Koleksionistja e martesave

anazapta

68-vjeçarja Linda Wolfe ndoshta mund të ketë pasur idhull Elizabet Tejlor, por nëse është fjala për numrin e martesave, ajo i ka kaluar disa herë yllit të kinemasë. Ajo u martua për herë të parë në moshën 16 vjeçe, dhe ka tashmë pas krahëve 23 martesa të dështuara. Linda mban rekordin e gruas së martuar më shumë herë në të gjithë botën.

Njëri prej burrave të saj, Jack Gourley, mund të konsiderohet më i privilegjuari, pasi është martuar me të tri herë. Por kjo nuk është më e veçanta e martesave të saj. Dy prej ish-bashkëshortëve të Lindës ishin gei, ndërsa dy të tjerë të pastrehë. Burri I saj I fundit ka qenë Glynn Ëolfe, me të cilin ajo u martua 10 vjet më parë. Edhe ai ishte një adhurues i martesës, pasi lidhja në altar me Lindën e bëri të thyente rekordin e burrit të martuar më shumë herë në botë, duke bërë betimin për dashuri të përjetshme për herë të 29.

Ai vdiq një vit më vonë në moshën 88-vjeçare, ndërsa Linda nuk është martuar më që atëherë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *