Kollaj të flasësh kaluar

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

Të gjithë e kuptojmë se kemi mjaft probleme këtu në Shqipëri. Por ama probleme ka të gjithë botën dhe në jetën e secilit. Më kujtohet një intervistë e një emigranti nga një ishull i bukur i Paqësorit që punonte në një qytet të madh amerikan. Në përgjithë të pyetjes përse braktisi vendin e tij përrallor plor diell e ajër, për të punuar mes ndotjes, ai tha: Keni të drejtë, por këtu gjendet paraje dhe jetesa për fëmijët e mi. Sot edhe ne jetojmë në një kohë tjetër, atë të mekanizimit e të industrive. Ja që duhet metal e naftë për të jetuar. Dhe ato dihet që të bëjnë pis. Një hidrocentral që prodhon energji të pastër, do edhe një basen ujëmbledhës, pra diçka do lëvizë nga ekuilibrat e natyrës. Ama dritat na duhen, ndryshe le të kthehemi te pisha e kandili. Shtetet e zhvilluara kanë edhe centrale bërthamore, që kanë shpërthyer si në Japoni. Ndaj bota në zhvillim e sipër ka të mirat e defektet e veta. Më bëri përshtypje një zonjë e shoqërive civile kur tha, “nuk më bëhet vonë për bizneset ricikluese”. Mbase ishte shpërthim emocional, por zonja harron që aty ka të punësuar që mbajnë familjet me bukë. Është kollaj të flasim kaluar dhe teorikisht. Nuk them se kam shumë besim te kontrolli i mbetjeve, por duhet një provë. Në teori, riciklimi është pastërti, shoqëria civile le të kontrollojë. Ndryshe ahengun do ta bëjmë nën hijen e pishës dhe të ushqehemi me stika, si ketri. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *