit në Këlcyrë do të ketë vetëm një kandidat për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. C’regjistrimi i Muhametit vjen fill pas kërkesës së Partisë Demokratike, nën siglën e të cilës garonte.
Muhameti u çregjistrua me kërkesë të PDsë, në kuadër të procesit të dekriminalizimit, për shkak të një çështjeje në ngarkim të tij në shtetin italian.
