Kolegji zgjedhor shtyn vendimin për qarkun e Shkodrës

redaktor

Shtyhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor në lidhje me qarkun e Shkodrës për në datën 26 Korrik  ora 13.

Ky vendim u morr pasi ankimimit të PS-së për pavlefshmëri të proçesit të rinumërimit të votave në këtë qark iu bashkangjit edhe kërkesa e PR-së, e cila kërkon vendim të Kolegjit për vlefshmëri të rinumërimit në 79 QV të Shkodrës. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Koli Bele, shpjegoi se kjo forcë politike nuk ka asnjë shqetësim përveç me shtyrjen e shqyrtimit të ankimimit të tyre, përveç faktit se KQZ do të  përfundojw teatrin e nisur.

Më herët, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka kërkuar përjashtimin e relatores së çështjes, Gjinovefa Gaba, me arsyetimin se ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar masë disiplinore për gjyqtaren. Kësaj kërkese i është bashkangjitur edhe Partia Republikane, por me arsyetimin se e njëjta realtore ka marrë pjesë edhe në shqyrtimin e çështjes së Lezhës. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji Zgjedhor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *