Kolesteroli është substancë që gjendet normalisht në organizmin tonë dhe ndihmon në prodhimin e hormoneve, vitaminës D, acideve biliare të nevojshme për të tretur yndyrnat.
Janë dy tipe të kolesterolit: i mirë, (HDL), i cili ka funksion mbrojtës ndaj arterieve dhe kolesteroli i keq, (LDL), i cili në nivele të larta mund të çojë në formimin e pllakëzave atriosklerotike duke rritur predispozitën për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.
Por përse disa individë kanë nivele të larta të kolesterolit të keq? Nga se është shkaktuar? Arsyet gjenden tek kequshqyerja, pra në një stil jetese të çrregullt që përfshin mungesën e aktivitetit fizik dhe psh, duhanpirjen.
Edhe obeziteti apo faktorët konstitucionalë janë predispozues për nivelet e larta të kolesterolit. Kur kuptoni se keni kolesterol të lartë, gjëja e parë që duhet të bëni është një modifikim radikal i stilit të jetesës duke përfshirë aktivitetin fizik të rregullt e të qëndrueshëm, ndalimin e duhanit dhe alkoolit, vendosjen e ushqimeve të duhura në tavolinë.
Por cilat janë ato: Peshk, probiotikë, tëshërë e pagatuar, drithëra, vaj ulliri, vaj lini, fruta të thata të pasura me omega 3 shumë të dobishëm për shëndetin e zemrës.
Siç mund ta vini re të gjitha këto ushqime janë të përfshira në dietën mesdhetare të hartuar nga UNESCO dhe e cilësuar nga nutricionistët shumë e shëndetëshme.
Të shohim tani cilat ushqime duhen evituar: Fast food-et, mishin me dhjamë, mëlçia, lëkura e pulës, gjalpi, e verdha e vezës, ëmbëlsirat e furrave, produktet e rafinuara, djathi, qumështi.
Këshillohet leximi i etiketave të produkteve për të qëndruar të shëndetshëm.
