Ai njihet si një nga njerëzit më të pasur të planetit dhe pronari miliarder i klubit britanik të Çelsit.

Dhe, Roman Abramovich, miliarderi rus së fundmi ka treguar edhe koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të makinave teksa garonte me një mikun e tij në garat e Nurburgring, në Gjermani.

Kjo është hera e parë që Abramovich ekspozon publikisht koleksionin e makinave të tij të shtrenjta, që sipas ekspertëve kanë një vlerë rreth 8,5 mln paund.





