“Kolla”, çfarë duhet të dini rreth saj

anazapta

Ndonëse shpesh herë vihemi në siklet prej saj, kolla nga mjekët cilësohet si një mekanizëm mbrojtës që shërben për të eliminuar substancat irrituese që ndodhen në rrugët e frymëmarrjes, siç mund të jenë bakteret, grimcat e pluhurave etj. Kolla nuk cilësohet si sëmundje, por si një ngacmim që vihet në dukje nga prania e sëmundjeve të tjera që prekin organizmin tonë. Pavarësisht efekteve pozitive të kollës, kjo nuk do të thotë se duhet ta atë si një fakt normal (për shembull kolla e mëngjesit tek duhanpirësit nuk është një gjë normale, por një shenjë e dukshme e dëmit të vazhdueshëm që ka lënë në aparatin e frymëmarrjes pirja e rregullt e cigares. Kolla e thatë e karakterizuar nga mungesa e (sekrecioneve), provokon irritim dhe djegie të fytit dhe të pjesëve më të larta të bronkeve. Ajo shpesh ka origjine alergjike. Ndërsa kolla e njomë prodhon gëlbazë e cila mund të jetë e bardhe apo pa ngjyrë, ose në prezence të infeksionit e verdhe në jeshile. Në përgjithësi kolla është një simptomë e një sëmundjeje të rëndë në mushkri apo në zemër. “Një kollë e fortë për disa javë kërkon një vizitë mjekësore për të kuptuar origjinën, ashtu si dhe një kollë që manifestohet pas një sforcimi fizik banal, si për shembull: ngjitja e shkallëve nga personat e moshuar. Një kollë e fortë dhe e vazhdueshme mund të provokojë dëmtime në personat që vuajnë nga zemra apo kanë thyerje në brinje apo ndonjë problem tjetër”, vihet në dukje nga mjekët. Për të qetësuar simptomat e kollës këshillohet pirja e shpeshtë e lëngjeve, kryesisht pijeve të ngrohta, çka ndihmon në pakësimin dhe zbutjen e sekrecioneve që shoqërojnë rrugët e frymëmarrjes. Mos pini duhan dhe mos qëndroni në ambiente ku pihet duhan. Mbi të gjitha mos pini duhan në ambiente ku jetojnë fëmijë të vegjël, pasi në të kundërt ata do të vuajnë nga shumë probleme në bronke. Nëse është e mundur flini “përmbys”, pasi në këtë formë mund të evitoni që sekrecionet (gëlbazat) të provokojnë kollën gjatë pushimit. Një tjetër këshillë që nuk dhet neglizhuar është edhe ajo e kujdesit që duhet treguar në përdorimin e ilaçeve që shërbejnë për qetësimin e kollës. Asnjëherë nuk duhen marrë pa rekomandimin e mjekut.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Te tilla keshilla do te na i lehtesonin shume perpjekjet tona per nje shendet te mire.
    Ju pergezojme dhe njekohesisht ju bejme thirrje per vijushmerine e ketyre keshillave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *