Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kollitja instinktive dëmton kordat zanore
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Kollitja instinktive dëmton kordat zanore
Shendetesi

Kollitja instinktive dëmton kordat zanore

anazapta
Published March 3, 2013
Share
SHARE

Njerëzit që kolliten për të kthjelluar zërin janë shpesh shqetësim për kolegët e zyrës. Por tashmë, këta të fundit duket se ata kanë një arsye më shumë për t’u ankuar, pasi një studim i kohëve të fundit tregon se ky veprim më shumë mund të bëjë dëm sesa të ndihmojë.

Dr. Brian Rotskoff i Qendrës së Alergjive në Çikago thotë se veprimi i përsëritur i kollitjes përbën rrezik për dëmtimin e kordave zanore. Ai thotë se nëse një person e përsërit shpesh këtë veprim përgjatë tre muajve, gjendja bëhet kronike dhe mund të çojë në ndryshimin e zërit.

Kollitja për të kthjelluar zërin bëhet zakon dhe sa më shumë që kollitesh, aq më shumë të duket sikur ke nevojë ta bësh prapë.

Dr. Rotskoff thotë se zakonisht janë partnerët ata që të bezdisur nga ky veprim e shtyjnë bashkëshortin ose bashkëshorten për një kontroll te mjeku. “Është njësoj si gërhitja. Nuk ka dhembje, por shqetëson njerëzit që të rrinë afër”, thotë ai. Kollitja fillon gjatë një gripi apo infeksioni në aparatin e frymëmarrjes, por veprimi bëhet instiktiv dhe mund të kthehet në zakon. “Grykët dhe kordat zanore janë nën presion të vazhdueshëm kur kollitemi. Por edhe nëse ju nuk e  ndieni, dëmi në zërin tuaj mund të jetë shkaktuar”, thotë doktori.

Kollitja instiktive lidhet shpesh edhe me stresin. Ajo vihet re tek sipërmarrësit e rinj dhe njerëzit në karrierë.  Por në disa raste, shkak mund të bëhen edhe alergji të ndryshme. Në çdo rast, është e nevojshme një vizitë te mjeku, i cili përcakton shkakun dhe mënyrën e trajtimit.

 

anazapta March 3, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • vjollca says:
    October 19, 2014 at 3:27 pm

    Me cfar mjekimi popullor sherohet demtimi I kordave zanore.po nqs per nqs vazhdimisht ka cjerrje zeri a ekzisron qe te mos riparohet me zeri
    ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?